LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Shumë njerëz ëndërrojnë të bëjnë seks në natyrë, por kjo gjë i kushtoi shumë shtrenjtë një britaniku.
Britaniku Peter Cousins, vendosi të bëjë seks me të dashurën në një fermë të largët në shkretëtirën e Nevadas.
Vendi ishte ideal, bëhej fjalë për një pishinë natyrale me ujë të ngrohtë.
Por sapo ai dhe e dashura nisën të bëjnë seks, atë e kapi një dhimbje e fortë në gjoks: Infarkt.
Qyteti më i afërt është shumë larg. E dashura del në rrugë. Një shofer kamioni ndalon, bën një telefonatë satelitore dhe ja ku vjen helikopteri, që e merr atë.
Cousins qëndroi pesë ditë në klinikë.
Kur mjekët e pyetën se si do e paguante faturën, ai mendohej se bëhej fjalë për nja pesë mijë dollarë.
Por në fund, shuma ishte tronditëse: 250 mijë dollarë.
Përpara se të nisej për udhëtim, ai nuk kishte bërë një sigurim shëndetësor.
Ai u kthye në vendlindjen e tij. Gjërat u përkeqësuan shumë pasi e dashura e la.
Por ai nuk është shumë i mërzitur, edhe pse i zhytur në borxh.
“Ky ishte ndoshta seksi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave”.
“Por ia vlente çdo shumë për të”.
mapo