Serbët dhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shumë organizata ndërkombëtare joqeveritare dhe ekspertë të ndryshëm përmendin shifrën e afro 20.000 femrave shqiptare të dhunuara nga pjesëtarët e forcave serbe në ditët e luftës.

Mirëpo, sipas një burimi tjetër, kjo shifër sillej rreth 2.018 femra të regjistruaea si te dhunuara gjatë luftës në Kosovë, njofton “Presheva Jonë”



main_dhuna***c1-300x191.jpg


Dhunimet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhitën në krime kundër njerëzimit.

Forcat policore, ushtarake, e sidomos ato paramilitare kishin përdhunuar dhe mbi këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psikik të femrës, por para së gjithash edhe për cënim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare.

Dhunimet ****uale që i bënë forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtërues, politik, hakmarrës, që kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, ndaj populli e konsideron këtë dukuri ndër format më të dhembshme e më të rënda të krimeve të luftës në Kosovë.

Sipas të dhënave të marra në terren, përkatësisht vizitës së fshatrave, u dhunuan ****ualisht shumë femra shqiptare. Numri i tyre është i madh, mirëpo, për shkak të vetë natyrës dhe prekshmërisë, mentalitetit shqiptar, shumë nga këto kanë heshtur ose nuk janë publikuar.

Sipas raportit të Human Rights Watch, në përgjithësi përdhunimet e kryera në Kosovë, mund të grupohen në tri kategori: përdhunime të kryera në shtëpitë e vetë grave, përdhunime të kryera gjatë largimit dhe përdhunimet e kryera gjatë ndalimeve.

Në kategorinë e parë, forcat e sigurimit hynin në shtëpitë private dhe përdhunonin gratë para anëtarëve të familjes, në oborr apo në dhomën e ngjitur. Në kategorinë e dytë, njerëzë të dëbuar që endeshin në këmbë apo me traktorë ndaloheshin, grabiteshin dhe kërcënoheshin nga Ushtria Jugosllave, policia serbe apo paramilitarët. Në qoftë se familjet nuk mund të jepnin para, atëherë forcat e sigurimit iu thonin që vajzat e tyre do të merreshin dhe përdhunoheshin.

Në disa raste, edhepse familjet kishin dhënë para, atyre u ishin rrëmbyer vajzat. Në kategorinë e tretë, dhunimet u kryen në qendrat e përkohshme të ndalimeve në vende të tilla si shtëpi apo hamgare të braktisura.zeri.
 
Titulli: Serbët dhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë

Keto far "drejtesit nderkombetare" jan thjesht per ata qe atyre ju duhet per raste te veqanta ato drejtsi nuk vlejn per gjith boten sepse europa eshte po e njejta Rrugaçe gjithashtu disa vende tjera dhe keto far gjykata te hages e keto gjykata nderkombetare sjan asgje tjeter pos flliqtina qe asnje shka deri me tani nuk e kan denu as kryekriminelin millosheviqin nuk e kan denu sepse kerkojshin "fakte" e qfare fakte donin ata kur gjithqka shihej haptazi krimet e tyre e ne fund nuk e denun fare ! gjithashtu shum shki tjere dhe prap se prap edhe pse kan bere shum krime europa etj vende tjera lindje perendim i ledhatojn shkit e flliqt sepse ata jan vet te flliqt dh.. me europ e me gjykata nderkombetare.
 
Pe: Serbët dhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë

Te tmerrshme shifrat...duhen se s'ben reforma dhe akoma me shume bashkepunim midis shteteve ne menyre qe ligji nderkombetar te kete fuqi zbatimi me te forte.
 
Titulli: Serbët dhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë

Vertet gjynah, ne qe e lexojme e na dhimbset si ngjarje jo me ato qe i kane perjetuar, me vjen vertet keq sidomos per ato femra qe kane dhe nje shtatzani si pasoje e ketyre perdhunimeve, gjynah per femijen qe eshte produkt i nje vepre te tille..
 
Titulli: Serbët dhunuan rreth 20 mijë femra shqiptare në Kosovë

Ok, dhe cili eshte qellimi i kesaj teme ? Pika e diskutimit ?

I kane ndare dhe me kategori pale

Do shpresoja shume te gjindej dikush per tu ndeshkuar per kto ,por...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top