Sëmundja e rrallë/ 10-vjeçari bie në koma nga një dhimbje e lehtë koke

AnGeLiC

VIP
V.I.P
stop-3-3-846x445-620x326.jpg
Prindërit e një 10-vjeçari i cili vuan nga një sëmundje e rëndë që i ka shkaktuar gjendje kome, kërkojnë ndihmë për gjendjen e vështirë në të cilën ata ndodhen.

Babai i fëmijës, Gjokë Dodaj për mikrofonin e “STOP” rrëfen se si i biri nga një dhimbje e lehtë koke humbi dalëngadalë shikimin, dëgjimin, të folurën, të ecurën duke u paralizuar përfundimisht.

E si të mos mjaftonte gjendja e tyre e vështirë ekonomike, atyre u është ndërprerë edhe ndihma sociale. Kjo për shkak të një makine që iu dhurua familjes për ta përdorur mbi të gjitha për nevojat e djalit. Prindërit e 10-vjeçarit i bëjnë apel shtetit për ndihmë. Nëna e djaloshit shprehet se gjithçka është shumë e vështirë.

“S’mund t’i shërbej sepse fëmija është pothuajse në gjendje kome. E ushqejmë me shiringa, me sondë. As gojën nuk mund t’ia lagim me ujë, pasi doktori thotë se fëmija mund të mbytet me pështymën e tij. Kjo është një sëmundje shumë e rrallë”.
Shekulli
 
Titulli: Sëmundja e rrallë/ 10-vjeçari bie në koma nga një dhimbje e lehtë koke

Shpresoj shume, te gjejn nje zgjidhje, Allahu u ndihmoft
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top