Ishin ditë të gjata intervistimesh dhe Emanuela po priste për të hyrë në intervistë. Po aplikonte për menaxhere në një kompani të huaj dhe përmbushte të gjitha kriteret për të fituar vendin e punës.
Në fakt Emanuela doli shumë mirë në intervistë, madje ju komunikua që fitoi...por pas disa ditësh nga “The Boss” i huaj i kompanisë erdhi një përgjigje negative (pa arsye brenda) dhe Emanuela nuk e fitoi vendin e punës…Kaluan disa ditë dhe Emanuela më telefonoi…Mendova se dëshironte të më kërkonte ta përfshija në ndonjë pozicion tjetër vakant, por nuk ishte kështu…Emanuela më tha se “The Boss” i kompanisë që e kishte refuzuar pak ditë më parë e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar takim në orën 22:00 të shtunën, për të pasur një darkë sëbashku… Ishte e tronditur pasi telefonata nuk ishte formale…nuk kishte të bënte me pozicionin e punës, por i ishte kërkuar që të darkonte dhe të kalonte natën…. në favor të përzgjedhjes…Emanuela zgjodhi të mos e takonte dhe ishte e lumtur që nuk e kishte fituar atë vend pune!
Anjola, një vajzë e re nga Tropoja, gjatë intervisëts që kishte me mua për shefe finance në një kompani Shqiptare më tha se e kishte humbur vendin e mëparshëm të punës pasi nuk kishte pranuar ofertën për seks me pronarin… “The Albanian Boss” i kishte kërkuar të kalonin një drekë intime në një nga hotelet e plazhit të Durrësit…pasi ky i fundit ishte i martuar dhe nuk mundej në darkë…Anjola nuk kishte pranuar dhe si rrjedhojë ishte hedhur tej si leckë…Ishte e tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur dhe kishte frikë edhe ta përmendte, pasi kërcënohej se do lihej pa punë nëse do fliste me dikë…”our local network can make this possible…”. Anjola është sot e kënaqur me punën e saj të re ku i këkohet vetëm performance në punë!
Stela, një nënë e re nga Durrësi, ishte përballuar me dhunën e shefit të vet…dhuna kishte arritur deri aty sa i ishin grisur rrobat një mbrëmje pasi i ishte kërkuar të dorëzonte një raport sa më shpejt, edhe pse kjo ishte kërkuar dy orë më parë…Urgjenca e një maniaku seksual . Stela ishte larguar me rroba të grisura dhe ashtu kishte shkuar në shtëpi…nuk mundej ta denonconte…kishte frikë dhe turp…”Again the Albanian Boss” kishte fituar…
Seks në detyrë…dhunë në detyrë…femra të dhunuara…disa nuk pranojnë dhe hidhen tej…disa edhe pranojnë për bukën e gojës…
Emanuela, Anjola dhe Stela sot janë mirë, por të traumatizuara…ato janë 3 rekrutime të sukseshme në punë të reja…janë kandidate me të cilat krenohem…edhe pse morën me vete tre referenca negative nga shefat e tyre “perversë”…
“The Bosses” që po thonë poshtë e lartë “të vërtetën lakuriq me duar në xhepa” për këto vajza se gjoja provokuan vete apo se ishin të paafta janë thjesht tre derra të uritur, të zhgërryer në baltën e perversitetit të tyre…
Seksi nuk është pjesë e “Job Description” në asnjë kompani…edhe në shtëpitë publike vajzat janë të lira të zgjedhin
Njoftime.com