“Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Arfenilla

Themelues i Forumit

foto.php

Shtimi i “selfieve” me celularët modernë, ose më thjesht, foto vetes ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të individit, që fokusohet tek mania e personit me dukjen e tij.

Sipas psikiatrit David Viel, dy nga tre pacientët që e kanë vizituar me çrregullim disformik të trupit (mendime negative për dukjen - v.j.) - që nga dalja e kamerave në celularë - kanë kompulsione që vazhdimisht i cojnë të bëjnë dhe të postojnë “selfie” në rrjetet sociale.

"Terapia konjiktive biheviorale përdoret për të ndihmuar pacientët për të njohur arsyet për sjelljen e tij kompulsive dhe për të mësuar pastaj për ta zbutur atë”, tha ai për ‘The Mirror’.

Një adoleshent britanik u përpoq të vetëvritej pasi nuk arriti të bëjë “selfie” të përsosur. Danny Bowman u fiksua me pozat perfekte, për çka kaloi 10 orë në ditë duke bërë 200 “selfie”. 19-vjeçari humbi rreth 14 kilogramë, e la shkollën dhe nuk doli nga shtëpia për gjashtë muaj, në kërkimin e tij për foton e duhur. Ai bënte 10 fotografi, menjëherë pasi zgjohej. I frustruar nga tentativat për ta bërë imazhin që donte, u përpoq ti marrë jetën vetes me një mbidozë, por fatmirësisht u shpëtua nga nëna.

"Vazhdimisht isha në kërkim të bërjes së ‘selfieve’ perfekte. Dhe, kur kuptova se nuk mundesha, doja të vdisja. I humba miqtë, edukimin tim, shëndetin tim e gati edhe jetën”, tha ai për “The Mirror’.

Adoleshenti besohet të jetë i pari që iu nënshtrua terapisë për të trajtuar varësinë teknologjike, çrregullimin obsesivo-kompulsiv.

Një pjesë e trajtimit të tij në Spitalin Maudsley në Londër përfshinte largimin e iPhonet në intervale prej 10 minutave, gjë e cila shtohej në 30 minuta e pastaj një orë.

"Ishte torturë për të filluar me këtë, por e dija se duhet bërë nëse dua të jetoja”, tha ai.

Zyrtarët e shëndetësisë publike në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan se është sëmundje varësia ndaj mediave sociale, si Facebook-u dhe Twitter-i, dhe se 100 pacientë kërkojnë trajtim për çdo vit.

Manifestimi online i narcizmit mund të jetë diçka si strategji e vetëprezantimit për të kompensuar vetëvlerësimin e ulët. Por, kur këto përpjekje përforcohen dhe shpërblehen nga të tjerët, ata përjetësojnë deformimin e realitetit dhe konsolidojnë iluzionet narcisoide.

Varësia nga “selfiet” ka alarmuar edhe profesionistët e shëndetit në Tajlandë.

"Për t'i kushtuar vëmendje fotografive të publikuara, për të parë se kush i sheh, kush i pëlqen apo kush i komenton, duke shpresuar që të arrihet numri më i madh të ‘like-ve’... kjo është simptoma se ‘selfiet’ shkaktojnë probleme”, thotë Panpimol Wipulakorn, duke shtuar se këto sjellje mund të shkaktojnë në të ardhmen probleme të trurit, veçanërisht ato të ndërlidhura me mungesën e vetëbesimit.

Fjala "selfie" u zgjodh si "Fjala e Vitit 2013", nga Oxford English Dictionary. Ajo është kornizuar si "fotografi që dikush ia bënë vetes, në mënyrë tipike me një smartphone ose webcam, dhe që ngarkohet në faqet e internetit të mediave sociale”.Lajmi(BW)
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Sa shume fjale per ca foto :D

Qe kur doli kjo:
large.gif


Selfie sikur u shpik kur ishte me kohe, shoqet e mia jane te obsesionuara e skuptoj pse :D
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Dakort me Nickun...i paskan hy shume thelle ksaj pune. Une edhe nqfse bej noi selfie tek tuk e bej per qejfin tim dhe se s'kam fotograf personal te merre me tu, se bej se me mungon vetevleresimi dhe pres liket dhe aprovimin e te tjerve. S'mund te quhet semundje nje veprim kaq i pafajshem si selfie.
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

O_o... ou? dhe kete e thane? Me duket se duan te ulin figuren tone kot si koti, Lol...

Nejse se di pse e bejne te tjeret, por une e bej ateher kur skam dikend afer qe te shkrepe per mua, ose kur kam por kam bezdi tu kerkoj ndere, Lol... Keto kohet e fundit i kam shtuar shume keto selfiet (para ca javesh mora vesh qe quhen selfie, Lol), sepse dal cdo dit me vajzen dhe ajo merr ca pozicjone aq ne menyre te pafajshme saqe une s'lej rast pa i kapur dhe dua tjem dhe un ne foto me te :D...

p.s. argument qe s'bej pjese ne grupin e perfolur tek shkrimi eshte se nuk publikoj asnjeher foto selfie, Lol...
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Ndaj thoja une ca eshte selfie , ne gjith fb e lexoj pak a shume mbas nje foto te vendosur, pune qefi eshte por nuk e mendoj se krijon kaq shume varesi bohhh mbase te adoleshentet mund te jet pak me e theksuar mqs u pelqen me shumr sec duhet vejta :P ne pleqve na iku radha :P
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Une them qe selfishet me te medha jane nenat e reja :p
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Une them qe selfishet me te medha jane nenat e reja :p


C'ke me nenat e reja ti? Apo do te kthehesh njeher mbrapsht ne kohe? Lol..
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Hmmmmm, nje fare narcisizmi eshte edhe ky, mendoj se ka pak te vertete ne kete qe thuhet.Duhet thene ama qe pak narcisizem nuk ben keq, fundja nese nuk duam veten si mund te duam te tjeret,Natyrisht nuk jam dakord me narcisizmin si qellim ne vetvete e aq me pak mendoj se selfie eshte semundje mendore !
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore




Fjala "selfie" u zgjodh si "Fjala e Vitit 2013", nga Oxford English Dictionary. Ajo është kornizuar si "fotografi që dikush ia bënë vetes, në mënyrë tipike me një smartphone ose webcam, dhe që ngarkohet në faqet e internetit të mediave sociale”.Lajmi(BW)

Kjo qenka mjaft interesante. Shiko si e pasurojne gjuhen keta te huajt duhet ti marrim shembull.
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Tash e marre vesh une se cfare qenkemi ne anetaret e FV-se duke vene foto atje ke tema :d
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Menja kres gjo e madhe.
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Flas nga pervoja lol

Pse ka pas smart phone ne kohen tende mi :P.. Ateher as tel me nje kamer te thjesht ska pas :P...
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Un besa tu than qa a asht kjo Selvie kaq e famshme bahhhh itash po e marr vesht paska ken pune fotosh :P
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Varsia ndaj teknollogjis eshte vetem ne hapat e pare te saj.
Shume shpejt do kete kontigjente te medha njerzish te prekur nga sindroma e semundjes"teknologji".
Si nuk qenka semundje,kur statuset ne f_b,behen ushqim ditore.
Si nuk qneka semundje kur nuk shijon dot nje shetitje,te pish nje kafe te shkosh diku me shoket shoqet,dhe nuk rrind dot pa ven ne status apo pa lajmeruar ne rrjetet sociale.
Sigurisht ketu preken me rend moshat e reja,adoleshente,por jo rralle dhe mosha ta quaj me fines e pjekur pak si shume,kam para syshe ate afer te 40 e siper te 40.
Pra cdo veprim i joni real racional kur merr me shume rendesi virtuale se sa reale,ne kete pik ka gjithmon vend per tu shqetesuar psikollogjikisht se si ne po i rendisim gjerat ne botkuptimin dhe ndermjetsimin mes racionales dhe i-racionales.
Mendoj une :)
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

O Neve .. Po tashi po tja nisim nga kjo ane ... Lum ne per partine qe na solli dritat do themi :p

Sa per statuset e fb ... E vej re me shume tek ata pertej oqeanit qe e kane fixim ket gje Lol.

Soli po me aparatin e thjeshte nuk beheshin Foto mi ? :p
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

ne punen time u be edhe konkurs kush bote selfien mete bukur....sa keq qe une edhe i shoqja ime e bome me vonese dhe nuk morem dot pjese ne konkurs

por ama ne FB e hodhem dhe morem like pafund.....sa bukur aaa
 
Titulli: “Selfiet” janë narcizëm, varësi dhe sëmundje mendore

Shum paragjykues studimi...thjesht eshte nje trend i momentin, mbase jo dhe aq kalimtar meqe frontcamerave po ja rrisin cilesine e objektivit,por gjths mbetet nje trend
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top