Aren
Anëtar i Respektuar
Tuberkulozi do të rikthehet të jetë një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse brenda disa dekadash, sugjerojnë shkencëtarët në një artikull të publikuar në rrjetin informative “BBC”.
Duhanpirësit kanë dy herë më shumë shanse që të preken nga infeksionet vdekjeprurëse në mushkëri, në krahasim me jokonsumatorët.
Zonat që do të preken më shumë nga “epidemia” e tuberkulozit pritet të jenë Afrika, Mesdheu Lindore dhe rajonet e Azisë Juglindore.
Një organizatë kundër duhanit shprehu shqetësimin e saj se përpjekjet për të luftuar përhapjen e sëmundjeve të lidhura me duhanin po pengohen nga fushatat agresive publicitare të industrisë së cigareve në disa rajone të botës.
”Kanë kaluar 20 vjet që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi tuberkulozin një emergjencë botërore për shëndetin”, thotë doktori John Moore-Gilton, specialist i sëmundjeve të mushkërive. ”Që prej atëherë, ritmet e prekjes nga kjo sëmundje vetëm sa janë shtuar dhe bashkuar edhe me rritjen e duhanpirësve në planet, rrezikon të ndodhë një kombinim fatal”.
Pothuajse një në pesë njerëz në botë konsumon duhan dhe në vendet në zhvillim, numri i tyre është shumë më i lartë se sa në vendet e pasura.
Në një studim paralel, Universiteti i Kalifornisë ka parashikuar nëpërmjet një modeli matematikor që duke respektuar këto ritme të prekjes nga tuberkulozi, në vitin 2050, numri i atyre që do të humbin jetën prej këtij infeksioni mund të mbërrijë deri në 40 milion persona.
Nëse kjo do të ndodhë, tuberkulozi rrezikon të rikthehet të jetë një prej sëmundjeve më të rrezikshme në botë, ashtu si në fillimin e shekullit të kaluar. Me 40 milion fatalitete në vit, tuberkulozi do të shkaktonte më shumë vdekje se sëmundjet tumorale.Top Chanel