Serbët shesin veshkat për të jetuar..

Love

βeℓℓe â๓e
Tregu i zi i shitjes së organeve, në këtë kohë të krizës globale ekonomike, është zhvendosur në Evropë – nga Lindja e Largët dhe nga Amerika Latine.
Kështu shkruan gazeta amerikane “International Herald Tribune”, ku përmend në veçanti Serbinë, si destinacion të tregtisë së zezë të organeve.

veshkat.jpg

Në reportazh tregohet një çift i ri nga Kovini, ku bashkëshortët i shesin veshkat e tyre për 30 mijë euro.

“Njerëzit e varfër dhe të dëshpëruar shesin përmes internetit veshkat e tyre, palcën e kockave ose kornetë e syrit, ndërsa tregtarët e paskrupullt janë ata që fitojnë”, shkruan gazeta “International Herald Tribune”.

Reportazhi fillon me rrëfimin për Pavle Mircovin dhe gruan e tij Danija nga Kovini i Serbisë, të cilët përmes internetit kanë ofruar veshkat e tyre për 30 mijë euro. Ata e bëjnë këtë për shkak të varfërisë, meqë Pavle e ka humbur punën në një fabrikë dhe nuk ka gjetur vend tjetër për punësim. Sipas tyre, familja mezi mbijeton.

Gazeta shkruan se ata jetojnë me vetëm një vakt në ditë dhe se janë të detyruar t’i shesin organet.

“Për të siguruar ushqim për familjen, shitja e një veshke nuk është sakrificë e madhe”, thotë i riu, i cili shton se paratë i duhen që të shkollojë të dy fëmijët e tij.

Deri tani, sipas IHT-së, ata kanë pranuar një ofertë nga një grua në Maqedoni, në vlerë 20 mijë euro, dhe një tjetër nga Gjermania.
Burimi: International Herald Tribune
Përgatiti: E.L
 
Titulli: Serbët shesin veshkat për të jetuar..

Sikur vetem serbet e bejne kete gje...
Eshte per te ardhur keq, qe njeriu ka arritur te shitet qe te mbijetoj...
 
Pe: Serbët shesin veshkat për të jetuar..

Ka mjaft tjere qe e bejne kete gje...
 
Titulli: Serbët shesin veshkat për të jetuar..

Serbet sot po zbulohen te tjert e kan ber dhe e bejen me koh nje fatkeqsi e njerzimit te sotem ky fenomen i shmtuar per te arrit te jetosh duhet te sheses pjeset e trupit tende.....!!
 
Back
Top