Seria A - Formacioni i sezonit 2009/10

Sc0rP10n

Antar Aktiv
f.0519000745340_m.jpg

Se Serie A identifikohet me emrin e klubit më të fortë italian aktualisht, Inter, ishte ditur që moti, por që Roma dhe Milani do t’i bënin rezistencë këtij klubi, vërtet askush nuk e priti. Roma dhe Milan erdhën nga humnera për ta tejkaluar Interin që bënte shaka në një pjesë të sezonit, por që seriozisht rrezikoi titullin. Ky sezon nënvizon sezonin më katastrofal në histori të klubit më të mirë në histori të futbollit italian, Juventusit dhe ringjalljen e mjeshtrit Ronaldinho.
T’i hedhim një shikim më të mirëve të këtij sezoni në Serie A:
Portier

Marco Storari (Sampdoria)

Të themi të drejtën, ky sezon nuk ishte prej më të mirëve për portierët në Serie A. Vetëm dy kanë shkëlqyer për një periudhë të caktuar kohore, e ata janë Marco Storari dhe Julio Sergio i Romës. Nuk ka nevojë të flitet shumë, por paraqitja ndaj Romës, ku Storari pothuajse luajti vet ndaj një Rome të fuqishme, tregon faktin se pse Marcello Lippi bëri një gabim të rëndë që nuk e ftoi në përfaqësuesen italiane për Botëror.

Mbrojtja

Leonardo Bonucci (Bari)

Padyshim, befasia më e madhe e këtij sezoni në Serie A. Pak i njohur, si një 23-vjeçar, ai u transferua nga Interi te Genoa si pjesë e transferimit të Diego Militos dhe Thiago Mottas tek Interi, me ç’rast menjëherë u transferua te Bari në bashkëpronësi me Genoan, duke formuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Andrea Ranocchian. Leonardo Bonucci pritet të vazhdojë formën e tij të mirë edhe në Kampionat Botëror.

Alessandro Nesta (Milan)

I rilinduri, mungoi atëherë kur i duhej më së shumti skuadrës, por vlen të përmendet partneriteti i formuar me Thiago Silvan. Kjo dyshe, se bashku me Ronaldinhon, mbajti gjallë Milanin në garën për titull, por që nga koha kur ai pësoi lëndimin e famshëm, Milani pranoi gola pareshtur duke rrezikuar madje pozitën e tretë.

Walter Samuel (Inter)

Interi përfundoi sezonin me mbrojtën më të mirë në Serie A, duke pranuar vetëm 34 gola në 38 paraqitje. Kjo ndodhi për shkak të bashkëpunimit të dyshes metalike Samuel dhe Lucio. Argjentinasi gradualisht e inkuadroi në ekip brazilianin Lucio, ndërsa ky i fundit paraqitjet më të mira i ruajti për Ligën e Kampionëve. Për momentin, nuk ka mbrojtës më të mirë se ‘Muri’.

Javier Zanetti (Inter)

Thuajse çdo sezon thuhen të njëjtat gjëra për Zanettin. 36-vjeçari vazhdon të thyejë ligjet e fizikës, pas një sezoni tjetër të suksesshëm. Edhe pse roli bazë i tij është në mesfushë, duke luajtur në krahun e majtë në pjesën më të madhe të këtij sezoni, ka pasur raste kur veterani heshti edhe më të mirët e globit. Rasti i fundit është futbollisti më i mirë në histori të futbollit, Lionel Messi, i cili u ‘prangos’ për 180 minuta nga Zanetti, në kualifikimin historik të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve. Se pse Zanetti nuk është në skuadrën e Argjentinës për këtë Botëror, e di vetëm Diego Maradona.

Mesfusha

David Pizzaro (Roma)

Kiliani ‘i vogël’, pa kurrfarë dyshimi, ishte mesfushori më i mirë në Serie A këtë sezon. Gjatë një sezoni ku Daniele De Rossi ishte më shumë i fjetur se sa spektakolar, është Pizzaro ai që mori përgjegjësinë në mesfushën e romake. 30-vjeçari ishte ajo që Xavi ishte te Barcelona, duke diktuar tempin, duke shpërndarë topa gjithandej dhe duke krijuar raste me pasime inteligjente.

Wesley Sneijder (Inter)

Për shumë vite, sidomos pas Calciopolit, Interi ishte kritikuar për mungesë kreativiteti në mesfushë. Kjo ishte arsyeja se pse Interi dështoi aq gjatë në Ligën e Kampionëve. Ardhja e holandezit ka sjellë tek zikaltrit një elasticitet dhe lëvizshmëri më të madhe në mesfushë dhe vijën sulmuese, ndërsa lëndimet nuk e penguan atë të paraqitej atëherë kur më së shumti i nevojitej skuadrës. Me tetë gola dhe shumë asistime, Sneijder ishte njeriu vital në suksesin e Nerazzurëve.

Ronaldinho (Milan)

Këtë sezon Milani shënoi 60 gola në Serie A. Ronaldinho kontribuoi direkt në 27, 12 prej tyre gola dhe 15 tjera si asistime. 30-vjeçari është rikthyer përsëri në një nivel të klasit botëror, duke u kënaqur sërish me futbollin. Nëse Nesta mbajti mbrojtjen rossonere gjatë këtij sezoni, atëherë Ronaldinho mbajti sulmin. Një gjeni kreativ me top në këmbë. ثshtë tragjedi që nuk do ta shohim në Botërorin e këtij viti në Afrikën e Jugut.

Sulmi

Mirko Vucinic (Roma)

Fabrizio Miccoli i Palermos meriton të jetë gjithashtu në formacionin më të mirë të këtij sezoni, por humb pozitën e tij për shkaqe ‘politike’, sepse Roma ka zënë vendin e dytë dhe duhet të ketë dy përfaqësues në formacionin më të mirë. Pas një starti të mjerë të malazezit, ai në fund të sezonit ishte bartësi kryesor bashkë me Tottin, duke shënuar 14 gola dhe duke krijuar shumë gola.

Diego Milito (Inter)

Makina argjentinase e golave nuk mund të quhet më sulmuesi më i nënvlerësuar në botë. Në fakt, këtë sezon ai ishte njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Me 22 gola në Serie A, ai përfundoi i dyti në listën e realizuesve të Kampionatit italian, ndërsa ishte vendimtar në rrugën e Interit drejt finales së Ligës së Kampionëve, ku shënoi ndaj Chelseat, CSKA Moskës dhe Barcelonës. Milito shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Sienas, shënoi golin e vetëm ndaj Romës në finale të Coppa Italia dhe dëshmoi edhe njëherë se është njeriu i ndeshjeve të mëdha. Do të jetë skandal i vërtetë nëse ai nuk do të përfshihet në listën përfundimtare të përfaqësueses argjentinase.

Antonio Di Natale (Udinese)

Sezoni më i mirë në karrierën e tij me 29 gola në 35 paraqitje, që e sheh atë në krye të listës së më të mirëve në Serinë A. Di Natale shënoi më shumë se gjysmën e golave të Udineses, duke shpëtuar skuadrën e tij prej rënies nga elita e futbollit italian. Pyetja më e madhe që shtrohet tani është se, a është 32-vjeçari i gatshëm të vazhdojë formën e tij të pandalshme edhe në Botëror, pasi që mbetet shpresa e vetme kreative në sulmin e Italisë?

Skema e Formacionit më të mirë në Serie A (4-2-1-3):

Storari

Zanetti – Samuel – Nesta – Bonucci

Sneijder – Pizzaro

Ronaldinho

Di Natale – Milito – Vucinic
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top