Sëmundja, të qenunit i sëmurë dhe marrëdhëniet shoqërore
(Vështrim socio-filozofik dhe politik)
Nga Reis Mirdita
Sëmundja, kjo fjalë abstrakte në gramatikë, ka një forcë të tërë realiteti në kundërkahje të teorive gjuhësore. Atë nuk e shofim, nuk e prekim nuk e kapim dot por ajo, na prekë, na shef, na kapë… Në këtë kahje ajo më nuk është «kuptim», është evidencë «materiale» ose më mirë thënë, na jemi gjësend i saj.
Sëmundja ndoshta mund të krahasohet me erën: as njërën as tjetrën nuk mund t’i kapim ose t’i prekim e as ti t’i shofim në kuptimin material por në të vërtetë, i shofim, i prekim e i ndiejmë pasojat fizike, psiqike dhe shoqërore. Ajo është bartëse e një lëvizjeje shumëdimenzionale të faktorëve socialë pasi prekën në sferat më vitale të subjektit si dhe organizmave përcjellëse administrative e gjer më ato juridiko-gjyqësore. Familja dhe të afërmit, trupi mjekësor dhe sigurimet, si dhe ekonomia personale, familjare e shoqërore hyjnë drejtpërdrejti në veprim që vetvetiu nënkupton aktivitet shumëdimenzional të sektorëve të përmendur më parë.
Nietzsche shum mirë parashtron pyetjen – kërkesë, në ishte e mundur të përjashtohej nga sëmundja. E sikur të mundeshim të jemi të përjashtuar nga rradhët e saj, ose më mirë akoma, njerëzimi t’a përjashtoj atë nga «repertoari» i vet. Por në pamundësi të tillë, t’i këthehemi reales dhe të shohim konceptet, raportet, organizimin dhe çështjet rreth sëmundjes e të sëmurit.
Në periudha të ndryshme kohore, në kushte të ndryshme etnike, në gjendje të ndryshme materiale, sëmundja shihet ndryshe. Ndërrojnë botëkuptimet por edhe mundësitë socio-ekonomike gjë që shkakton këto dallime. Toleranca është shpesh në pyetje dhe vëndohet në anën materiale duke lënë pas dore anën morale. Dikur, familja ishte ajo që përkujdesej për anëtarin e sëmurë dhe ai ishte i pranuar, i përkujdesur, i ndihmuar nga të afërmit pa ndonjë mosdurim të shfaqur. Familja e kishte për borxh moral dhe asnjë etikë nuk lente vend për hedhjen e anëtarit të sëmurë. A ishte më lehtë (dhe a është më lehtë pasi edhe sot gjinden shoqëri të traditave të tilla) për subjektin që vuante sëmundjen? Me siguri se ai përjetonte momente të vështira sidomos nëse ishte pak a shum pasiv, pra i paaftë të kryej punët familjare që i takonin si pjesë e saj në mbarëvajtjen ekonomike.
Në shoqëritë e quajtura shpesh si moderne, ku më në fuqi erdhën tradita të tjera etike, subjekti i prekur nga sëmundja (bëhet fjalë këtu dhe gjatë gjithë shkrimit për sëmundjet me kohëzgjatje të ndryshueshme nga më të shkurtat gjer në ato me pasoja mbi aftësitë psikofizike të shkallëve gjithashtu të ndryshme e që mund të qëndrojnë tërë jetës) ngren çështje shoqërore më të gjëra, që nënkupton subjektin, trupin mjekësor, social dhe komplementet ku ndërtohen përkufizimet e njohjes së sëmundjes, sprovat dhe situatat konfliktuale me palën e sëmurë.
Të qenunit i sëmurë
Pyes veten me një mbërzi trazuese se çfarë do të thotë sëmundje. Kërkoj në horizontet e etikës të gjej dimenzionet dhe përcaktimet e tyre nëpër shekuj e më sot ndër komunitete të ndryshme. Standardet, solidaritetin, refuzimin dhe norma të tjera morale shoqërore e familjare ndaj sëmundjes, gjegjësisht ndaj të sëmurit.
Të qenunit i sëmurë, është një përvojë e hidhur dhe e dhimbshme me transformime kundër dëshirës dhe vullnetit të personit. Ajo bëhet lodhje, modifikim fizik e ndjenjësor, zvogëlime të lëvizshmërisë, mbamendjes dhe dëshirave. Gjithë kjo është një shpronësim i vetvetes pa dëshirën e tonë. Shndërrimi në pacient dhe varshmëria e shumanëshme rrënojnë pa mëshirë jetën. Vetëm një ambient human dhe një menaxhim i drejtë i tensioneve të marrëdhënieve sëmundje, i sëmurë, pacientë, mjekë, punëtorë socialë dhe administratë vëndimmarrëse e paanshme mund të krijojnë një harmoni lehtësuese jetike për subjektin.
Të jesh i sëmurë, kronikisht ose për periudhë të gjatë, do të thotë të jetosh me sëmundjen dhe të ballafaqohesh me te jo si palë armiqsore por duke e zbutur ate me pranim si përcjellëse nga e cila duhet të mbrohemi duke u kujdesuar për veten me metoda të adaptimit rrethanave të reja me veten dhe me gjithë çka na rrethon. Sëmundja dhe shëndeti janë «posedime» kundërshtuese por që ecin bashkë gjatë jetës së njeriut edhepse njëra është devijim nga rruga e standardeve që i preferojmë në marrëdhëniet me vetveten dhe me ato shoqërore e egzistenciale.
Sëmundja me pasoja, vështirësitë administrative dhe moskuptimi i organeve (sigurimeve) vendimmarrëse invalidore
Të qenunit i sëmurë në shoqëritë industrialisht të zhvilluara, mundëson qasje më të lehtë shërbimeve kurative mirëpo kur ajo lë pasoja mbi aftësitë profesionale dhe zvogëlon kapacitetet prodhuese të subjektit, gjendja shëndetësore shpesh merr teposhtëzën. Pse? Për të vërtetuar paaftësinë i sëmuri duhet të angazhoj avokatë, shpesh nga më të zëshmit. Fatkeqsia është se maqineria administrative që i përket përcaktimit të njohjes reale faktike të palës së prekur në shëndet, me kokëfortësi të kaluar në obsesion, mbron interesat i institucionit që duhet të paguaj palën (pension invalidor). Në këtë mënyrë, shtynë pa mëshirë dhe pa të drejtë subjektin në sëmurje shpirtërore, e në rastet kur ai vuan nga një sëmundje e tillë, me presionet që sjellë mosnjohja e gjëndjes së tij e çon në greminë më të errët. I sëmuri i shtyrë të vërtetoj me gjyq se është i paaftë ose me aftësi të kufizuara, është fundi i shansit për shpetim eventual nga degradimi i gjendjes. Mjekësia më nuk ka fjalën e fundit! Fjala e fundit i takon avokatëve dhe gjyqit!!! Më lehtë e ka avokati të vërtetoj se subjekti është invalid kaq e kaq % se sa mjekët që janë kuruesit e drejtpërërdrejt!!!
Trupi mjekësor, trupi vet (i pacientit), dhe trupi social janë vektorë tripalësh me fjalë kundërshtuese, të ndryshme nga njëra tjetra gjer në konflikt juridik të ndërtuara më parë si, dhe me plotësime gjatë zhvillimit të kurimit, testimit dhe njohjes së sëmundjes. Përbërje nozologjike, sëmundja konsiderohet se është e identifikueshme, në kuptimin kuantitatif, organik por edhe si përvojë e përjetim vetanak, degradim dhe ringritje shoqërore në të cilën gjatë shkëmbimeve të mendim-vendimeve në mes tripalëshit kryesisht pëson i prekuri në shëndet si dhe devalorizohet gjer në skajshmëri mundi dhe mendimi i mjekëve kurues të cilët jo rralle bien nën prangat kërcënuese të më të fortit dhe tolerojnë nëpërkëmbjen e unit të vet e me këtë, nëpërkëmbjen e pacientit. Antropologjia sociale e kulturore sikur merret për themel i përcaktimit të gravitetit të sëmundjes në vend që ajo të vështrohet së pari si çështje psiqike e fizike e njeriut duke marrur parasyshë mëtej perspektivat biologjike nga vendnisja shëndetësore realfaktike.
Tensionet në mes të subjektit – pacient dhe mjekëve kurativë nga njëra anë dhe sigurimeve të ndryshme nga ana tjetër, janë e keqja më e rëndë në çështjen e sëmundjes së gjatë, asaj që konsiderohet si handikap. Presionet johumane e në të shumtën e rasteve totalisht të paarsyeshme, jo vetëmse e devalorizojnë njeriun me shëndet të ligë por edhe e degradojnë gjendjen e tij psikofizike edhe ashtu të ndërlikuar.
Albania bserver