Serial Killer

bella

Anëtar i Nderuar
Perkufizimi i pranueshem universalisht eshte ai I dhene nga FBI ne Crime Classification Manual i publikuar ne 1992, citon tekstualisht:

“ Vrases serial quhet e ai që kryen tre ose me shume vrasje, ne tre vende te vecanta, ose dhe me interval nga nje periudhe te ftohjes emocionale. “



Hera e pare qe termi “Serial killer” u perdor per te treguar nje vazhdimesi te krimeve qe kryen i njejti person ishte ne 1957 kur u shpik termi “chain killer” pikerisht per te treguar nje vrases qe linte pas vetes nje “zinxhir vrasjesh” . Disa vite me vone flitet per here te pare per “serial murderer” dhe vetem ne vitet ’70 shpiket perfundimisht termi “serial killer” . Autoresi e ketij termi i atribuhoet agjentit special te FBI Robert Ressler, nje nga themeluesit e Behavorial Science Unit (Njesia shkencore e sjelljes) , njesia e pare e cila studjoj nga afer serial killer.
Kjo gje nuk do te thote se me pare kane qene te rralle serial killer. Cfare mungonte ishte teknologjia per te pasur mundesi ti lidhnin ceshtjet te cilat ndodhnin ne nje distance kohe te madhe ose ne vende te ndryshme midis tyre.



Natyra kompulsive e veprimit te vrasesit ne seri, ndonjehere pa motiv eshte ne pergjithesi e lidhur me trauma te sferes emocionale-seksuale.

Serial killeri nuk eshte nje qytetar normal, fqinji i portes perball qe zgjohet nje mengjes e fillon te vrase njerez. Sjellja e tij eshte frut i eksperiencave traumatike qe ka nisur qe ne moshe te hershme e vazhduar nder vite. Disa vrases serial kane pesuar keqtrajtime fizike dhe psikologjike, abuzime seksuale ose edhe trauma ne koke, te tjere mund te jene te kushtezuar nga predispozita e dhunes qe eshte prezente tek ta qe ne lindje.


p.s Kjo eshte nje teme qe i perket psikologjise kriminaliste dhe investiguese...ne pamundesi per te gjetur nje nenforum te tille...mendova ta sjell ketu.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Serial Killer

10 serial killeret me te famshem ne amerike jane si me poshte:


1.GARY RIDGWAY
ridgway1.jpg
Nofka: The green River Killer
Vendi i vrasjeve: Siattle (Washington, U.S.A)
Periudha e vrasjeve: 1982-1988
Numri i viktimave: 48
Modus operandi: mbyste viktimat e tij, shenja nekrofilie.
Kapja dhe masat: 48 denime te perjeteshme.

I quajtur dhe vrasesesi I Green River. Ishte kamionist, i conte viktimat e tij, per me shume ishin prostituta, ne buze lumit e me pas i mbyste dhe i hidhte ne uje. Aktualisht eshte serial killeri me numrin me te madh te krimeve te konstatuara si te kryera prej tij:48, por ai ka rrefyer se ka vrare 71 gra, ndersa hetuesit mendojne se mund te kene qene edhe me shume, te pakten 90. Ridgway filloi te duket ne listen e te dyshuareve ne 1983, pasi u arrestua per nje krim lidhur me prostitucionin. Por task forca qe ishte pregatitur per te zbuluar identitetin e serial killerit do te vonoje pak per ta kapur. Do te jene vendimtare provat e Adn-se qe do te beheshin ne vitet ne vazhdim. Siguria se eshte ai serial killeri vjen vetem ne 2001. Ate e trasferojne ne nje burg te sigurise se larte, per te evituar denimin me vdekje, rrefen krimet e tij. Viktima e tij me e vjeter ishte 38 vjec, me e reja 15.


2.THEODORE ROBERT BUNDY

Ted-Bundy-PS-700X350.jpg
Nofka: Ted Bundy
Vendi i vrasjeve: U.S.A
Periudha e vrasjeve: 1974-1978
Numeri i viktimave: 35+
Modus operandi: perdhunonte dhe mbyste, priste koken nga trupi e ndonjehere edhe duart te cilat I mbante si trofe.
Kapja dhe masat: I denuar me karrige elektrike ne 24 janar 1989.

Kush ka investiguar mbi te ka menduar se Ted ka nisur te vrase qe heret, ne moshen 14 vjecare. Viktima e tij e pare duhet te kete qene nje vajze 8 vjecare. Ai e ka mohuar gjithmone kete vrasje. Por para se te ulej ne karrigen elektrike ne dhomen e vdekjes ne burgun e Florides, Bundy rrefeu rreth tridhjete krime. Edhe ne kete rast, si ne shume te tjera persa i perket serial killer-ve, hetuesit mendonin se viktimat mund te ishin me shume, dyzet ose kishte nga ata qe mendonin se numri arrinte njeqind. Biografia e tij, Ann Rule e pershkruante keshtu: “nje sociopatik sadik qe ndjen kenaqesi duke bere keq viktimave te tij, qe do kontrollin deri ne vdekjen e tyre.” Midis viteve 1974 dhe 1978, Ted Bundy vrau ne shtate shtete te Amerikes. Rrembeu, perdhunoi dhe vrau gra te reja. Ne disa raste perdhosi kufomen. Prezantohej si nje burre me menyra te sjellshme, i kujdesshem ne bisede me prehne e tij. Mendjeprehte dhe me gjake te ftohte, Bundy mundi te arratisej dy here nga arrestimi, para se te kapej perfundimisht ne 1978 ne Florida.



3.JOHN WAYNE GACY JR.
Johnwaynegacymug.jpg1135.jpg
Nofka: killer klloun
Vendi i vrasjeve: Chicago (U.S.A.)
Periudha e vrasjeve: 1972-1978
Numri i viktimave: 33
Modus operandi: viktima te torturuara, te perdhunuara dhe i mbyste.
Kapja dhe masat: u egzekutua ne 10 maj me injeksion.

E quanon Kllouni killer sepse John bente kllounin neper festat e femijeve te fqinjeve. I pelqente te bente numra cirku. Ai vete e kishte dizenjuar kostumin e Pogo-s, keshtu quhej kllouni. Ishte nje qytetar i vleresuar, animator i komunitetit, nje burre i mire, nje profsesionist i stimuar, nje aktivist i partis demokratike, madje kishte mundur te dilte ne fotografi me Rosalyn Carter, gruaja e Jimmy, me Gruan e Pare. Pra, ishte komshiu tipik perfekt. Kishte vetem nje sekret. I pelqente tu merrte jeten djemve. Sepse ndjente kenaqesi kur e bente. John Wayne Gacy zbuloi se trupi i tij reagonte keshtu kur ne 1972 vrau viktimen e tij te pare: nje djal qe kishte marre ne stacionin e e autobuzit te Chicagos. Vrau adoleshente qe pasi i conte ne shtepine e tij (ne 1975 ishte divorcuar nga e shoqja pasi ajo i kishte thene se ishte biseksuale) i varrosi trupat e tyre ne bodrum ose ne token perreth shtepise. Do te zbulohej vetem pasi te vrase nje pesembedhjetevjecar te cilin e kishte takuar ne nje farmaci te Des Plaines. Gjykata do ta denoje me vdekje. Denimi u krye ne maj te 1994. Fjalet e tij te fundit?
“Vafshi ne ferr”



4.DEAN CORLL
download.jpg
Nofka: Candyman
Vendi i vrasjeve: Houston (Texas U.S.A)
Periudha e vrasjeve: 1970-1973
Numri i viktimave: 27
Modus operandi: mbytje dhe gjymtim.
Kapja dhe masat: u vra nga bashkpuntori i tij Henley.

Ne kohen e zbulimit te tij, vrasesi ne mase i Houston ishte konsideruar si rasti me i keq i vrasjeve seriale ne historin e SHBA-se. Ishin tre autoret. David Brooks dhe Elmer Wayne Henley (17 vjec) te cilet ishin bashkpuntor qe gjenin viktimat. Dean Croll mori nofken e Candy Man sepse drejtonte fabriken e embelsirave qe ishte prone e familje por, ne fakt ai ishte nje xhelat. Midis 1970 dhe 1973, vrau 28 djem, nga mosha 13 e 19 vjec. Bashkpuntoret i terhiqnin ne shtepine e Corll me nje justifikim. Atje, ai i drogonte, i perdhunonte, i torturonte dhe i vriste. Me pas, bashke te tre zhduknin trupat. Candyman fillimisht i kishte marre ne sherbim dy bashkpuntoret e tij duke i ofruar 200 dollare per cdo karrem. Ju kishte thene atyre se bente pjese ne nje grup te Dallasit te varur nga pornografia dhe donte te bente filma. Pasi pane se cfare bente Croll, ata u bene bashkpuntoret e tij ne vrasje. Jo vetem per frike dhe kercenim. E gjithe kjo vazhdoi deri ne mbremjen e 8 gushtit te 1973. Dy djemte kishin sjelle ne shtepi viktimen e fundit, por me te ishte edhe nje vajze. Kjo gje kishte komplikuar planet. Candyman donte qe Henley ta perdhunonte dhe te vriste. E kercenoi dhe me vdekje, nese nuk zbatonte urdherin e tij. Por Henley nuk donte, keshtu qe i qelloi. Tre krisma dhe Candyman vdiq. Me pas Henley lajmeroi policine. Ai dhe David Brooks ne vazhdim u denuan me burgim te perjetshem. Ne 2013 duhet te kete dale nje film mbi jeten e Henley.
 
Titulli: Serial Killer

5.EARLE NELSON
Earle_Leonard_Nelson.jpg
Nofka: killer gorrilla
Vendi i vrasjeve: San. Francisco, Portland, Kansas City, Detroit dhe Kanada.
Periudha e vrasjeve: 1926-1927
Numeri i viktimave: 22+
Modus operandi: mbytje
Kapje dhe masat: denim me vdekje, u var ne 13 janar 1928

Lexonte Biblen per te fituar besimin e viktimave te tij. Kryesisht gra te vetme, jepte me qera dhoma kujt trokiste ne deren e tij. Me pas i mbyste, i dhunonte kufomat dhe i linte poshte krevatit. Earle Nelson ishte nje serial killer i viteve ’20. E therrisnin Gorilla per forcen me te cilen sulmonte viktimat e tij. Ne nje vit te vetem kishte vrare 25 njerez pergjate West Coast. E kapen pas arratisjes ne Kanada. Per 12 muaj policia ndoqi rruge te gabuara. E varen ne burgun e Winnipeg. Kishte vrare edhe jashte kufirit dy gra kanadeze. Viktima e fundit ishte 14 vjec.




6.JEFFREY DAHMER
MTE1ODA0OTcxNTk5NzU4ODYx.jpg
Nofka: Kanibali i Milwaukee
Vendi i vrasjeve: SHBA
Periudha e vrasjeve: 1978-1991
Numeri i viktimave: 17
Modus operandi: torturonte, i bente cope cope trupat dhe hante disa pjese.
Kapja dhe masat: u vra ne burg ne 28 nentor ne 1994 nga nje i burgosur.

Kanibali i Milwaukee vrau viktimen e tij te pare kur ishte 18 vjec. Ishte viti 1978 dhe ne ate epoke, per nje fare periudhe, Jeffrey jetonte vetem. Prinderit ishin divorcuar dhe babai i tij ishte trasferuar ne nje vend tjeter, ndersa e ema kishte marre femijen me te vogel e kishte ikur. Dahmer ftoi nje djal ne shtepine e tij. Pine dicka, vizitori me pas i beri te ditur se donte te ikte. Jeffrey nuk donte. Deshironte te rrinte me te. Keshtu e vrau, shperbeu kufomen te ciles disa pjese ja shkriu ne acid dhe pjesen tjeter e varrosi ne bodrum. Ishte fillimi i “karrieres” se tij si serial killer. U nis per sherbimin ushtarak. E kur u kthye u punesua nga nje fabrike cokollate e Milwaukee. Nente vjet me vone pas krimit te tij te pare, Dahmer ju rikthye vrasjeve. Ishte viti 1987. Kapi nje person ne nje gay bar dhe e coi ne shtepine e gjyshes. Ai thote se nuk kujton ta kete gjuajtur nje nate me pare, por ku u zgjua, gjeti djalin ne toke te vdekur. Shperbeu kufomen dhe varrosi pjese te trupit ne bodrum. Beri keshtu edhe me dy viktima te tjera ne ate shtepi. Gjyshja duke mos pelqyer faktin se ai sillte burra ne shtepi e perzuri. Jeffrey u transferua, por vazhdoi te vriste. Perkundrazi, shtepia e tij e re u be nje tempull horrori. Viktimat mbyteshin, priteshin ne copa, nje pjese haej; kokat konservoheshin ne frigorifer ose neper apartament, ashtu si organet e tjera. Te tjera viktima i shkrinte ne acid. Kur policia hyri ne ate shtepi, pasi nje djal ja kishte dale te arratisej nga vdekja, pane gjithe kete horror. Ishte dhe nje zemer njerezore ne frizer. Midis 1987 dhe 1991, Dahmer kishte vrare 17 persona. I denuar me burgim te perjetshem, Kanibali i Milwaukee u vra nga nje tjeter i burgosur i Wisconsin ku ishte mbyllyr. Ishte viti 1994. U godit me nje shufer hekuri ne koke. Vdiq ne ambulance qe e trasportonte per ne spital.



7.Albert Fish
fish000a.jpgdownload (1).jpg
Nofka: Vampiri i Brooklyn
Vendi i vrasjeve: New York dhe ne shtete te tjera te Amerikes
Periudha e vrasjeve: 1910-1934
Numri i viktimave: 15+
Modus operandi: pedofil, kanibal dhe sadomazokist
Kapja dhe masat: I arrestuar ne 1934 dhe i egzekutuar me karrige elektrike ne 6 janar 1936
Nese ka nje kanibibal model per Hanibal Lecter eshte pikerisht ky gjashtedhjetvjecar I cili ne New York te viteve ’20, kishte disa hije te rendesishme persa i perket te kaluares (semundje mendore ne familje, nje eksperience, sic ai vete tha, prostitucion mashkullor dhe tentativa te ndryshme per abuzime seksuale) dhe nje sekret te madh qe e fshihte ne te tashmen: adhuronte te gatuante e te hante mish njeriu, te femijeve, ne vecanti. Albert Fish pershkruante ne rrefimin e tij sesi ishin jashtzakonisht te mira ato gjymtyre te buta qe here pas here vinte ne tenxhere.
Drejtesia amerikane e denoi me vdekje per vrasjen e 6 femijeve, por shume hetues te asaj kohe, kerkues historik qe vazhduan- se ne te vertet viktimat e tij ishin me shume. Disa dhjetra. Ne 1928 u arrestua per vdekjen e Grace Budd, nje vajze te vogel qe kishte rrembyer nga faturia e saj. Rrefeu vrasjen e tre femije te vegjel te tjere. Beri dhe pershkrimin sesi kishte trajtuar trupat e tyre ne guzhinen e tij. I denuar me vdekje, u egzekutua ne burgun e Sing Sing ne vitin 1936. Juria e dinte se nuk ishte I shendetshme menderisht, por vendosen ta dergonin ne varje. Cfare kishin degjuar ishte e tepert. Mesa duket fjalet e tij te fundit ishin: “Nuk e di perse jam ketu”
 
Titulli: Serial Killer

8.Vrasesi i Zodiakut
download.png
Nofka: Zodiac Killer
Vendi i vrasjeve: Kaliforni U.S.A
Periudha e vrasjeve: 1966 ?
Numeri i viktimave: 15 +
Modus operandi: me thike dhe u qellonte me arme
Kapje dhe masa: nuk eshte kapur asnjehere

Ky eshte nje nga shume rastet e pazgjidhura te vraseve serial te Usa. Ne fund te viteve ’60 dhe ne fillim te viteve ’70 ne Kalifornin veriore nje seri personash gjenden te vrare, tre burra dhe kater gra. Ne gazetarit lokale arrijne letra te frimosura Zodiaku, permbanin kriptograme. Ishin kater cope ne total dhe vetem njera prej ketyre enigmave u kuptua nga hetuesit, persa i perket te tjerave, erresire totale. Mesazhi i fundit I Zodiakut ka qene ne 1974. Me pas asgje. Vrasesi serial u zhduk. Asnje nuk do ta gjente me kurre. Ceshtja eshte akoma e hapur, e policia heton. Ne vitet me pas u skanuan pozicionet e disa personave te ndryshem dhe disa te tjere ju prezantuan hetuesve per te then se nje nga te afermit e tyre ishte Zodiaku, por kerkimet me pas te efektuara nuk cuan ne asnje rezultat. Vrasesi Zodiak u be menjehre nje element i kultures popullore amerikane. Nje film u xhirua mbi kete ceshtje, ndersa shume te tjere u frymezuan nga ky mister akoma i panjohur.



9.Aileen Wuornos
images (1).jpg
Nofka: Monster
Vendi i vrasjeve: Florida, U.S.A
Periudha e vrasjeve: 1989-1990
Numri i viktimave: 7
Modus operandi: Arme zjarri
Kapje dhe masa: E arrestuar ne 16 janar 1991. E denuar me vdekje nepermjet injeksionit vdekjeprures ne 9 tetor 2002.

Ka edhe gra midis serial killerve made in Usa. Nje prej tyre eshte Alieen e cila ka vrare shtate burra mids viteve 1989-1990. Ishin klientet e saj, ajo ishte nje prostitute. Ne momentin e arrestimit tha se ata kishin tentuar ta perdhunonin. Gjykata nuk e besoi dhe e denoi me vdekje. Gjykimi u zhvillua ne 2002. Nje vit me vone doli edhe filmi Monster. Charlize Theron kishte rolin e protoganistes. Fitoi edhe nje cmim per interpretimin. Keshtu publiku u gjere e njohi me mire historin e Alieen. E lindur nga nje nene shtatembedhjetvjec, nuk kishte njohur kurre te atin i cili ishte varur ne burg, ishte e braktisur nga gjysherit nga babai kur ishte akoma ne moshe te vogel, ishte abuzuar nga gjyshi, ne moshen 13 vjecare kishte mbetur shtatezen e me pas ishte dhunuar nga nje e njohur e familjes, ne moshen 15 vjecare ishte perzen nga shtepia dhe kishte nisur te prostituohej. Me pas nisen problemet me drejtesin: grabitje, vjedhje makinash. Ne fund te viteve ’80 njohu Tyra Moore, kamariere e nje moteli ne Dayton Gay bar. U bene partnere. Filluan vrasjet. Ne fund kapja dhe vdekja ne burgun e Florides.



10.Amy Archer Gilligan
Amy-Archer-Gilligan.jpg

Moter Amy ka vrare 48 persona. Me helm, duke llogaritur edhe burrin e saj te dyte Michael Gilligan. Te tjeret ishin personat e shtepise se pleqve ku Archer ishte pronare pas vdekjes se burrit te pare, i cili disa jave me pare kishte nenshkruar sipas keshilles se gruas nje sigurim jete. Keshtu Moter Amy, megjithese ishte ne zi kishte mjetet per te vazhduar me aktivitetin e saj. Midis viteve 1907-1917 ne Archer House, pervec pronarit dhe burrit te dyte kishin vdekur edhe 60 persona te tjere. Dymbedhjete banore deri ne 1910, kater ne vit, nje nuumer qe dukej fiziologjik, por me pas ne shtate vitet qe ndoqen, numri ishte rritur ne menyre treguese: 48 vdekje te tjera ne pese vjet. Teper per mos te hedhur dyshime. Hetimi filloi ne 1914, pasi motra e nje nga mysafiret e shtepise i tha policise se i vellai kishte vdekur prapritur pasi kishte lene nje shume te madhe parash Archerit. Pasi vdekjet vazhduan, u vendos te zhvarroseshin disa trupa. Analizat dhane rezultatin: se te gjithe ishin helmuar me arsenik dhe strikinine. Gli esami diedero il verdetto: tutti avvelenati con arsenico o stricnina. U konfirmuan pese raste vrasjesh, Moter Amy u denua me vdekje, por denimi u kthye ne burgim te perjetshem. Vdiq ne burg ne vitin 1962
 
Titulli: Serial Killer

Gli esami diedero il verdetto: tutti avvelenati con arsenico o stricnina. :P

Waw as vete se di pse jam aq e apasionuar pas ketyre gjerave, mbi te gjitha me pelqen historia Jack the Ripper
ai ishte aq i pameshirshem aq i tmerrshem, dhe une pyes veten cf e shtyn nje person te vrase, cf lloji adrenaline provon kur e ben
hmmm mendje per tu studiuar eshte
 
Titulli: Serial Killer

me pelqejne e mua kto materiale
Dhe realisht ai candyman mu duk me i tmerrshmi.mgjth mendoj se kjo teme duhet paduruar me me shume info

Kam nje ide mbi kete :)
 
Titulli: Serial Killer

Disa nga keto kan dekumentar,por sidomos ne Amerik skan fund ky kontigjent,ndoshta ngaqe atje drejtesia eshte me fuqishme i ndjek dhe i zbulon.
Ajo qe me ka bere pershtypje ishte nje dekumentar shkencor psikollogjik kur shkenctaret qe merreshin nuk dinin si ta emronin shkallen e ndergjegjes se ketyre individeve te vrasessve serial.
Dhe ne mos gaboj se ka kohe qe kam par,i emruan me ndergjegje nen "0" pra njerez qe ndergjegjen njerzore ku truri yn reagon kur ben nje veprim negativ ose ndjen arsye llogjike qe te step mos ta besh(si meshir,racionalitet etj etj )
Keta lloj njerzish mendohet besohet qe su formohet kurre,pra ajo zon e trurit tyre nuk ekziston,ndaj ata kan nje ftohtesi te papare ne llogaritjen dhe skenaret e krimit.PEr ta eshte dicka qe i mbush u jep adrenalin dhe ndjehen fitimtar pas cdo krimi qe kryejn.
 
Titulli: Serial Killer

Gli esami diedero il verdetto: tutti avvelenati con arsenico o stricnina. :P

Waw as vete se di pse jam aq e apasionuar pas ketyre gjerave, mbi te gjitha me pelqen historia Jack the Ripper
ai ishte aq i pameshirshem aq i tmerrshem, dhe une pyes veten cf e shtyn nje person te vrase, cf lloji adrenaline provon kur e ben
hmmm mendje per tu studiuar eshte

:D i kam perkthyer nick se material ne shqip nuk ka te mjaftueshem...disa sekuenza i kam marre edhe nga dokumentare italiane :)

me pelqejne e mua kto materiale
Dhe realisht ai candyman mu duk me i tmerrshmi.mgjth mendoj se kjo teme duhet paduruar me me shume info

Kam nje ide mbi kete :)

Eshte interesante jeta e tyre, interesante ne ate menyren e vet makabre... por vertet qe njeriu eshte nje qenie e brishte, nje nevoje e munguar, dashuri, mbeshtetje, vleresim etj..bejne qe keta femije te kthehen ne vrases serial po keshtu edhe viktimat e tyre vuajne nga keto mangesi ne te shumten e rasteve......

Monuque cdo material apo ide qe te kesh kjo eshte tema e duhur :)

materialet jane te shumta e mund ti sjellim edhe ne forma te ndryshme.

psh eshte Richard Kuklinski nje serial killer qe ka nje histori 30 vjecare vrasjesh si serial killer por edhe si vrases me pagese i mafjes.... ka deklaruar mbi 200 vrasje ...ne moshen 26 vjecare kishte vrare 65 burra.....do e perpunoj e do e sjell.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Serial Killer

Libri Kontesha e zeze , ka qene shume impersionuese per mua , duke marre parasysh faktin se nuk provoj asnje terheqje nga librat historik.
Por ne formen ne te cilen Rebecca Johns e sjelle kete histori te vertete, eshte shume atraktive.

Kontesha e hungarise cilesohet si Serial Killer i pare nga gjinia femerore . Kurre s'u mor vesh nese keto vrasje makabre i bente per xhelozi apo pasion.
Kontesha ishte nje karakter shume i forte , e detyruar te jetonte ne llumin e shoqerise se larte dhe te hiqte dore nga parimet e saj si femer ...vetem per pozicionin dhe emrin e saj.
Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Bلthory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese.
Në roman është pikërisht ajo, bijë e familjes më të vjetër e më fisnike të Hungarisë, e njohur si Kontesha e zezë apo Kontesha Gjakatare, apo dhe si vrasësja e parë seriale në histori, që na rrëfen historinë e jetës së saj.
A qe ajo vallë vërtet një shtrigë, një e çmendur, një vrasëse e pamëshirshme, siç dhe e akuzuan? Apo e vërteta është ndryshe? A mos vallë Erzsebet Bathory në të vërtetë s'qe veç një grua që, e ndarë mes urrejtjes e pasionit, s'pranoi aspak t'i nënshtrohej kokulur fatit të vet!

nje pasazh i shkurter:

Me keqardhje të thellë jam i detyruar t’ju informoj se vejusha Nلdasdy dha shpirt dje mbrëma pa u penduar për krimet e saj, megjithëse unë dhe i Përndershmi Ponikenus bëmë çmos për ta kandisur të rrëfehej.
Siç më patët kërkuar, javët e fundit e kam ndjekur personalisht rastin e kësaj zonje famëkeqe, duke qëndruar përjashta derës së saj në kullën ku ishte burgosur dhe i kam folur gjatë për gjendjen e shpirtit të saj të pavdekshëm. E kam pyetur në mënyrë të përsëritur nëse ndjente ndonjë pikëllim për të gjitha ato të reja të vrara, nëse e dinte dhimbjen që u kishte shkaktuar shumë familjeve që një herë e një kohë ishin nën mbrojtjen e saj, dhimbjen që u kishte shkaktuar fëmijëve të tyre, por ajo ngulte këmbë që ishte burgosur për arsye politike sepse mbreti dhe konti paladin donin thjesht të shtinin në dorë pasuritë dhe t’i vinin fre ndikimit të familjes së saj.

Vazhdonte të thoshte se nuk kishte bërë kurrgjë për të merituar akuzat që kishin ngritur kundër saj, megjithëse në të vërtetë nuk kishte sesi t’i kundërshtonte akuzat e kontit paladin dhe as të shpjegonte praninë e vajzave të vdekura që ia gjetën në shtëpi në kohën e Krishtlindjeve. E dija që ishte dëshira juaj që ajo të gjente ngushëllim te Jezu Krishti dhe do të kishte qenë një fitore e madhe për çështjen tonë në Hungari sikur të ndodhte kështu, por edhe në ditët e saj të mbrame, kur ishte e vetëdijshme se fundi ishte i afërt, ajo nuk pranoi ta hiqte barrën që i rëndonte mbi ndërgjegje dhe më ka dëbuar jo një herë gjatë lutjeve të mia.

Ndoshta një grua e tillë nuk e di ç’është pendesa, pra s’mund ta ndihmoja dhe s’më mbetet veçse të marr mbi vete përgjegjësinë për këtë dështim dhe të shpresoj që në të ardhmen do t’ua shpërblej më mirë besimin juaj tek unë.

As unë as i Përndershmi Ponikenus nuk ishim të pranishëm në çastin kur vdiq, prandaj nuk i dëgjuam fjalët e saj të fundit, por rojet na thanë se ankohej që kishte të ftohtë në gjymtyrët dhe kërkoi fëmijët e vet. Thonë edhe se dëgjuan një trokëllimë thundrash në shkallët e kullës para se ta gjenin të vdekur, sikur djalli vetë të kishte zbritur për ta marrë. Kur shërbëtori i çoi bukën e mbrëmjes kontesha ishte e ftohtë.

Mund të jeni të sigurt se ajo grua ishte e zgjuar dhe e pabesë siç sugjeronin raportet tuaja të hershme. Shpesh kam mbetur i hutuar përballë mendjemprehtësisë së saj të sertë, gjerësisë të kulturës së saj dhe origjinalitetin e mendimeve që shfaqte. Jam i lumtur që po kthehem t’i përkushtohem sërish misionit tim në Le?etice dhe të lë pas krahëve muret e ftohta të kështjellës së konteshës. Edhe tani e ndjej që ndikimi i saj varej mbi Csejthen si një re e zezë.

Në fshat njerëzit pëshpërisnin, m’i ngulnin sytë dhe ndërronin rrugë kur më hasnin, sikur të isha përlyer e shthurur duke qëndruar pranë kësaj gruaje. Një burrë, një fshatar me karrocën e tij me zarzavate, u ndal sot në mëngjes për të më thënë që nuk isha i sigurt në fshat, se kodrat rreth kështjellës janë ende plot me pasues të saj, duke përfshirë një shtrigë plakë të quajtur Darvulia që fanitet në katakombet e kështjellës me nëntëdhjetë e nëntë mace dhe del jashtë natën për të thirrur nga bota e të vdekurve shpirtin e konteshës. Jam i sigurt se shumë nga këto janë legjenda për të më shtënë frikën, të sajuara nga njerëz të vulgut që nuk u besojnë të huajve, por, sidoqoftë, armiqësia flatron kudo në ajër, mes kodrave, në erë dhe në ujë.

Dhëndri i konteshës, konti Zrinyi, po bën plane për t’ia çuar trupin në Esced, në vendlindjen e saj, në lindje, për ta varrosur në kishën e familjes, sepse varri nuk do të jetë në siguri në këto anë, ku njerëzit janë goditur kaq rëndë nga bëmat e saj të liga.
 
Titulli: Serial Killer

Elizabeth-Bathory.jpg



Erzsebet – a mori nje edukate shume te mire ; ishte ne gjendje te lexonte ne latinisht ne nje kohe kur bashkemoshataret e saj , te te njejtit rang , akoma nuk dinin te lexonin e te shkruanin.
kur i ati i vdiq Erzsebet ishte 10 vjec dhe i ishte premtuar nuse kontit Ferencz Nadasdy , nje fisnik i ri 21 vjecar i cili me vone mori emrin Heroi i Zi i Hungarise , qe mungonte shume shpesh ne qytet sepse merrte pjese ne beteja te shumta.
U martuan ne 1575 kur ajo i kishte mbushur tashme te pesembedhjetat.
Pas 5 vjet nartese Erzsebet ishte nena e kater femijeve dhe te gjithe kohen e lire ia perkushtonte magjise se zeze te cilen e kishte mesuar nga sherbetori i saj Thorko me te cilin pati nje mardhenje jashtemartesore, duke u larguar per nje periudhe te shkurter edhe nga shtepia.
Ne 1600 Ferencz Nadasdy vdiq dhe Erzsebet ishte tashme e lire per te kryer monstruozitetet e saj.
keshtjella e te shoqit , ne pyjet e Csejthe u kthyen ne tempullin e magjistareve e shtrigave qe kishin gjetur ne ate vend nje strofke autoritare jashte kontrollit te kishes.
Kontesha mundohej ne te tjera , qe me anen e praktikimeve te saj te zeza , te zbulonte nje menyre rezultative e cila mund ta mbante te re ne perjetesi.kjo ishte deshira e saj : te mbetej e re e bukur per nje kohe shume te gjate .
Kur mesoi s ishte zbuluar nje eliksir qe permbante gjak virgjereshash , nuk e gjeti dot me qetesine.
Mendja e saj shqetesohej nga kriza te shumta nervore , nga migrena dhe nga gjendje te gjata katatonike, prej te cilave ajo zgjohej me nje nevoje te pafrenueshme per gjak. Kishte zbuluar tashme se duke torturuar kamarieret, krizat e saj ndalonin , zhdukeshin dhimbjet e kokes dhe menjehere e perfshinte nje gjendje e ngjashme me nje ekstaze mistike.Shume shpejt bodrumet e keshtjelles u mbushen me vajza te reja , te cilat sapo hynin ne keshtjellen e ferrit , sakrifikoheshin ne rite te erreta te kryesuara nga kontesha e cila e perdorte gjakun e tyre si perberesin baze per te krijuar filtrin e rinise se perjetshme.Flitej se edhe ajo i plagoste per vdekje viktimat e saj dhe gjithe gjakun e tyre e mblidhte neper vaska ku pastaj bente banje.
Fundi i konteshes se pergjakshme filloi kur nje nga viktimat e saj arriti te shpetonte.
Ne dhjetor te vitit 1610 kontesha u arrestua bashke me bashkepuntoret e saj dhe u mbyllen ne burg.
Ne bodrumet e keshtjelles u gjeten shume vajza, viktima te shenuara me plage te vogla te shkaktuara nga thikat dhe thonjte , prej te cilave rridhte gjaku qe i ofrohej konteshes se tmerrshme.
U gjeten edhe shume kufoma te varrosura nen toke . Ne fund te hetimit u numeruan ne total mbetjet e 610 viktimave.
Per konteshen e pergjakshme u kerkua deminmi me vdekje , por ekzekutimi i saj u shty per nje kohe te gjate.
Pas 4 vjet murosje dhe vetmie ajo u gjet e vdekur me 14 gusht 1614.
 

Attachments

  • Elizabeth-Bathory.jpg
    Elizabeth-Bathory.jpg
    47.1 KB · Shikime: 0
  • Elizabeth-Bathory.jpg
    Elizabeth-Bathory.jpg
    47.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Serial Killer

Edhe mua me terheq shume kjo dilema e vrasesve seriale. Madje vjet kur me duhej te zgjidhja nje teme per esenë e kriminologjisë, pikërisht ktë temë zgjodha.
Perktheva dhe une dicka, por jo aq mire sa bella.

Nje tipologji klasifikuese per vrasesit serial qe perdoret, eshte ajo e ndertuar nga Holmes & De Burger. Ata i klasifikojne vrasesit serial sadiste ne kto grupe:
1. Vrasesit vizionar qe jane te cmendur dhe psikotik. Kta vuajne nga halucinacionet dhe kryejne vrasje sepse degjojne zera ose shikojne vizione te cilat i udhezojne te vrasin. Zakonisht besojne se do shperblehen ne parajse duke eliminuar nje grup ose person qe sipas tyre eshte i lig i shoqerise.
2. Vrasesit me nje mision ndjejne se eshte misioni i tyre ne jete te eliminojne grupe te padeshiruara ne shoqeri si prostitutat ose homoseksualet.
3. Vrasesit hedoniste hyjne tek shumica e vrasesve seriale. Keta vrasin per emocion dhe kenaqesi. Keta lloj vrasesish mund te ndahen ne 3 sub-kategori.
a) Vrasesit e shtyre nga epshi qe ndahen ne grupin asocial te çorganizuar dhe grupin social te organizuar. Keta te grupit te pare zakonisht kane inteligjence mbi mesataren dhe jane shoqerisht dhe seksualisht kompetent. Ata strategjjikisht shenjestrojne nje te huaj, jane agresive me viktimen perpara vdekjes dhe kerkojne nenshtrim. Trupi dhe arma zakonisht fshihen. Ky lloj vrasesi eshte i papergjejshem dhe egoist por eshte plotesisht i vetedijshem per krimin qe po kryen.
b) Vrasesit qe shtyhen nga emocioni, motivohen nga nevoja per eksitimin qe sjell vrasja. Keta kenaqesine e marrin nga procesi i vrasjes sesa nga vet vrasja.
c) Vrasesit qe shtyhen nga rehatia, te cilet vrasin per te perfituar ekonomikisht nga vdekja, pershembull duke trasheguar para ose prona ose fitime te tjera martesore. Keta lloj mund te martohen dhe te vrasin bashkshortin/bashkshorten per trashegimine. Zakonisht vraseset femra hyjne ne kte kategori.
4. Vrasesit qe marrin kenaqesi nga ushtrimi I fuqise mbi viktimen. Keta e shijojne emocionin qe ndjejne duke vendosur nese viktima do vdese apo do jetoje dhe se si dhe kur do vdese. Keta lloj vrasesish zakonisht kane nje fantazi qe nis qe ne moshe te vogel- ata fantazojne per te pasur fuqi dhe kontroll te plote mbi fatin e viktimes.
5. Vrasesi grabitqar: Keta i terheq gjuetia per viktima. Ata e shikojne vrasjen si sport ose si aktivitet clodhjeje.
 
Titulli: Serial Killer

leonarda-cianciulli-saponificatrice-300x194.jpg

Leonarda Cianculli(1894-1970) kjo i shkrinte viktimat e veta me nje tip sode
qe te nxirrte sapun nga viktimat, vuante nga dopio personalitet, dhe mendonte se duke vrare viktimat e saj do hiqte nje mallkim qe
kishte kapur kete dhe femijet e vet.

henry-howard-holmes-killer-300x194.jpg

Henry Howard Holmes, ishte shume i tmerrshem ai i fuste njerezit ne dhomat e tij i mbyste me gaz dhe pastaj i shkrinte mishin ne acid
qe te nxirrte kafkat dhe shiste skleterit rreth 150 viktimat e tij.

gilles-de-rais-killer-300x194.jpg

Gilles de Rais ka vrare perdhunuar rreth 140 femi, pasi nje besimtar i kishte mbush mendjen qe me kete menyre mund te hiqte mallkimin
ne keshtjellen e tij

amelia-dyer-killer-300x194.jpg

Amelia Dyer 1838 1896 adoptonte femi ne kembim te parave qe pastaj i linte te vdisnin urie ose i mbyste me ndonje stofe rreth 200 vrasje per kete.

Peter Nirsch eshte vraresi me i tmerrshem i te gjitha kohrave ai merrte grate shtatzena , i vriste, i hapte barkun
i nxirrte femijet, ose i hante zemren (keshtu ndodhi dhe me gruan e tij) 520 masakra i ishin vene atij, dhe vdiq ne nje memnyre shume te keqe
iu thyen kembe e krahe si pasoje e vajit te valuar qe i ihidhnin dhe ne fund e ndane copash.
 
Titulli: Serial Killer

Jack the Ripper

Kjo histori me ka terhequr gjithmone
Nuk dihet se sa e vertete ishte historia e Jackut, nese me verte ka ekzistuar ai apo shume vrasjeve i kane dhene emrin e tij
Viktmat e tij zakonisht ishin femra qe vriteshin duke i prere
Shume prej personave u veteshpallen (ne forme anonime)si Jack duke derguar kartolina ne polici
Rasti me i famshem ishte nje leter e shkruar e gjitha me gjak dhe ne nje kuti nje veshke e ruajtur ne alkool etilik
Veshka mendohej se ishte e njeres prej viktimave te gjetur para pak kohes dhe ndersa mjeku i atehershem donte ti studionte
u zhduken qe te dyja dhe nuk u gjeten me.

E rendesishme eshte thuhet qe Jack nuk e kapen asnjehere, pak a shume mendohet qe ai ishte nje njeri i shkurter
e nje shtrese te mesme sociale diku mes 26-36 vjec, mbase ishte nje kasap ose nje ndihmes kirurg per prejet qe i bente viktimave
Mendohet qe ecte gjithmone me nje mantel te zi per te mbuluar njollat e gjakut qe krijonte
Numri i te dyshuarve deri me sot ka ikur deri ne 100 edhe pse me adn mendohet te jete nje berber me origjine polake por asgje seshte e sigurte
Aaron Kosminski.

Viktimat e tij te sigurta ishin 5 prostituta. Gazetat e asaj kohe talleshin shume me policine se si nuk arrinin ta kapnin
mbase ishte vete polic, mbase nje aristokrat qe urrente grate.
 
Titulli: Serial Killer

Ky postim...ky tregim permban pershkrime skenash te papershtatshme per te gjithe dhe te dhunshme.... Pra nese vendosni ta lexoni, beni kujdes.


me pelqejne e mua kto materiale Dhe realisht ai candyman mu duk me i tmerrshmi.mgjth mendoj se kjo teme duhet paduruar me me shume info
Kam nje ide mbi kete :)
Po nis me jeten dhe krimet e Candyman.
download.jpg
Nofka: Candyman
Vendi i vrasjeve: Houston (Texas U.S.A)
Periudha e vrasjeve: 1970-1973
Numri i viktimave: 27
Modus operandi: mbytje dhe gjymtim.
Kapja dhe masat: u vra nga bashkpuntori i tij Henley.


Dean Corll eshte nje serial killer jo karakteristik, ska kaluar asnje traume te vecante ne femijerine e tij, por nuk do dime kurre nese ka qene i prekur nga ndonje semundje mendore sepse u kap kur ishte tashme i vdekur. Asnje pune per psikiatrin e gjyqeve kete here, e megjithate Dean kishte nje jete te dyfishte. Per te gjithe ai ishte candyman, nje tridhjetvjecar hokatar, i sjellshem dhe dipsonibel me te gjithe sidomos me femijet, por pikerisht ne shoqerine e shokeve te tij me te mire, Dean trasformohej ne pedofil, sadist dhe ne nje serial killer.
Dean Croll lind ne 24 dhjetor 1939 ne Fort Wayne ne Indiana nga Arnold e Mary Corll. Martesa e prinderve te Dean nuk ishte nje martese e lumtur, ata divorcohen kur Dean eshte 6 vjec, dhe Mary merr kujdestarine e Dean dhe te vellait te tij Stanly. Ne vitin 1950 Arnold e Mary vendosin te kthehen perseri bashke, keshtu e tere familja trasferohet ne Houston, Texas. Lumturia familjare nuk zgjat shume, ne vitin 1952, Arnold kerkon divorcin dhe cifti ndahen per here te dyte. Por edhe pse kjo ndarje e dyte, Dean mbetet ne raporte te mira me te atin, i telefonon shpesh dhe mbajne nje lloj korrispondence. Ne vitin 1953 Mary ka gjetur nje burre te ri i cili sjell edhe vajzen e tij qe e ka nga nje marredhenie e pare. E ndersa problemet familjare evolojne, Dean-it i diagnostikohet ajer ne zemer gje qe thyen te gjitha endrrat e tij sportive. Por djali nuk ra ne deshperim dhe ktheu interesat e tij nga muzika derisa u be trumbetist ne orkestren e liceut (gjimnaz). Ne vitin 1957 Mary shpik nje tip biznezi, ajo gatuan embelsira me lajthi e me pas i shet, Dean e ndihmon duke mbledhur lajthi si edhe me dorezimin neper shtepite e klienteve. I riu Corll eshte i sjellshem me te gjithe klientet, i kuptueshem dhe i dashur sidomos me femijet. Kryen cdo porosi dhe nuk diskuton asnjehere me nenen e tij. Punet shkojne mire deri ne vitin 1960 kur Dean shkon ne Indianapolis per tu kujdesur per gjyshen e cila ka pak qe ka mbetur e ve, nje shenjtor. Kthehet ne Houston ne 1962 tamam ne kohe per te gjetur garazhdin te trasformuar ne nje pasticeri te sukseshme. Dean ben zvendesin e Maryt dhe keshtu fiton mjaftueshmerishte para per te ndertuar nje apartament siper garazhdit-pasticeri. Megjithate nuk eshte jete e lehte ajo e qe ben, naten paketon e ben embelsira me te emen, ndersa diten vulos ne Houston Lighting & Power Company ku eshte elektricist. Ne 1964 therritet ushtar por nuk zgjat shume dhe e heqin sepse lodhet kollaj. Dean kthehet ne shtepi dhe fillon perseri te ndihmoje te jemen me prodhimin dhe shitjet e embelsirave, puna shkon gjithmone e me mire, aq sa fabrika e vogel me drejtim familjar detyrohet te trasferohet ne nje hapesire me te madhe.
Ne territorin e ri ka shume femije dhe Dean u dhuron shume embelsiran e per te gjithe eshte i miri dhe bujari candyman. Ne 1968 Mary del nga martesa e katert dhe eshte e detyruar te mbylle fabriken e embelsirave dhe trasferohet ne Kolorado ku e nis punen nga e para dhe me sukses. Me daljen nga jeta e tij te biznezit te embelsirave, Dean perqendron karrieren e tij si elektricist.
Ne vitin 1970 David Brooks i prezanton Dean-it njefare Wayne Hanley i cili eshte nje katermbedhjete vjecar pucraxhi pa asnje interes per te studjuar dhe me probleme alkoolizmi. Vjen nga nje familje me prinder te divorcuar e me probleme te renda financiare dhe eshte i detyruar te bej edhe dy ose tre pune ne dite, madje kishte tentuar te shkonte ushtar por e perzune sepse nuk permbushte rregullin minimal te arsimimit ate te vitit te dyte te tetvjecares.

David Brooks ka lindur ne 1955 ne Beaumont te Texas. Ashtu si prinderit e Dean dhe te Wayne edhe te David ishin te divorcuar qe kur ky ishte 5 vjec, por ndryshe nga dy miqte e tij David i eshte dashur te bej femijen duke shkuar ne qytete te ndryshme per te jetuar pak me tea tin e pak me te emen. Gjithashtu ndryshe nga Wayne, David ishte gjate nje nxenes model duke arritur edhe rezultate te shkelqyera ne shkollen fillore. Por me pas gjate viteve te tetevjecares e te gjimnazit mesatarja e tij ra dukshem. Ne kete periudhe David u njoh me Dean-in i cili e trasformoi ne nje skllav seksual me pagese. Influenca e Corll mbi David eshte kaq e madhe saqe kohe me vone e bind qe te leri shkollen. E keshtu treshja vrasese u formua dhe veshtire se David, Wayne dhe Dean do te ndahen ne te ardhmen. Djemte shpesh rrine te flene ne shtepine e Dean-it ose shkojne xhiro me furgonin e tij ne vendet ku rrine adoleshentet e tjere, sillen si shok te medhenj edhe pse midis tyre ka diference moshe prej 15 vitesh. Por kjo ndrysheshmeri nuk i binte ne sy asnjeriu . Ne nenshoqerine e adoleshenteve, Dean, David e Wayne jane deshtaket klasik. Ndonjehere mund te qelloj, qe ndonje femije ose adoleshent iken nga shtepia. Motivet mund te jene nga me te ndryshmet edhe nga me te kota e me te pakuptimta, kujt nuk i ka shkuar ne mendje nje gje e tille kur kane qene te vegjel, edhe pse jo gjithmone. Por zhdukjet i atribuhen thjesht nje largimi nga shtepia, ne amerike forcat e policise e trajtojn zhdukjen e adoleshenteve si nje ikje nga shtepia, edhe nese djali qe eshte larguar nuk ka marre asgje personale me vete, si psh edhe rroba, agjentet e policise preferojne te mendojne per nje largim nga shtepia sesa per nje krim , hipoteze kjo e cila injorohet derisa nuk del ne pah ndonje prove e dukshme.Pergjate viteve ky lloj zhvillim i kerkimit do te sillte pengesa e do ngadalesonte hetimet mbi vrasjet e kryera nga Ted Banndy, Jeffry Dahmers dhe John Wayne Gracy. Keshtu do te ndodhe edhe me krimet e bera nga candyman dhe nga dy miqte e tij te rinj ne Houston e viteve ‘’60. Ne epoken ne te cilen gjendemi Houston eshte nje rritje te shpejte. Forcat e policise kane detyren te luftojne krimin e zgjeruar e nuk eshte nje detyre e thjeshte, prandaj nese zhduket nje femije nga nje lagje e varfer, policet e heqin qafe duke e cilesuar si nje ikje nga shtepia.

Ne 9 maj te 1971, trembedhjetvjecari David Ilignest dhe shoku i tij Gregory O’maley gjashtembedhjetvjec nuk kthehen ne shtepi, kishin shkuar te benin banjo ne pishinen e lagjes. Te thirrur nga prinderit e tyre, policia nuk nderhyn sepse dy femije te ikur nga shtepia nuk perbejne krim, por policet premtojne se do nisin kerkimet per Davidin dhe Gregorin nese djemte do te mungonin ne shkolle ne ditet ne vazhdim. Ate nate zonja Vinkol merr nje telefonate nga i biri, e kur e shqetesuar e pyet se ku eshte, djali ben nje pauze te gjate e me pas: “Jemi ne Freeport mama, te telefonova per te bere te ditur se ku jam, keshtu qetesohesh.” Disa dite me vone, disa miq te djemve tashme zhdukur tregojne te kene pare Davidin dhe Gregorin te hipnin ne nje furgon te bardhe. Zoti Ilignest shkon personalisht ne Freeport qe eshte 70 km larg nga Houston per te bere hetime vete, madje puneson edhe nje dedektiv privat e ofron nje shperblim, por gjithcka eshte e kote.
Nje shok i Davidit, Ben Janley e mbush qytetin me postera
.
Ne 17 gusht, shtatembedhjetvjecari Rubben Dakson del nga shtepia per te shkuar ne kinema, i premton te emes dhe gjyshes se do te kthehet ne oren 19:30, por nuk do te kthehet me kurre.
Dhjete muaj me vone, ne mbremjen e 24 marsit te vitit 1972 Frank Agirre perfundon turnin ne restorant dhe del me miqte, ka premtuar se do te kthehej ne shtepi rreth ores 22:00. Ronda vajza qe Frank duhej te shkonte ta merrte me makine e pret tere mbremjen me kote. Disa muaj me vone ndersa eshte ne restorant me disa miq te saj, Ronda afrohet nga Wayne Hanley. Djali e nxjerr vec dhe i thote se Frank nuk do te kthehet kurre me, se eshte futur ne telashe me nje bande te vogel mafioze dhe se eshte denuar dhe se vetem kaq mund ti tregoje, se ata persona e kane kercenuar edhe ate nese hap gojen.


E keshtu perreth nje viti kane humbur kater djem nga e njejta lagje, nga i njejti grup miqsh, jane zhdukur pa lene gjurme. Prinderit ,miqte e te aferm jane te bindur se nuk kane ikur nga shtepia… po policia si mendon??!... per policin ata kane ikur nga shtepia dhe pike.

Ne muajt ne vazhdim zhdukjet e minoreneve ne kete lagje nuk ndalojne. Me 21 maj te vitit 1972 gjashtembedhjetvjecari Johny Delome zhduket bashke me shokun e tij shtatembedhjevjecar Billie Baulck. Tre dite nga zhdukja e tyre zoti Baulck merr nje leter nga Madesonvile nje qyteze 80 km larg Houstonit. “Te dashur mami dhe babi me vjen keq qe ikem por une dhe Johny gjetem pune si shofera kamioni, trasportojme mallra ne traktorin e Houstonit ne Uashington. Do kthehemi pas tre javesh. Pas nje jave do filloj te dergoj nje pjese te rroges per tju ndihmuar ne shtepi. Ju dua, Billie.”
Zoti Baulck qe ben punen e kamionistit e di mire se puna e diktuar ne leter nuk egziston. Familja e Johny merr nje leter te njejte, dhe kaligrafia eshte qarte ajo e djalit te tyre te zhdukur, por letra eshte shume e ftohte dhe profesionale, duke si e diktuar. Duke reflektuar mire mbi njohjet e femijeve te tyre, te dyja familjet arrijne ne konkluzionin se David Brooks mund te kete te beje me zhdukjen e femijeve te tyre. I riu, kohe me pare provoi tu shiste droge. Baulcket kujtojne gjithashtu se gjithe ai grup adoleshentesh kalonin shpesh kohen ne shtepine e nje fare Dean Corll. “Cfare beni gjithe diten ne ate shtep?” E kishte pyetur me te drejte e ema Billin. “Degjojme muzike me volum te larte, shohim televizor dhe Dean na tregon gjera te cuditshme, nje here na ka treguar prangat e tij, lozem me to derisa David Brooks humbi celsat”.
Vendosen ti shkonin deri ne fund ceshtjes, prinderit e Johnit e te Billit u prezantuan tek ish pasticeri Corll dhe Dean me shume miresjellje u shpjegon atyre se nuk i sheh djemte prej shume ditesh e se eshte edhe ai shume i shqetesuar. Historia vazhdon keshtu deri ne gusht te vitit 1973 me pak varjacione mbi kete ceshtje. Femije te tjere qe zhduken pa lene gjurme e policia qe heq dore shpejt dhe kerkimet e prinderve perfundojne ne asgje.


Mengjesin e gushtit te 1973 Wayne e Tim Carley lene shtepine e Dean Corll e shkojne te takojne Ronden e cila nderkohe ishte bere shoqja me e mire e Wayne. Me fytyren prej femije dhe trupin e nje gruaje, e reja Ronda nuk e eshte ne gjendje te mire, e ema i ka vdekuar prej pak vitesh dhe babai i saj eshte nje burre i alkoolizuar dhe i dhunshem. Edhe ate mbremje gushti babai i Rondes eshte i dehur, keshtu qe Wayne vendos ta rrembej dhe ta coj ne shtepine e tij adoptive ne Pasadina. Arratisen nga dritarja te ndihmuar edhe nga erresira, Ronda, Wayne dhe Tim ikin neper qytet, dehen dhe me pas te dehur shkojne ne shtepin e Corll. Edhe pse e ka perzemer Ronden, Henley nuk e ka idene e rrezikut ne te cilin po e fut duke e cuar ne ate vend, sidomos pa lejen e Corll. Tre adoleshentet shkojne ne shtepine e Corll ne 3 te mengjezit.

Sapo sheh mikeshen e paftuar, burri nervozohet dhe fillon te ulerase dy djemve, por papritur qetesohet dhe propozon te bejne nje feste te vogel dhe keshtu duke pire cigare hashashi dhe birre, grupi egzaltohet derisa lodhen e te gjithe bien ne nje gjume te rende. Zgjimi i Wayne nuk eshte nga me te miret, ai ve re menjehere se i ka pulset e duarve te prangosura ndersa kaviljet i ka te lidhura. Fale eksperiencave qe ka pasur ne ate shtepi, djaloshi e di se e presin tortura dhe nje vdekje cliruese. Nga ana tjeter e dhomes Tim dhe Ronda jane te shtrire gjys lakuriq dhe te lidhur, e gojen e kane te mbyllyr me shirit ngjites. “Do tju vras te gjitheve” bertet Corll, “por me pare dua te argetohem”. Para se te filloj Dean i propozon nje pakt Wayne Henley-it nese do ta ndimote te torturonte, te perdhunonte e te vrise dy fatkeqet, ai do tja falte jeten atij. Wayne pranon dhe Dean i jep nje thike dhe nje pistolet te kalibrit 22. I kenaqur, Corll con Timin dhe Ronden ne dhomen e gjumit aty ku ka vendosur derrasen e tortures. Pasi rregullon dy te rinjte ne derrase, Dean ju heq shiritin nga goja dhe i thote Wayne te shqyej veshjen e vajzes me thike. E ndersa Wayne perkulet dhe i thote ne vesh Rondes se pas pak gjithcka do mbaroje, Corll mundohet te perdhunoje Timin, por nuk ja del dot, Timi eshte shume i forte dhe lufton duke rezistuar ndaj cdo sulmi te pasticerit pervers. Ne kete pike Dean i frustruar dhe i nervozuar kthen koken nga Wayne dhe sheh pistoleten te drejtuar ne koke. “Me vrit Wayne, me vrit. Nuk do ja dalesh kurre, nuk je aq i guximshem.”
Ne 8 e 30 te merkuren ne date 9 gusht stacioni i policise se Pasadines merr nje telefonate nga nje djale histerik, eshte Wayne Henley. Agjenti Jamson shkon ne adresen e dhene; 2020 te Lamar Drive. Perballe shtepise jeshile gjen tre adoleshent dy djem dhe nje vajze ne kembe perballe deres, ne pritje te tij. Njeri prej djemve, nje i ri i holle me floke geshtenje me nje mjekerr te lehte, del perpara dhe prezantohet si Wayne Henley. Ka vrare shokun e tij Dean Corll, trupi eshte ne dhomen e gjumit shtrire ne dysheme. Tridhjetetrevjecari elektricist eshte goditur per vdekje nga gjashte plumba qe i kane hyre ne koke, ne gjoks dhe ne shpatull. Trupi i tij dergohet ne morg, ndersa tre adoleshentet cohen ne qendren e policise per tu marre ne pyetje. Dedektivet e ngarkuar shkojne per te egzaminuar shtepine dhe kuptojne menjehere se ka dicka qe nuk shkon, siper tapetit ishte shtruar nje qese si per te mbrojtur nga pikat e gjakut, ndersa mbi krevat eshte nje derrase e mbushur me pranga dhe ne dysheme ndodhet nje vibrator i madh, nje bajonete me thike, copa xhami, shirit ngjites si dhe vazeline. Ne hangarin mbrapa shtepise gjendet nje kuti e madhe prej druri me vrima dhe brenda kutis gjejne floke njeriu dhe gjurme gjaku.

Sipas komshinjve, Corll ishte nje person i qete dhe i pa dyshueshem. Ne polici Wanyne fillon te rrefej menjehere. Dean ishte nje homoseksual me tendenca pedofilie, ai dhe Tim ishin shok te besueshem qe paguheshin per ti sjelle viktima te reja, te cilat Corll i perdhunonte dhe i vriste, me pas i varroste ne nje vend barkash. Hetuesit e moren me kujdes kete version faktesh. Nga deklaratat e prinderve te Corll del ne pah figura e respektuar e Dean. Nje njeri qe i adhuronte femijet dhe ishte bujar me te rinjte, e gjithmone sipas prinderve te candyman, tre adoleshentet kane perfituar nga mikpritja e Dean dhe te dehur e te droguar e kane vrare pa asnje motiv. Dukej gati e pa natyrshme per policine te pranonte kete version faktesh, por jane ato instrumente torturash te gjetura ne shtepine e Corll qe lene hapur akoma shume pikepyetje. Marrja ne pyetje te fqinjeve nuk cojne asgjekundi, hetuesit vendosin te ndjekin Wayne ne vendin e barkave ku sipas ketij te fundit, Dean Corll ka varrasur te pakten tre prej viktimave te tij. Pasi pershkruan disa kilometra, grupi arrin me ne fund ne South West Silver Street, vendi eshte i erret e nuk ka dritare. Policet jane te detyruar te ecin ngadale duke pritur qe shikimi te mesohet me erresiren. Mbi dysheme jane dy tapete, nje jeshil dhe nje blu, ne te majten e hyrjes ndodhet nje kuti e madhe bosh. Skeleti i nje makine ndodhet ne anen tjeter gjysem e mbuluar me nje perde. Ne nje qoshe gjendet nje qese plastike me brenda thes cimento bosh. Edhe pse nxehtesia e gushtit eshte e dukshme, burrat nisin te gerrmojne dhe puna behet me e veshtire kur pas disa gerrmime, terreni behet nje shtrese cimento.

Akoma disa centimentra dhe del ne pah nje thes plastike trasparente. Brenda tij eshte nje trup lakuriq i nje djaloshi e duket te jete trembedhjetvjec, poshte trupit te djalit gjendet nje skelet e me tej edhe pjese te dekompozuara te dy adoleshenteve te tjere. E ndersa mediat fillojne te perhapin lajmin trondites per tere kombin, gerrmimet vazhdojne. Rreth mesante, trupat e gjetur jane tete. Familjaret, Ilignest, Baulcket dhe shume te tjere kuptojne se perse femijet e tyre nuk u kthyen asnjehere ne shtepi. Diten tjeter ndersa punimet e zhvarrosjeve vazhdojne, policia vendos te marre perseri ne pyetje Wayne Henley. I penduar, ai u thote se nuk ka marre kurre pjese ne torturat dhe vrasjet, por pranon se ka qene deshmitar ne te gjitha mizorit e bera. E nderkohe paraqitet dhe David Brooks edhe ai me deshiren per te treguar gjithcka di. E keshtu fale rrefimeve te David Brooks dhe Wayne Henley, agjentet e policise arrijne te ndertojne e zbardhin kete histori te tmerrshme. Pas nje jave pyetjesh, Wayne dorezohet dhe pranon se ka marre pjese ne tortura dhe se ka vrare disa nga viktimat. Viktimat e mundshme duhet te ishin te rinj e te kishin pamje te bukur. Corll, Henley dhe Brooks ju afroheshin si vec e vec, por edhe te tre bashke. Dy adoleshentet kishin terhequr ne strofullen e ujkut edhe shoke femijerie edhe pse e dinin drejt cfare fundi po i conin, perdhunim, tredhje e vrasje. Dy prej djemve u ishte kafshuar kokëshpulla me dhembe. Viktimat perdhunoheshin e torturoheshin, ku disa prej tyre vdisnin qe ne fillim, te tjere thereshin e te tjere rriheshin per vdekje.

Dy dite para hetimeve, fale gerrmimeve ne hangar, numri i viktimave arrin ne 17, e kur Henley tregon per dy vende te tjera varrosje, numri i tyre shtohet ne 27. Nje numer shume i madh duke konsideruar se shifra rekord ne amerike i perkiste pak kohe me pare Huan Korona me 25 viktima. Gjyqi i Wayne Henley dhe David Brooks-it nis pak dite me pas. Qe ne batutat e para kuptohet se djemte kane qellim lirimin per vrasjen e Dean Corll. Kerkojne te konsiderohen si viktima te mundshme te candyman. Megjithe tentativat e tyre, e megjithe te dhenat lehtesuese te rrefimeve te tyre, dy te rinjte nuk arrijne te evitojne nje denim te rende. Per fatin e tyre ne shtetin e Texasasit nuk eshte parashikuar denimi me vdekje per te gjitha krimet e kryera nen komandimin apo ndikimin negativ te nje personi tjeter. Nese dikush ju bind te vini zjarr me viktima apo te merrni pjese ne nje perdhunim grupi, atehere ju pret karrigia elektrike. Nese ju kane shtyre te vrisni dike eshte vetem burgim i perjetshem qe ne amerike eshte 99 vjet. Gjashte burgime te perjetshme per Wayne Henley dhe nje per David Brooks. Aktualisht cdo tre vjet tashme dy ish-adoleshentet kerkojne lirimin me kusht, kerkese qe nuk pranohet asnjehere nga gjykata. Cdo here qe mbahet nje seance per te diskutuar per lirimin me kusht, prinderit e nje prej viktimave eshte ne rrjeshtin e pare te salles.
Wayne ne burg i eshte dhene piktures, ku pikturon lule dhe peisazhe. Mbase nese Henley do te ishte nje njeri i zakonshem nuk do ti shikonim keto piktura as ne pazarin e gjerave te lira, por megjithate duke qene se jane bere nga bashfajtori i nje prej serial killereve me te urryer te amerikes,keto piktura shiten jo pak dollare ne ebay. Ne Texas ne fakt nuk egziston nje ligj qe ndalon spekullimet apo te perdoret fama e aktiviteteve kriminale sic ndodh ne shtetet e tjera.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top