Serbi afër teje...

Arfenilla

Themelues i Forumit
Nëse do të bëjmë një kërkim në kujtesën personale, do të vërejmë sa pak serbë kemi takuar në jetën tonë, dhe besoj e njëjta gjë vlen edhe për një serb.
rudina_xhunga.jpg



Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeri-tjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga ç’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime. Historiografia e secilit prej nesh përpiqet të minimizojë kontributin e tjetrit në kulturën paneuropiane, dhe të maksimalizojë të vetën, megjithëse e vërteta është se, sado vepra të çmuara të kemi bërë, ato janë në proporcion me përmasën tonë numerike, dhe me kapacitete tona intelektuale dhe kulturore.

Jemi një tokë që vazhdon prodhon mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë mëse njëmijë vjet të prodhuara. Lente që në vend t’i linim në muzeume, ia lemë trashëgim brezave pasardhës. Kemi periudha të qeta në raportet me fqinjët, por ato zënë shumë pak vend në mitologjinë tonë. Kujtesa jonë është e mbushur me episodet e përplasjeve, dhe pak, shumë pak, me paqen. Kemi një histori të përbashkët, ku shekuj të tërë, jemi ndodhur nën të njëjtin sundimtar apo pushtues, por pak dimë për vuajtjet e njëri-tjetrit. Pëlqejmë të përmendim vetëm plagët që na kanë shkaktuar serbët, por jo ato që u kemi shkaktuar.
Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikëpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve? Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre. Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.

A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. Duhet t’u kishim hequr frikërat. Përpiqem të justifikohem me argumentin se ishim të dehur nga era e lirisë, se ishim çmësuar nga qenia zot në tokën tonë. Por duhet të ishim treguar të kujdesshëm. Shpresoj se e shkuara do të na mësojë se urrejtja gjeneron vetëm urrejtje. Mund të të ofrojë vite, dekada, mbase edhe shekuj qetësi, por kurrë paqe dhe bashkëjetesë afatgjatë. Sidomos në një rajon që ka dëshmuar se e ka inatin jetëgjatë.

Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën pretekstin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shqiptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë. Dhe Serbia ka ende një sjellje fodulle ndaj shqiptarëve. Serbia ka kërkuar falje në Kroaci për krimet e bëra ndaj vendasve. Por, ende nuk e ka bërë në Kosovë. Janë me qindra civilë të vrarë, me mijëra gra të përdhunuara, me qindra mijëra të dëbuar, dhe në këtë rast arma ishte në duart e serbëve. Por, ende nuk kanë kërkuar falje. Kanë një akademi dhe universitete të çmuara për individët dhe nivelet intelektuale, por ende nuk kanë bërë “Mea Culpa” për sa teori antishqiptare kanë elaboruar. Duket sikur një ndjenjë superioriteti racor, ndaj shqiptarëve, fle diku në subkoshiencën e tyre. Duhet të çlirohen. E kishin gjermanët ndaj sllavëve, dhe tani këta të fundit ndaj shqiptarëve. Ka ardhur koha të kërkojnë falje. Nuk është turp. E kanë bërë gjermanët, dhe askush nuk i quan të dobët për gjestin e tyre. Kështu edhe ne do të mund të shihemi në pasqyrën e së vërtetës dhe gjejmë fajet tona për të cilat nuk ka pse mos kërkojmë falje.

Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi. Nëse do të bëjmë një sondazh në strukturën e lajmeve të vendeve tona, do të vërejmë sa pak zënë vend lajmet për çfarë ndodh në fqinjin tonë. Nëse do dëgjosh lajmet shqiptare, edhe kur flitet për Serbinë, përmendet vetëm në ato raste që kanë lidhje me Kosovën, dhe gjithmonë në këndvështrimin sesi preket interesi ynë nacional. Nuk zë vend këndvështrimi i palës tjetër. E njëjta gjë besoj se ndodh edhe në Serbi. Por kjo nuk është rruga për të njohur njëri-tjetrin. Në psikozën e pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, serbi është ende ai i fillimshekullit të 20-të, i gatshëm të rrëmbejë armën për të vrarë shqiptarët. Pak dimë për rininë beogradase, e cila kërkon të shohë përpara dhe integrohet në Europë.

E njohim Ivo Andriçin për faktin se ka firmosur “Memorandumin e Akademisë Serbe” që programonte shfarosjen e shqiptarëve. Por kur kam lexuar “Kronikën e Travnikut”, kam parë se përshkrimi që u bënte shqiptarëve, ishte, le të themi, me një simpati të akullt. Andriç ishte i dyzuar në qenien e tij, për ndjenjat mbi shqiptarët, por në letra ka mbetur përshkrimi i tij admirues. Ashtu edhe ne, ia vlen të përpiqemi që nga secili komb të inkurajojmë anën e tij racionale dhe që bashkon, jo atë pjesë të errët që përzë e shtyn drejt armëve.

Në kohën e luftërave të ish-Jugosllavisë, ka qenë një radio e quajtur B92, e cila ishte zëri opozitar nën sundimin e Milosheviçit. Ishte burimi i informacionit për sa ndodhte në Serbi, të cilës i referohej bota e lirë, dhe me kredenciale mjaftueshmërisht të besueshme. Por për ne si gazetarë dhe shqiptarë, ka qenë edhe një dëshmi se një Serbi europiane pulsonte diku në Beograd, se përveç Arkanit dhe Sheshelit, ishte edhe një Serbi e iluminuar që kërkonte të ishte pjesë natyrale e kontinentit ku ishte vendosur jo vetëm gjeografikisht por edhe mendërisht dhe kulturalisht.

Sot, Shqipëria shikon shumë drejt Perëndimit. Kosova, po ashtu. Besoj e njëjta psikozë është edhe në Serbi. Mendoj se duhet të shohim më shumë njeri-tjetrin, dhe pak nga pak ta kuptojmë se pas njëmijë e treqind vjetësh pranë e pranë, meqenëse nuk mundëm ta zhduknim fqinji-fqinjin, atëherë le të përpiqemi të bashkëjetojmë.ikab
 
Pe: Serbi afër teje...

Kur mbledh mend shqipëtari? Ai që nuk e njeh shkaun,
shtrenjt e paguan! E dij se mund të jetë dikush kundër,
por ai që e ka shkruajtur këtë tekst lirisht mund të futet në burg!

Një nuk duhet kurr harruar: që këta fqinjët tanë
janë armiq nr. 1 të popullit shqipëtar, dhe shumë paskemi qenë
fatlum që edhe nuk ia kanë arrijtur qëllimit.
Merruni vëlla me mirëqenien e popullit, e lereni politikën njëherë
anash...
 
Titulli: Serbi afër teje...

E nderuara zonja si duket paska nostalgji per serbet!Si mund ti krahasosh vujtjet e shqiptarve se jan ber me shekuj!Moj Zonje ne greqi edhe tifozet e sporti po rrahin e vrasin pra mendo icik cfar kan heq shqiptaret me faren sllave me shekuj................Sikur mos te ishte uck te jeshe bindur moj Zonje se edhe emrate shqiptarev deshen t'ja ndrrojn...I helmuan nxensit i perzun nga shkolla i larguan nga puna gjith shqiptaret rrahen njerz te pa fajshme mbyten i ben shqiptaret armiq mese veti ose ju shkoje koka sikur se pules e ti me flet per vujtjet e serbev!Jo moj zonje do shkoj vit e dekada e vuajtjet kurr nuk do harrohen , nuk them se nje dite nuk do ja falim por ajo dit do jet shum shum shum larg te pakten edhe 100 vjete.................

Cfar se kerkojn falje per luften e bosnjes prap nuk u shpall fajtore per gjith ato krime se i beri!Ajde njher ti e shiko vete si jetojn serbet ne kosova pa i ngacmu asnjeri por frika eshte ajo se nuk i liron dot nga fai i ndergjegjjes se cfar kan ber ata ne kosove.Ti flet pa ase me te voglin problem se mos te ka prek ty ne zeme! se ajde ketu e thuj dikuj se i eshte mbyll dera falja serbit e do shikosh cfar pergjigjje do maresh.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top