Sequi: Angazhim, besim e vendosmëri drejt BE

eGo0sTyle

System Engineer
Sekui-300x200.jpg

TIRANث- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së kanë vlerësuar maksimalisht rolin e madh që ka besimi social në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme.
Gjatë fjalës së tyre në konfrencën për besimin social në demokracinë shqiptare, ata kanë kërkuar nga vendi ynë më shumë punë e më shumë besim në vetvete për të mbërritur në rrugën e dëshiruar.
“Puna jonë dhe marrëdhënie me ju kërkon që të ndërtojmë besim, që të bëheni pjesë e vlerave tona”- tha ambasadori i BE-së, Sequi.
Sipas tij, përpjekjet e Shqipërisë janë të lidhura me ndërtimin e besimit në vetvete dhe kjo ka të bëjë me vlera dhe parime që duhet të mishërohen në të gjitha fushat e jetës. “Ju duhet angazhim i sinqertë, vendosmëri dhe besim, ju duhet të bëni këtë dhe ne si BE jemi këtu për tu ndihmuar që të arrini këtë”- ka thënë ai.
Ndërkohë, zv/ambasadorja Debora Jones ka theksuar se besimi social është shtyllë e cdo demokracie. Sipas saj, besimi social ka vlerë të madhe pasi ndihmon njerëzit dhe zhvillimin e vendit./Panorama
 
Last edited by a moderator:
Back
Top