Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Serbia në NATO, Rusia njeh Kosovën

Rusia do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës nëse Serbia synon të hyjë në NATO, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm rus në Aleancën Veriatlantike, Dmitrij Rogozin.

Rogozin, në një intervistë për gazetën “Blic”, ka thënë se nëse Serbia dëshiron të hyjë në NATO, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga Kosova, ndërsa Rusia nuk dëshiron të jetë më serbë se vet serbët – andaj, edhe do të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Por, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, një situatë tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën”, ka thënë përfaqësuesi rus.

Me pranimin e Serbisë në NATO, sipas tij, Beogradi do të detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Madridit dhe Moskës. “Ne thjesht nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët”, tha Rogozin. /Telegrafi/
 
Titulli: Serbia në NATO, Rusia njeh Kosovën

Te joshet Serbia nga BE po, por nga NATO sikur nuk e besoj..
 
Titulli: Serbia në NATO, Rusia njeh Kosovën

Rusia dhe Serbia kan ber nje marrveshjee......nuk i dihet atyre.....
 
Titulli: Serbia në NATO, Rusia njeh Kosovën

Mendoje se politike e integrimit te serbise ne nato, eshte jashtezakonishte shume inteligjente. Vetem me anen e politikave integruese te serbise dhe shqiperise ne be, do te arrihet objektivi madhor i shqiptareve, sovraniteti i kosoves dhe me mirkuptimin e serbise, kjo do te realizonte nje paqe te qendrueshme ne ballkan. Edhe ne shqiptaret , duhet te kuptojme se duhet te arrijme nje bashkejetes paqesore edhe me serbet, sepse duam apo sduam ne ata jane fqinjet tane...prandaj duhet ta harrojme te kaluaren , dhe te shikojme me optimizem te ardhmen...si dy kombe qe jetojne ne harmoni me njeri tjetrin...dhe me shtetet tona si serbia, shqiperia dhe kosova pjese e bashkimit evropian ne te ardhmen........
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back