Sekuestrohet droga e fshehur në ndihmat humanitare

Kresha

A pretty face can never trick me
Policia e Rumanisë ka konfiskuar rreth 100 kg heroin, të fshehur në një kamion me targa të Bullgarisë, i cili transportonte ndihma humanitare për Haitin.

Droga është zbuluar me ndihmën e qenve të stërvitur në kufirin rumuno-bullgar, kanë njoftuar mediat rumune.

Vozitësi i kamionit është arrestuar dhe mund të dënohet deri në 25 vjet burg.

Sipas të dhënave jozyrtare, kamioni transportonte pasta për dhëmbë, sapunë dhe pajisje higjienike në qytetin Antverpen në Belgjikë./rel/
 
Back
Top