Barcelona kërkon Lautaron, Interi gati për marrëveshje nëse i plotësohet kërkesa “monstruoze”
30 Prill, 2020 | 19:54
Barcelona ka shfaqur interes të madh për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez, i cili konsiderohet si i duhuri për të ardhmen e Barçës, por të cilin Interi nuk dëshiron ta lërë të largohet pa fituar një shumë të majmë prej tij.

Teksa “xhevahiri” i ekipit është kaq i dëshiruar nga shumë klube, Interi nuk ka qëndruar duarkryq por ka përpiluar kërkesën e tij për të lënë të lirë 22 vjeçarin.

“AS” zbulon se Interi kërkon nga Barcelona 90 milionë euro, kartonin e mesfushorit kilian, Arturo Vidal dhe huazim të thjeshtë 1 vjeçar të Antua Grizman.

Kjo kërkesë e madhe vjen pasi Lautaro është i lidhur me Interin deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh. Gjithsesi, portali spanjoll shton se kjo është një kërkesë shumë e lartë për katalanasit, prandaj dhe vështirësohet realizimi i kësaj piste.
PANORAMASPORT.AL