Sejdiu mori pjesë në varrimin e Kaczynskit

agonqe

Antarë i ri
Prishtinë. Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori sot pjesë në Krakovë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski, i cili humbi jetën tragjikisht një javë më parë në aksidentin ajror në Rusi, ku vdiqën edhe bashkëshortja e tij Maria dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë të shtetit polak.

Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm edhe dhjetëra liderë nga e tërë bota.

Pjesëmarrja e Presidentit Sejdiu u përshëndet nga liderët polakë, në fjalimet e tyre në ceremoninë e varrimit të Presidentit Kaczynski.

Presidenti Sejdiu mori në meshën kryesore në Bazilikën e Shën Mërisë , si dhe në varrimin e Presidentit Kaczynski në Pallatin Wawel.

Presidenti Sejdiu u takua dhe u shprehu ngushëllime familjarëve të Presidentit Kaczynski, si dhe udhëheqësve kryesorë të shtetit polak, si dhe u nënshkrua në librin e zisë.

www.zeri.info
 
Titulli: Sejdiu mori pjesë në varrimin e Kaczynskit

Korrupsioni në Kosovë, pengesë e integrimit. Kjo ka me shume rendesi se sa turizmi i vegles Sejdiu
 
Back
Top