Sekretet e më të fortëve të botës

loyalx

Muslim
Sekretet e më të fortëve të botës, çfarë fshehin Merkel, Bler, Putin e të tjerë


Ato kanë drejtuar e drejtojnë shtetet më të fuqishme të botës. Ato kanë shërbyer si personifikim i forcës dhe pushtetit. Jemi mësuar t'i shohim na marrëdhënie diplomatike, ndërkohë që pas postit të tyre ato janë njerëz si gjithë të tjerët, me dobësitë e sekretet njerëzore.
Kush e dinte se presidenti Theodore Roosevelt, "njeriu i brishtë" ishte në gjendje të vriste një luan mali vetëm me një thikë. Ndërkohë një prej pasardhësve të tij, Bill Clinton-it nuk i duhet të luftojë me luanë mali, por i duhet të përballet më më shumë se një alergji. Ai ka alergji nga bifteku, qumështi, macet e poleni.

ثshtë ironike ajo që ka ndodhur me Angela Merkel, kancelaren aktuale të Gjermanisë, e cila u rrit në pjesën lindore të këtij vendi. Ndërkohë që ajo ka refuzuar të bashkëpunojë me "Stasi-n" për të dhënë informacione për bashkëmoshatarët e saj, nga ana tjetër policia sekrete e ka konsideruar si "fjalamane" dhe që s'mbante dot sekrete. Por refuzimi i saj i guximshëm do ta kthente atë në të dyshuar dhe do ishin moshatarët e saj, të cilët ajo s'kishte pranuar t'i spiunonte që do vëzhgonin me kujdes sjelljen e saj, për të raportuar më vonë. Sekretet e një prej njerëzve më të pushtetshëm të Italisë, Silvio Berlusconi i ka bërë të ditura pikërisht bashkëshortja e tij. Në një libër kujtimesh ajo është shprehur se Berlusconi flet në gjumë dhe ka dobësi të madhe për Napoleon Bonapartin.
Madje ai ka një koleksion të tërë me statuja qeramike të Bonapartit. Ky fakt, i bërë publik nga e shoqja, ka bërë që shpesh herë Berlusconi të shfaqet në faqet e gazetave i pikturuar me çizmet dhe kapelen e Napoleonit.
Një sekret më të madh ka ruajtur për shumë vite të jetës së tij, ish-presidenti i Francës, Francois Mitterrand. Ai ka arritur të bëjë një jetë të dyfishtë dhe jo vetëm gjatë kohës që ishte president. Përveç bashkëshortes së tij, ai ka pasur dhe një të dashur dhe një vajzë të paligjshme, e cila u bë publike pas vdekjes së tij. Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder edhe pse ka qenë drejtues i një prej shteteve më të fuqishme ekonomikisht në botë, kur ka qenë i vogël ka jetuar në varfëri të skajshme.
Kjo ishte arsyeja që sipas tij, fëmijët e tjerë nuk pranonin të luanin me të. Ndërsa Tony Blair mbart sekrete estetike, të cilat kur u zbuluan i irrituan taksapaguesit e Anglisë.
Kjo për arsye se u zbulua se ai shpenzonte 3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre. Sipas mediave britanike, sekreti i lëkurës së shëndetshme të Tony Blair është fakti se ai shpenzon dy herë më shumë se një femër me të ardhura mesatare në Angli.
Ndërsa një ndër sekretet e vogla të presidentit misterioz të Rusisë, Vladimir Putin është se mund të flasë gjithë dialektet e gjuhës gjermane.




Bill Clinton
Alergjitë e një ish-presidenti

Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001. Bill Clinton është presidenti i tretë më i ri në moshë pas Theodore Roosevelt dhe John F. Kennedy.

Silvio Berlusconi
Kryeministri që flet në gjumë

Silvio Berlusconi ka qenë shpesh herë protagonist nëpër media për shkak të deklaratave të ndryshme që nuk janë konsideruar si korrekte. Ai gjithnjë shfaqet plot vetësiguri në publik, por bashkëshortja e tij Veronica Lario ka rrëfyer se Berlusconi ka disa sekrete të vogla, ndër të cilat njëri është fakti se ai flet në gjumë dhe tjetri, dëshira e tij për të koleksionuar figurina të Napoleon Bonapartit. Bashkëshortja e tij gjithashtu e ka përshkruar saktësisht koleksionin e Napoleonëve prej qeramike të bashkëshortit të saj duke konfirmuar fiksimin e tij me udhëheqësin francez.

Francois Mitterrand
Presidenti që mbajti dy familje

Presidenti i Francës, Francois Mitterand, i cili tashmë nuk jeton më, gjatë presidencës së tij kishte një jetë të dyfishtë. Përveç bashkëshortes, ai kishte dhe një të dashur, nga e cila pati një vajzë të paligjshme. Sidoqoftë, edhe pse një pjesë e shtresës së lartë të Parisit e dinin një gjë të tillë, askush s’e mori mundimin t’ia bënte të ditur publikut këtë fakt. Ishte vdekja e tij që do ta zbulonte krejt hapur këtë fakt. Gjatë funeralit të tij, të pranishme ishin dy gratë e jetës së tij, bashkëshortja dhe e dashura shoqëruar nga vajza, Mazarine Pingeot, për të cilën zonja Mitterrand është shprehur se i shoqi e donte pa masë.

Angela Merkel
I ka rezistuar presionit tw Stasit

Angela Merkel është kancelaria e parë që vjen nga ajo pjesë e vendit që dikur ishte Gjermania Lindore. Si qindra mijëra të rinj të Gjermanisë Lindore, kur ajo ishte një vajzë e re ajo ka qenë pre e përpjekjeve të policisë sekrete “Stasi” për t’u bërë pjesë e saj dhe për të dhënë informacione për bashkëmoshatarët e saj. Merkel ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë. Ironia qëndron në faktin se më pas janë shfaqur informacione sipas të cilave “Stasi” pretendonte se ajo ishte mjaft “fjalamane” dhe nuk mund të mbante sekrete. Por sidoqoftë, të kundërshtoje “Stasi-n” në atë kohë kërkonte një guxim të madh, që jo kushdo mund ta kishte.

Gerhard Schroeder
E refuzonin se ishte i varfër

Gerhard Schoeder ka qenë krye të një prej shteteve më të fuqishme ekonomikisht të botës. Por kur ka qenë i vogël, ai s’ka jetuar aspak mirë për sa i përket gjendjes financiare. Ai është rritur nga e ëma në varfëri të plotë dhe ka pranuar se ishte aq i varfër dhe i paveshur mirë, saqë fëmijët e tjerë refuzonin të luanin me të. Kur ishte i ri ai i premtoi nënës së tij se një ditë ai do të mbërrinte në derën e saj me Mercedes. Ai e mbajti premtimin pasi studioi për drejtësi në një shkollë nate dhe ndërkohë që punonte në dyqanin e një tregtari hekurishtesh.

Tony Blair
3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre

Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë gjatë dhe pas detyrës së tij si kryeministër, Tony Blair gjithnjë ka qenë mjaft popullor dhe rrallë herë ka qëndruar larg kopertonave të mediave. Për të janë botuar mjaft fakte të panjohura e të njohura më parë, që prej rinisë së tij të hershme kur aspironte të bëhej një yll roku. Ndërsa një prej sekreteve më pikante është fakti se ai shpenzon pothuajse 3 mijë dollarë në muaj për kremra fytyre dhe nxirje artificiale. Sipas një të përditshmeje britanike, sekreti i lëkurës së shëndetshme të Tony Blair është fakti se ai shpenzon dy herë më shumë se një femër me të ardhura mesatare në Angli.

Vladimir Putin
Njeh gjithë dialektet e gjermanishtes

Presidenti rus është konsideruar gjithnjë si një njeri misterioz.
Kjo i atribuohet faktit se ai ka qenë agjent i KGB-së, por herë pas herë dalin në dritë sekrete që zbardhin jetën dhe karakterin e presidentit rus. Që rrallë buzëqesh, është e dukshme. Gjithashtu është i njohur fakti që ai e njeh mirë gjuhën gjermane, por është i habitshëm fakti se ai gjithashtu njeh të gjitha dialektet e kësaj gjuhe. Gjithashtu një ndër faktet jo shumë të njohura të presidentit rus është dhe rripi i zi që ai mban në sportin e tij të preferuar, xhudo.

Condoleezza Rice
Pasioni i “gruas së hekurt” për “Casablanca”.

Cilësohet si një femër e hekurt. ثshtë e vështirë për të parashkuar preferencat e një personi që e sheh të veshur gjithnjë me kostumin diplomatik. Ndaj ngjan i çuditshëm fakti se filmi i saj i preferuar është “Casablanca” dhe e sheh atë “sa herë më jepet mundësia”. “Më pëlqen gjithçka nga ai film. ثshtë filmi im më i preferuar”, është shprehur Rice. Përveç kësaj Rice është shprehur njëherë se puna e ëndrrave të saj është anëtare komisioni e Ligës Kombëtare të Futbollit. Sipas saj kjo punë do të ishte shumë interesante sepse futbolli është një lloj sporti që bashkon njerëzit e gjithë shtresave shoqërore.

Dwight D. Eisenhower
S’i lejonin qenin në Shtëpinë e Bardhë

Një prej sekreteve të presidentit të 34 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dwight D. Eisenhower nuk kishte të bënte personalisht me të, por me qenin e tij. Qenit i ndalohej të hynte në Shtëpinë e Bardhë pasi kreu nevojat personale në dhomën e pritjeve diplomatike. Eisenhower, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë. Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet.

Theodore Roosevelt
Presidenti që ka vrarë luanin me thikë

ثshtë fakt i njohur që Theodore Roosevelt ishte i pasionuar pas gjuetisë. Por ai donte akoma më shumë qentë e tij. Në një rast kur luanët e malit në SHBA sulmuan qentë e tij ai vrau një prej tyre vetëm me një thikë. Në mars të vitit 1909, gjatë mandatit të tij të dytë, Roosevelt u nis për një ekspeditë gjuetie në Afrikë. Ai gjuajti atje për mostra që shërbenin për institutin “Smithsonian” dhe për Muzeun Amerikan të Shkencave të Natyrës në Nju Jork. Skuadra e tij përfshinte shkencëtarë dhe udhëhiqej nga gjuetari i famshëm Frederick Selous. Gjatë kësaj ekspedite u vranë 111,397 kafshë.

William Howard Taft
Presidenti 150-kilogramësh

Taft përshkruhej si një president i rrumbullakosur nga shëndeti. Por pesha e tij reale kur u zgjodh president ishte 150 kilogramë, që i bie më shumë se një bebe elefanti. William Howard Taft ishte presidenti i njëzet e shtatë i SHBA dhe lider i krahut progresist konservativ të partisë Republikane. Ai ishte gjithashtu një pionier në fushën e të drejtave ndërkombëtare dhe një avokat i patundur i paqes në botë duke u anuar nga pacifizmi. Ai ishte gjithashtu pinjoll i një familjeje të njohur politikane në Ohajo, familja Taft. Miku i tij më i ngushtë ishte paraardhësi i tij, Theodore Roosevelt.

Harry S. Truman
Në moshën 18-vjeçare kishte lexuar gjithë librarinë

Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. ثshtë fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave. Harry Truman ka qenë presidenti i tridhjetë e tre i SHBA dhe u bë president i vendit, kur presidenti aktual Franklin D. Roosevelt u nda nga jeta.


Tirana Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top