Love
βeℓℓe â๓e
Për të krijuar konceptin e saktë të rëndësisë së ngjyrave mund të përmendim vetëm një fakt: 60-90 për qind e idesë mbi diçka krijohet vetëm prej ngjyrave
Një nga mrekullitë e shqisës sonë të të parit është aftësia e saj për të dalluar ngjyrat. Rëndësia e ngjyrave dhe truket që fshihen pas tyre, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimet dhe arritjet e ndryshme të marketingut, por jo vetëm.
Sipas statistikave, 87 për qind e klientëve përmendin ngjyrën si nxitësin kryesor, që i shtyn ta blejnë ose jo një produkt.
Kërkuesit kanë zbuluar se në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit bëjnë një vlerësim pamor të shpejtë në 90 sekondat e para që shohin një mjedis apo produkt.
Ekspertët e marketingut shprehen se kur njerëzit blejnë diçka, 93 për qind e tyre mbështeten te pamja e jashtme e produktit, 6 për qind shohin materialin dhe vetëm 1 për qind i kushton rëndësi aromës që mban sendi.
Rreth 80 për qind e njerëzve pranojnë se i njohin më mirë markat vetëm prej ngjyrës së përdorur. Më se 50 për qind e konsumatorëve nuk e vizitojnë më një dyqan nëse ngjyra e mureve të tij nuk i ka pëlqyer.
Mendohet se reklamat me ngjyra tërheqin 42 për qind më shumë vëmendje sesa reklamat bardhezi.
Përdorimi i ngjyrave përmirëson aftësinë për të mësuar nga 55-68 për qind, aftësinë për të lexuar me 40 për qind dhe rrit me 73 për qind mundësinë e të kuptuarit të diçkaje. Ja sekretet që fshihen pas çdo ngjyre kryesore.
E kuqja është ngjyra më e preferuar e të gjitha kohërave, ndoshta sepse ajo përfaqëson një emocion shumë të fortë siç është dashuria. Ajo lidhet me pasionin dhe intensitetin e ndjenjave të ndryshme. Trëndafilat e kuq janë lulet më të shitura ditën më të veçantë të dashurisë, atë të Shën Valentinit.
Në fushën e marketingut, ngjyra e kuqe përdoret më së shumti në restorante, pasi mendohet se nxit oreksin. Siç mund ta keni vënë re, ngjyra e kuqe përdoret edhe për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve në raste ofertash apo shitjesh, sepse nxit një lloj impulsi të tërheqjes te njerëzit. E kuqja përdoret edhe për të sinjalizuar një rrezik apo urgjencë, siç është rasti i ambulancave, semaforëve dhe tabelave rrugore. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën e kuqe në logot e tyre janë: “Mc Donald’s”, “YouTube”, “Lay’s” “H&M”, “CNN”, “Nintendo”, “Red Bull”, “Toyota” dhe “Adobe”.
E verdha është ngjyra e lidhur me lumturinë dhe gëzimin. Për sytë, ajo është një ngjyrë që shkakton lodhje dhe tendosje. Sa herë që një bebe shikon ngjyrën e verdhë, ka shumë mundësi që ajo të qajë. Kjo ngjyrë nxit komunikimin dhe stimulon sistemin nervor.
Në fushën politike e verdha përfaqëson liberalët. Në marketing, ajo është sinonim i rinisë dhe optimizmit. Përdoret në reklama apo në vitrina për të tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Ngjyra e verdhë nënkupton qartësinë dhe pastërtinë.
Kompanitë që përdorin ngjyrën e verdhë janë: “CAT”, “IMDB”, “National Geographic”, “DHL”, “Nikon” dhe “Shell”.
Bluja është e lidhur me paqen dhe ujin. Pëlqehet më së shumti nga meshkujt dhe prezanton qetësinë e kthjelltësinë. Fakti interesant për ngjyrën blu është se ajo parandalon urinë. ثshtë një ngjyrë gjithnjë e pranishme për njerëzit, pasi është ngjyra e qiellit dhe e detit. Nga pikëpamja psikologjike, bluja rrit produktivitetin dhe për këtë arsye përdoret më së shumti në zyra.
Në politikë, ngjyra blu është përfaqësuese e atyre me pikëpamje konservatore dhe përdoret më së shumti nga partitë demokratike të shteteve.
Në marketing, ngjyra blu përdoret për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë sa më qetësuese. Markat e njohura e përdorin ngjyrën blu në produktet e tyre, pasi ajo rrit sigurinë dhe besimin.
Kompanitë që përdorin ngjyrën blu janë: “Facebook”, “Twitter”, “Pepsi”, “Word”, “Ford”, “Skype”, “Dell” dhe “Walmart”.
Portokallia është ngjyra që lidhet me entuziazmin dhe ekzaltimin. Reflekton ngrohtësi dhe përdoret për të dhënë paralajmërime.
Në pikëpamje politike, portokallia paraqet Vendet e Ulëta dhe familjet e tyre mbretërore. Në marketing, portokallia është simbol i agresionit, nxit ndërmarrjen e veprimeve si blerja dhe shitja, mendohet se i shkakton impulse të shumta blerësve dhe përfaqëson markat miqësore, të gëzuara dhe të besueshme.
Kompanitë që përdorin ngjyrën portokalli janë: “Amazon”, “Mozilla Firefox”, “Fanta” dhe “Harley-Davidson”.
E gjelbra është një nga ngjyrat më të pëlqyera dhe më qetësuese. Ajo lidhet me shëndetin dhe natyrën. Ngjyra e gjelbër simbolizon edhe paratë. E gjelbra parandalon dhembjet e stomakut tek punëtorët që punojnë në një mjedis të gjelbër dhe ul ndjeshëm nivelin e depresionit. Kjo ngjyrë përdoret tek syzet e natës, pasi syri ynë është shumë më i ndjeshëm për të dalluar forma nën efektin e së gjelbrës.
Nga pikëpamja politike, ajo lidhet me ambientalistët. Në marketing përdoret për të dhënë ndjesinë e qetësisë, shëndetit dhe mendohet se përçon mesazhe ****uale. Prej shumë kohësh është simbol i pjellorisë. Kompanitë që përdorin ngjyrën e gjelbër janë: “XBOX”, “John Deere”, “Android”, “Land Rover” dhe “Excel”.
Vjollca është ngjyra që përfaqëson më së miri shëndetin, suksesin dhe diturinë. Për shkak se shumë mbretër preferonin ngjyrën vjollcë për veshjet e tyre, nga pikëpamja politike, ajo përfaqëson mbretërinë.
Në marketing vjollca përdoret për produktet që reklamojnë bukurinë dhe luftën ndaj plakjes. Ajo i transmeton klientit rehatinë dhe qetësinë. Në marka të njohura, ngjyra vjollcë përdoret për të nxitur imagjinatën, krijimtarinë dhe mençurinë. Një nga kompanitë më të njohura që përdor këtë ngjyrë është “Yahoo”.
G.Shqip