Serbi, zjarr ne disko, 6 viktima

My Self

Born To Be Happy
-diskoteka.jpg

Gjashte të rinj, 3 vajza dhe 3 djem, adoleshentë të moshave 17 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën pas një zjarri që ka përfshirë një diskotekë në Novi Sad të Serbisë. Zjarri nisi rreth orës 02:20 pas mesnatës në klubin “Kontrast”. Flakët përpinë me shpejtësi tarracën e diskotekës, ndërsa brenda saj gjendeshim më shumë se 350 persona, kryesisht të rinj. Ende janë të paqarta shkaqet e zjarrit. Aktualisht rreth 20 të rinj gjenden në spital, në gjende kritike për jetën. Policia dhe vetë ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, kanë deklaruar se viktimat kanë vdekur nga asfiksimi dhe jo nga djegia. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të shpëtojnë mbi 10 të rinj, të gjendur në tokë pa ndjenja. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se e hëna në Serbi do të jetë ditë zie, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

B: Vizion +
 
Back
Top