Serbët: “Mbyte kroatin, që shqiptari te mos kete vella"

xhebrail1

INTERIST
Derbi i Ballkanit i zhvilluar mbrëmjen e kaluar mes Serbisë dhe Kroacisë në stadiumin Marakana në Beograd ka pasur skenare prej më të këqijave të organizuara nga huliganët serbë.
Stadiumi i stërmbushur me flamuj të Serbisë përmbante kryesisht parulla fyese dhe kore nacionaliste fyese kundër kroatëve.

Por, gjithnjë sipas portalit kroat Index.hr, përpos parullave kundër Kroacisë, janë kënduar edhe këngë fyese kundër shqiptarëve.

“Ubij Hrvata, Da Siptar nema brata! (Mbyte kroatin, që shqiptari të mos ketë vëlla)” raportohet të ketë qenë një prej koreve të kënduara nga tifozët serbë.

Tifozët serbë bënë edhe telashe tjera, pasi pos që hodhën karrika në fushë dhe nxitën incidente edhe mes lojtarëve në fushë, kanë djegur flamurin e Kroacisë ashtu sikurse atë të Kosovës.

Ndeshja e tensionuar me dy kartonë të kuq përfundoi me barazim 1-1 me golat e Mandzukic dhe Mitrovic.

Nuk është hera e parë që çetnikët serbë djegin flamurin e Kosovës dhe këndojnë kore anti-shqiptare. Kohë më parë kujtojmë incidentin e ndodhur në Itali, ku ndeshja ishte ndërprerë pasi huliganët serbë dogjën flamurin e Kosovës dhe e bënë ndeshjen të pamundur për t’u zhvilluar. Sfida u zhvillua atë kohë në Genoa të Italisë. /Telegrafi/


karrika.jpg
 
Titulli: Serbët: “Mbyte kroatin, që shqiptari te mos kete vella"

Rrace mmmmmmmmmmm hesapi
 
Titulli: Serbët: “Mbyte kroatin, që shqiptari te mos kete vella"

Shqiptaret kan luftu edhe ne Kroaci kunder serbit urrejtja eshte reciproke...
Presidenti i kroacis e ka nderu me medaljen me te larte te shtetit Kom.Bekim Berisha -Abeja i famshem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top