Serbia kërkon falje për Srebrenicën

Kresha

A pretty face can never trick me


Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka kërkuar falje për herë të parë lidhur me masakrën e Srebrenicës, ku janë masakruar rreth 8,000 persona. Kërkimfalja e tij përfshiu cilësimin e masakrës si gjenocid.

"Unë bie në gjunjë dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin e kryer në Srebrenicë", tha Nikoliç, në një intervistë të transmetuar në televizionin kombëtar boshnjak.

"Unë kërkoj falje për krimet e kryera ndaj çdo individi në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë", tha ai në intervistë.

Zyra e Nikoliçit konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP vërtetësinë e deklaratës.

Mijëra boshnjakë, kryesisht myslimanë u vranë nga ushtarët serbë gjatë Luftës Ballkanike në mes të viteve 1992 dhe 1996.

Pasi u zgjodh majin e kaluar, Nikoliç ka shkaktuar një tronditje në rajon, duke refuzuar të pranojnë se masakra në Bosnje, ishte një gjenocid, pavarësisht se ajo ishte konsideruar si e tillë nga dy gjykatat ndërkombëtare.

Nikoliq në atë kohë tha se "nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë".

Gjyqi për krime lufte

Deri pesë vjet më parë Nikoliç ishte një zyrtar i lartë i Partisë ultra-nacionaliste Radikale e cila ka mohuar se forcat serbe kanë kryer krime gjatë luftërave ballkanike.

Udhëheqësi i saj, Vojislav Sheshelj është aktualisht në gjyq për krime në Hagë.

Përderisa kjo është kërkimfalja e parë e mbi Srebrenicën, Serbia ka në të kaluarën shprehur keqardhje mbi vdekjen.

Në vitin 2010, parlamenti serb miratoi një deklaratë historike që dënon masakrën e Srebrenicës në një gjest i dhënë fund viteve të mohimit nga ana e politikanëve serbë rreth shkallës së vrasjeve, por Nikoliç në atë kohë nuk e mbështesin veprimin.

Paraardhësi i tij Boris Tadiç gjithashtu kërkoi ndjesë për viktimat e Srebrenicës gjatë një ngjarje përkujtimore në vitin 2005.

Ndërkohë ushtarakët Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç janë aktualisht në gjyqin e Hagës nën akuzat për gjenocid dhe rolin e tyre në masakrën që vrau 8000 myslimanë.

/mesazhi/
 
Titulli: Serbia kërkon falje për Srebrenicën

Do vi dita vall te kerkojn falja dhe per masakrat se i kan bere ne kosove?
 
Back
Top