Sekrete që u morën në varr.

Lauri

Anunnak
Sekrete të rrezikshme që u, derguan, në varr

Shumë njerëz që janë interesuar për problemin e UFO-ve apo që kanë pasur vetëm fatin e keq që të kenë qenë dëshmitarë të pafajshëm lidhur me jashtëtokësorët, kanë vdekur në mënyrë misterioze

Kush janë me të vërtetë "Njerëzit me të Zeza"

Shumë njerëz që janë interesuar për problemin e UFO-ve apo që kanë pasur vetëm fatin e keq që të kenë qenë dëshmitarë të pafajshëm lidhur me jashtëtokësorët, kanë vdekur në mënyrë misterioze. Lidhur me këtë argument, ufologu i njohur John Keel pohoi: "Një prej problemeve që më ka penguar gjithmonë gjatë investigimit tim që të rishqyrtoj çështje të kaluara ka qenë vdekja e parakohshme (në një kohë që varion nga 6 muaj në 2 vjet maksimumi) e dëshmitarëve më të rëndësishëm ".

Shiko fotografinë 1788817

Si të shpjegohet zinxhiri i gjatë dhe tronditës i vdekjes së çuditshme së studiuesve apo e njerëzve të thjeshtë me hobin e ufologjisë që kanë rastisur të jenë dëshmitarë gjërash që as nuk duhej t'i shikonin, aq më pak t'i divulgonin? A ekzistojnë realisht misteriozët "MIB." (Men In Black), Njerëz me të Zeza, të cilët do të ndërhynin papritmas në jetën e kërkuesve apo të dëshmitarëve të thjeshtë të fenomeneve ufologjike, duke e transformuar jetën e tyre praktikisht në një ferr, duke u provokuar, jo rrallë, vdekjen? Dhe nëqoftëse po, kush janë këto qenie misterioze të veshura me të zeza? Dhe a i korrespondon të vërtetës akuza për eksperimente të frikshme të kryera në vende shumë sekrete mbi kavje njerëzore?

Fakte të qarta duket se e konfirmojnë pikë për pikë atë çka Keel tha. Janë histori të tmerrshme, të cilat fatkeqësisht në mënyrë të shpeshtë, siç do ta shikojmë, kanë përfunduar në mënyrë dramatike për njerëzit e lidhur në çfarëdo mënyre të lidhur me enigmën UFO, nën një gur varri sëbashku me sekretin e tyre të tmerrshëm. Ufologjia është e gjitha e "stolisur" nga një zinxhir vdekjesh misterioze.

Ufologu i njohur Alfredo Lissoni, në librin e tij interesant dhe gjerësisht të dokumentuar: "UFO-t dhe CIA", shkruan: "Problemi i vdekjeve misterioze e ka ndezur gjithmonë fantazinë e ufologëve, të cilët i kanë shpjeguar si vdekje të përgatitura me art nga shërbimet sekrete. Pavarësisht se nuk ekziston asnjë provë konkrete lidhur me këtë, përveç ndonjë pranimi të ndrojtur ish-agjentësh qeveritarë me besueshmëri të pakët, është gjithashtu e vërtetë se duke filluar nga viti 1962 ufologjia filloi që të qajë pionierët e saj.

"Në nëntor të vitit 1962, ndërronte jetë Wilbert Smith, shef i projektit kërkimor kanadez Magnet; Smith vdiq papritmas, megjithë moshën e re, jo më parë se të kish zbuluar ekzistencën e një niveli supersekret amerikan, mbi CIA-n, që merrej me studimet për UFO-t; Smith u parapri me pak kohë nga Kapiteni Edward Ruppelt, investigator vetmitar i Blue Book, i mbytur nga kanceri në lule të moshës. Një fund i ngjashëm i takoi anglezit Waveney Girvan, themelues i "Flying Saucer Review", botimi më serioz dhe më i famshëm lidhur me UFO-t në botë. Në fillimet e vitit 1968 i takoi brazilianit Olavo Fontes, i cili investigoi rastin e një UFO-je të supozuar që ishte përplasur në Ubatuba të Brazilit; menjëherë i pasuar nga Gjenerali francez Ailleret, që ka humbur jetën në një incident ajror të çuditshëm, katër ditë pasi u kish deklaruar mediave se donte të krijonte një komision zyrtar dhe objektiv lidhur me disqet fluturuese. Në qershor të 1971, ndërronte jetë Profesor James McDonald, i gjetur i vetëvrarë në shkretëtirën e Arizona. Zyrtarisht kish qëlluar veten në tëmth, i stresuar nga puna e tepruar(!).

"Vrasje të paramenduara? Prova nuk ekzistojnë, por duket pikërisht se po. Jo rastësisht, të gjithë këto personazhe rezultonin veçanërisht të bezdisshëm për faktin që zinin vende kyçe për divulgimin korrekt të fenomenit UFO. Qenë njerëzit më të informuar, më të akredituar dhe mbi të gjitha më të dëgjuarit...".

Por le të ecim me rregull. Për të dhënë një ide të vakët lidhur me këtë fenomen shqetësues, me vdekje të çuditshme, po përcjellim atë çka shkruan "Saucers Neës" lidhur me të: "Nga një sondazh i shpejtë është mundur të konstatohet se vetëm në vitin 1967, në të gjithë botën janë regjistruar 137 vdekje për incidente apo për shkaqe natyrore (sëmundje, rrëzime) njerëzish, në njëfarë mënyre të lidhur me problemin e UFO-ve, domethënë studiues, kontaktues dhe dëshmitarë!". Një numër pabesueshmërisht i lartë që të mund të flitet për vdekje të thjeshta. Do të ishte patjetër interesante të bëhej një studim statistikor në kuptimin e vërtetë të fjalës, që sigurisht nuk do të mungonte së habituri, për të mësuar sesa është rritur në ditën e sotme numri i këtyre vdekjeve të çuditshme.

Ndoshta i pari i kësaj liste tragjike qe James Forrestal. Investiguesit thanë se, zyrtari i lartë i kish dhënë fund jetës në një krizë çmendurie. Edhe për vetëvrasje, të kryer me gazin e shkarkimit të makinës, folën investiguesit pas një hetimi të ngutshëm për të shpjeguar vdekjen e astrofizikanit Morris K. Jessup të ndodhur me 20 prill të vitit 1959 në Dade të shtetit California. Studiuesi dhe kërkuesi Franco Ossola, në një artikull interesant me titull "Vdekjet misterioze", përcjell veç të tjerash atë që deklaroi lidhur me këtë vdekje të çuditshme Thimothy Green Beckley: "misteri i vdekjes së Morris K. Jessup është një prej vdekjeve më të çuditshme dhe më alarmuesit e të gjithë ndodhisë ufologjike. Vdekja e tij, zyrtarisht e përcaktuar si "vetëvrasje", është debatuar dhe vazhdohet të debatohet akoma sot nga të gjithë kërkuesit si puna e tij të përkushtuar ndaj okultes që e njihnin personalisht... Në fakt, është shumë i përhapur dyshimi... se edhe Jessup ka marrë frikësimet e MIB, atyre njerëzve misteriozë me të zeza që qysh nga fillimet e ufologjisë i kërcënojnë me heshtje protagonistët e kërkimit... Domethënë, Jessup i ishte afruar zgjidhjes së mistereve më të mëdha se vetja dhe ndaj të cilave nuk ishte e ligjshme të kishte akses?".

Por kush janë "Njerëzit me të Zeza"?

Në librin e tij të sipërpërmendur, Lissoni tregon: "Sipas botuesit dhe kontaktuesit Alfred Bender, njerëz rigorozisht të veshur me të zeza kokë e këmbë, me xhaketë, kollare, kapele dhe me dukje orientale, do të dëfreheshin, duke shëtitur nëpër botë për të frikësuar UFO dëshmitarët. Bender... gjeneroi dy shkolla mendimi: më tradicionalja ishte e bindur se "men in black", njerëzit me të zeza, qenë alieno kërcënues që nuk donin të mësohej për ekzistencën sekrete të tyre (stereotip i rishfaqur në ufologjinë folkloristike të viteve Nëntëdhjetë, mbi "xhuxhët e hirtë" të fshehura në baza sekrete nëntokësore); shkolla e dytë mendonte se MIB-ët qenë në realitet agjentë sekretë që bezdisnin dëshmitarët. Për vite të tëra kemi menduar se, historia e MIB-ve ishte një legjende ufologjike e thjeshtë, por, në këtë periudhë të fundit, shumë të dhëna duket se konfirmojnë ekzistencën e këtij grupi".

Kurse disa kërkues janë në fakt të bindur se, Njerëzit me të Zeza janë në realitet jashtëtokësorë. Do të ndërhynin për të ndaluar denoncimin e fakteve të tmerrshme, të përgatitura në bashkëpunim me qeverinë. Ata do të rrëmbenin individë për eksperimente ndaj racës njerëzore me mizori të padëgjuar. Roberto Pinotti përcjell teorinë e John Lear, që ka kryer misione për llogari të CIA-s dhe që, veç të tjerash është i biri i William P. Lear, ish-kandidat për Senatin i shtetit Nevada. Shpjegon Pinotti se, sipas teorisë së John Lear, jashtëtokësorët do të kryenin mbi subjektet e rrëmbyer një seri të tërë eksperimentesh:

- Kontrollin biologjik të subjektit të rrëmbyer nëpërmjet futjes së një diapozitivi prej 3 milimetrash në tru nëpërmjet të çarës hundore...

- Ngulitjen e sugjestionimeve pashipnotike për të realizuar një aktivitet specifik, ndoshta edhe të tepruar, për një periudhë kohore që shkon nga 2 deri në 15 vitet e ardhshme. Mendjet më të mira shkencore nuk kanë qenë në gjendje që ta përcaktojnë natyrën e aktiviteteve të tilla.

- Vrasjen e disa subjekteve për t'i përdorur trupat si burim materiali biologjik, specifikisht si ushqim.

- Vrasjen e disa individëve, që për të Hirtët (racë aliene shumë e avancuar e mbiquajtur EBE, domethënë Entitete Biologjike Jashtëtokësore dhe të quajtur të Hirtë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, shënimi im.) përfaqësojnë një kërcënim ndaj ndjekjes së aktiviteteve të tyre.

- Të kryejnë eksperimente inxhinierie gjenetike.

- Të fekondohen femra njerëzore dhe t'u shkurtohet shtatzania për të siguruar krijesat e lindur nga kryqëzimi i të dy racave".

Sipas kësaj teorie, Njerëzit me të Zeza do të avanconin një program dizinformacioni dhe censure, për të mbuluar infiltrimin e tyre në qendrat kyçe të pushtetit politik dhe për të fshehur eksperimentet e tyre të përbindshme me banorët e Tokës. Lidhur me këtë, në një artikull interesant me titullin "Njeriu që dinte shumë, Pinotti shkruan: "Sipas thënies së Bender, "Men in Black" qenë qenie jashtëtokësore që vepronin në Tokë. (...). Jashtëtokësorët e Bender nuk qenë "vëllezërit kozmikë" e preokupuar për të ardhmen dhe të dëshiruar që të na ndihmonin për ta shpëtuar nga vetëshkatërrimi. Në të kundërt, qeniet e zbuluara ufologut të Bridgeport në shtator të 1953 i qenë paraqitur si emisarë të një strukture operative aliene në kuptimin e vërtetë të fjalës në mesin tonë, që kishte finalitete sigurisht jo altruiste. Përkundrazi. (...). Pamja fizike e këtyre krijesave ishte e tmerrshme për ne. Pasi i ka parë si qenë në realitet, Bender i përshkruan mjaft të ngjashëm me "natyralen", të ashtuquajturën "bishë të Flarwooods", me një seri të tërë efektesh dytësore jo veçanërisht të pëlqyeshme për ne (për shembull, aroma e fortë sulfurore e shoqëruar me shfaqjet e tyre). Qenie jo njerëzore, jashtëzakonisht të evoluara nga pikëpamja teknologjike e mendore dhe anatomikisht krejtësisht të ndryshëm nga ne".

Të tjerë theksojnë, se MIB-ët në realitet janë agjentë qeveritarë. Pierluigi Sandonnini shkruan: "Në Shtetet e Bashkuara, dëshmitarët më racionalë presupozojnë se "njerëzit me të zeza" që i kanë vizituar ishin pjesë e stafit të shërbimeve të sigurisë të Air Force. Për të thënë të vërtetën, në rreth gjysmën e rasteve si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit me të zeza do të kërkonin që t'u provonin dëshmitarëve se kanë një identitet institucional. Vetëm se asnjë organizatë qeveritare nuk e ka konfirmuar ndonjëherë se këta vizitorë të çuditshëm qenë agjentë të tyre".

Për hir të së vërtetës, ekziston edhe një hipotezë tjetër lidhur me MIB-ët. Ja se çfarë tregon Sandonnini lidhur me këtë: "Midis viteve 1965 dhe 1967, pati një valë të re aktivitetesh të "njerëzve të zinj" në Shtetet e Bashkuara. John Keel shkroi me bollëk në librat e tij, "Operation Troyan Horse" dhe "The Mothman Prophecies". Në shumë qytete të shteteve Ohio dhe West Virginia u panë drita të çuditshme dhe entitete aliene në një numër alarmant, ashtu siç u verifikuan vizita nga ana e "njerëzve me të zeza". Vetë Keel rrëfen përvoja takimesh natën me këto entitete. Ai zhvillon një vizion të tijin, të themi "heretik", sipas të cilit nuk do të ishin alienë në anije ata që u bënin vizitë dëshmitarëve, por do të bëhej fjalë për manifestime demoniake...".

John Lear dhe Milton W. Cooper kanë denoncuar fakte vërtet tronditëse, domethënë që planeti ynë është nën pushtetin e një "Qeverie Hije", e cila në fshehtësi kontrollon narkotrafikun, përhap epidemi si AIDS-i për qëllime eksperimentale e kontrolli dhe kryen paudhësi të tjera. Në New Mexico dhe në Nevada do të ekzistonin baza shumë sekrete ku do të hartoheshin këto programe mizore. Kush është vënë në kontakt me njerëzit me të zeza i ka përshkruar gjithmonë kështu: "Individë të veshur krejt me të zeza dhe me syze të errëta; gjithçka është në kontrast me këmishën ngjyrë të bardhë qumështi".

Kështu, do të ishin MIB-ët misteriozë ata që jo vetëm "vetëvrasin", por edhe që shkaktojnë çmenduri të papritur, infarkte vdekjeprurës, sëmundje apo incidente me vdekje ndaj studiuesve të ufologjisë dhe dëshmitarëve të thjeshtë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, kishin zbuluar sekrete të rrezikshme lidhur me alienët?

Ja disa shembuj domethënës të këtyre vdekjeve të çuditshme. Dy kërkues, një ish-anëtar i Komisionit Qeveritar amerikan lidhur me Hetimet e UFO-ve, Edward J. Ruppelt, dhe tjetri, Waveney Girvan, Drejtor i revistës angleze "Flying Saucer Review", vdiqën nga një infarkt kardiak i papritur, i pari në vitin 1961 dhe tjetri në vitin 1962. Edhe vdekjet e tyre ngjallën jo pak dyshime në ambientet ufologjike. U kujtua edhe se Ruppelt kishte premtuar rrëfime shqetësuese, por në mënyrë të papritur, në momentin e publikimit të akuzave, arriti deri aty sa të ndërrojë rrugë, duke deklaruar se ufologjia ishte vetëm një grumbull budallallëqesh. Jo pak kolegëve dhe miqve ju duk se, Ruppert ishte frikësuar për vdekje nga dikush. Majori Donald E. Keyhoe futi në valle njerëzit me të zeza. Misteri mbeti i pazgjidhur.

Wilbert Smith, inxhinier përgjegjës i Project Magnet, një projekt kërkimi ufologjik kanadez, vdiq papritmas të njëjtin vit. اfarë kish zbuluar inxhinieri gjatë investigimeve të tij? Edhe në rastin e tij u fol për shumë mistere të lidhur me vdekjen e papritur. Viti 1962 pa edhe vdekjen e papritur të Gloria Lee Byrd, kontaktuese e famshme kanadeze, e ndodhur në një gjendje pothuajse çmendurie. Akoma për vetëvrasje u fol për Douglas Hancock, kur policia i zbuloi kufomën në shtëpinë e tij në Redland (shteti South Dakota). E kotë të thuash, që edhe për fatkeqin Hancock u tha se, investigimet kishin qenë shumë të ngutshme. Shumë dyshime mbetën për këtë rast, përveç pabesueshmërisë së atyre që e njihnin mirë ufologun.

Një tjetër vdekje misterioze qe ajo e arkeologut hapësinor dhe e shkrimtarit Georges Hunt Williamson, e ndodhur më 1965, ndërsa studiuesi, në shpella të thella jugamerikane, kërkonte prova të disa supozimeve të tmerrshme të tij. اfarë gjeti në ato vende Williamson, që veç të tjerash gëzonte miqësinë dhe vlerësimin e George Adamski? E njëjta gjë edhe për Raymond Bernard, teksa ishte në kërkim të diçkaje shumë të rëndësishme për të në territorin misterioz të Amerikës së Jugut. Ajo që gjeti i kushtoi jetën? Nuk do ta kemi asnjëherë këtë përgjigje.

Në të njëjtin vit, në një çmendinë, u gjet trupi pa jetë i kërkueses ufologjike Della Larson. Edhe në këtë rast u fol për vetëvrasje, por, si zakonisht, u ngritën shumë kritikë për punën e specialistëve. Miqtë e gruas kujtojnë se studiuesja, e shtruar atje për një ezauriment nervor, kish humbur qetësinë kur kish gjetur provat, kështu pohonte zonja, se qenie aliene mizore kishin zbritur në planetin tonë. Konfirmimet tronditëse të saj, Della Larson i mban me vete në varr. Një tjetër vetëvrasje me shumë pikëpyetje qe ajo e gazetarit dhe ufologut Damon Runion jr., i cili u gjet kufomë më 14 prill të 1969. Të njëjtin vit ngjalli një bujë të madhe në ambientet ufologjike australiane edhe vdekja misterioze e Bernard Cox. Në këtë listë mortore gjejmë akoma H. T. Wilkins, Mark Probert, R. Loftin, C. Maney; F. Halstead; R. Holland; C. Roberts; W. Miller, etj. etj. Shumë të vdekur për t'ia atribuuar rastësisë dhe lista është akoma shumë e gjatë.

Në artikullin e tij të sipërpërmendur, Franco Ossola, vazhdon me një konstatim shumë interesant. Ai shkruan: "Disa personazhe që kanë bërë historinë e ufologjisë kanë vdekur ditën e 24 qershorit - natyrisht në vite të ndryshme - datë e përvjetorit të shikimit historik të Kenneth Arnold (24 qershor 1947, shënimi im.), që i dha rrugë investigimit ufologjik zyrtar. Kujtojmë kështu disa emra që i përkasin kësaj liste shumë speciale. Frank Scully, gazetar dhe shkrimtar amerikan, ... vdekur më 24 qershor 1964. Frank Edwards...; kontaktistët anglezë Arthur Bryant... e Richard Church... më 24 qershor 1967. Dy vjet më pas, qe radha e Willy Ley... ndërsa më 24 qershor 1978, ka qenë arkeologu hapësinor francez Robert Charroux...". Të gjitha këto raste vdekjesh duken se janë të lidhur me ditën e lindjes së ufologjisë moderne.

Jemi përballë fatalitetesh fatkeqe apo ndodhemi përballë një realiteti të frikshëm? Akoma një tjetër pyetje e frikshme: A mund të supozohet një lidhje midis të vdekurve që janë përmendur dhe "vetëvrasjeve" të pabesueshme të shkencëtarëve anglezë që punonin në sektorë supersekretë? Bëhet fjalë për më shumë se 20 të vdekur të dyshuar rreth projektit të Luftës së Yjeve. Alfredo Lissoni shpjegon se, "është një histori e filluar në vitin e largët 1982 dhe e vazhduar deri më 1990, dhe përfshin shkencëtarët e General Electric Company të Londrës, të ndarë në dy kompani të mëdha britanike, Plessey dhe Marconi. 25 prej këtyre kërkuesve kanë vdekur në rrethana misterioze, të vdekur apo të "vetëvrarë" me teknikat më të çuditshme dhe më groteske".

Gjëja e vetme e sigurtë është se investiguesit, edhe njëherë akoma, i mbyllën me shumë ngut hetimet, duke i arkivuar rastet si vetëvrasje. Lexoni se për çfarë "vetëvrasjesh" bëhet fjalë:

Vidmal Dajibhai, prej pak kohësh i ardhur nga Pakistani, vetëm në moshën 24-vjeçare bënte një punë jashtëzakonisht delikate. Papritmas, më 4 gusht të vitit 1986, përshkon rreth 200 kilometra me makinën e tij në drejtim të Bristolit. Ndalon, del nga makina dhe, sipas investiguesve, hidhet nga ura Clifton Bridge. Në makinë u gjetën dy gota me verë, megjithëse shkencëtari ishte krejtësisht esëll. Në njërin xhep të xhaketës së tij u gjet një teser anëtarësimi në një sekt ezoterik indian të quajtur "Anu Pam Mission". Duhet të jetë një grup vërtet shumë sekret, duke parë që as ekziston.

Ashard Sharif, një tjetër punonjës i "Marconi Defence System", edhe ai i përdorur në punë shumë sekrete, më 28 tetor shkon nga Londra në Bristol, ndalet në hyrje të një rruge të vogël dytësore, merr një litar të fortë që e kishte marrë me vete, njërën anë e lidhi me trungun e trashë të një peme, tjetrën e lidhi për fyti, pastaj u ul në makinë, ndezi motorin dhe ia dha gazit deri në fund, duke mbetur i vdekur në mënyrë të frikshme. Në makinë u gjet një audiokasetë, në të cilën Sharif kish regjistruar diçka. Policia nuk e zbuloi asnjëherë përmbajtjen e saj.

26-vjeçari Avtar Singha-Gida, që ishte i punësuar në një kompani të Marconit, është zhdukur pa lënë gjurmë. Verdikti i investiguesve është: vetëvrasje. Trupi i Singha-Gida nuk është gjetur kurrë. Një shkencëtar tjetër, David Sands, punonjës i Erasmus i lidhur me Marconin, më 30 mars të vitit 1987 në mënyrë të pashpjegueshme shkel pedalin e gazit të makinës së shpejtë të tij dhe përplaset me një shtëpi të pabanuar. Makina ishte plot me bidona me benzinë.

Një tjetër "vetëvrasje" shumë e veçantë është ajo e Trevor Knight, i cili mbyllet në garazhin e shtëpisë së tij, e vendos në mënyrë të përkryer makinën, sistemon një tub gome me njërën anë në kabinën e makinës dhe tjetrën të lidhur me skapamenton. Vihet për qejf në vendin e shoferit dhe pret vdekjen. Pastaj është radha e Gjeneral Brigade, John Ferry, prej pak kohësh në varësitë e Marconit. Në një pasdite të nxehtë vere kthehet me ngut në shtëpi dhe "vetëvritet" me telat e korrentit elektrik. Andrew Hall do ta lërë veten të vdesë në kabinën e makinës, duke thithur gazin e skapamentos, saktësisht siç kishte bërë Trevor Knight.

Incidente të tjera misterioze në vitet Tetëdhjetë morën jetët e Jack Wolfenden, Ernest Brockway, Stephen Drinkwater, Gerge Franks, Stephen Oke. Të gjithë punonin për agjencinë supersekrete britanike për komunikimet "GCHQ", e cila mbledh dhe përpunon sinjalet radio. Po ndalemi këtu, edhe pse lista e "vetëvrasjeve" vazhdon. Prapa gjithë këtyre tragjedive duket dora e misteriozëve MIB-ët Lidhur me këtë, në librin e tij "UFO-t dhe CIA", Alfredo Lissoni tregon: "Autorë të ndryshëm pyetën nëse vdekjet e çuditshme, në rrethana misterioze, ufologësh dhe kërkuesish (McDonald, Frank Edwards, Scully, Bryant, Church, Jessup, Wilbert Smith, Scott Rogo, Girvan, Thirouin, Ailleret) në të gjithë botën qenë vepër e atyre fantazmagorikëve MIB, të cilët Gariazzo i ka pagëzuar "silencers", njerëz që të bëjnë të heshtin. (...). Sipas gjykimit tonë modest, MIB-ët mund të jenë komandot e Majestic 12, eksponentë të zonës më intransigjente, asaj ushtarake, e vendosur që ta ruajë fshehtësinë me çdo kusht. Po ajo zonë që për vite të tëra ka kërkuar që të zhdukë informacionet e skeduara në arkivat e CIA-s".

Lissoni shkruan akoma se: "Në Amerikën e lirë ekzistojnë dy qeveri, njëra e dukshme dhe tjetra e padukshme. E para është e njohur, flasin përditë të gjitha gazetat dhe merret si model demokratik në librat e shkollës. Kurse e dyta është më sekrete, është e fshehur nën sipërfaqen e të ashtuquajturit establishment. … një mekanizëm sekret ngushtësisht i ndërthurur me të parën...". eksperti i politikës G.P.Snow, tek "Shkenca dhe qeveria", ka zbuluar: "Një prej karakteristikave më të veçanta të çdo shoqërie industriale të përparuar të kohës tonë është se vendimet themelore merren fshehurazi nga një grup i ngushtë njerëzish".

Vërtet bota kontrollohet nga një "Qeveri Hije" misterioze dhe mizore? Me titull anekdotik, si kuriozitet, Lissoni na bën akoma me dije se, "Kërkuesi francez Jimmy Guieu, në një libërth të titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata që luajnë fijet e ekonomisë dhe të politikës botërore), ka gjetur një referim për takimin e Parisit (Trialogo 41) të vitit 1989, në të cilin merrnin pjesë Hubert Curien (Ministri francez i akuzuar se kish bojkotuar kërkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac dhe Zbigniew Brzezinski. Sëbashku me disa politikanë që mblidhen në Hotel Bildeberg të Maastricht dhe që, sipas Guieu, William Cooper dhe shkrimtari Jan van Helsing (asnjë lidhje farefisnore me Drakulën), kishin urdhëruar një sinarki për të qeverisur fshehurazi të gjithë botën".

Duke u rikthyer tek të gjithë këto vdekje të habitshme është momenti që të pyesim: A ekziston ndonjë lidhje midis vdekjes së habitshme të studiuesve të ufologjisë dhe atyre të shkencëtarëve të punësuar në planet supersekrete të luftërave yjore?

ثshtë mësuar tashmë se, projekti "Lufta e Yjeve" kishte një seri më të gjerë interesash se ato të ekspozuara zyrtarisht. Objektivat e tij, pëshpëritet në rrethet e kompetentëve, shtyheshin veç të tjerash në thellësitë siderale, atje ku pulsonin sinjale inteligjente aliene. Akoma misteri jashtëtokësor që ngjyros me një të zezë të errët, si ngjyra efektive e hapësirës ndëryjore, edhe këta të vdekur e të kallur. ثshtë për t'u nënvizuar se, ashtu si për rastet e studiuesve të fenomenit UFO, "të vërtetat lidhur me vdekjet, të dhëna nga autoritetet, nuk i kanë bindur asnjëherë familjarët e viktimave dhe bile as ata që i njihnin mirë. اfarë sekretesh të rrezikshme morën në varr? Të gjitha këto histori të vdekurish janë plot me rrethana që mbivendosen, që ndërthuren, që qëndrojnë përtej çdo statistike apo lidhjeje të arsyeshme rastësie apo koinçidence. Kërkuesi, duke vazhduar të kërkojë të vërteta alarmuese në këto zona hijeje, do të gjejë vetëm fakte të tjera të tmerrshme dhe ndoshta do të vejë në rrezik vetë jetën e tij. Atëhere, cila është fytyra e vërtetë e botës tonë dhe çfarë sekretesh tronditëse ruhen në mënyrë kaq të sëmurë?
/bota sot
 
Titulli: Sekrete që u morën në varr.

Keto teorite konspirative jane ose reklamuese ose paranoike por skane baza vertetesie :)
 
Back
Top