Se heq nga mendja diten apo momentin kur...

Kam disa momente qe jane te skalitura ne memorin time, si fillim do te veçoja Hedhjen per here te pare me Parashute.
Isha i vendosur tek dera e avionit, edhe nuk ma mbante nga frika tu hidhja. Me ishin bere gishtat si morseta, por, mjaftoi nje shkelm bytheve nga instruktori, edhe e pashe veten jashte avionit ??
 
Diten qe u zgjova ne sallen e rianimacionit.
Dhe dites me pas me doktorrin fiks si ai I Dr House ?
 
Diten kur te githe, familja e gjere dhe e ngushte me lan te vetem tek varri i babait tim, pasiqe e varrosem. Ishte nje moment qe u ndjeva i vetmuar pa askend ne bote aty per aty. Ish kujdestari i klases se shkolles fillore ishte ai qe me verejti dhe erdhi me mori. Sa here shkoj tek varret, ajo skene me del para syve, toka qe eshte e gjelberuar tani, me behet me balte sic ishte ate dite, dhe tgjitha varret tjera me zhduken nga syri per nje moment, shoh vetem varrin e babait tim te ndjere, Zoti e meshirofte.
 
Jan disa dite ne jeten time qe nuk i harroj kurr. Disa jan dite te lumtura qe me kan zbukuru jeten me kan motivu te ec gjithmon para. Kam dhe data qe saher i kujtoj me dhemb shpirti nga humbja e te dashurve te mi.qe pushofshin ne paqe.
Por ne fund cdo dite eshte e bukur dhe e vecante per mu se jetoj mes njerezve te mi qe me duan dhe i du shume ?
 
Eh ka momente të trishta dhe të gëzuara ❤
Se heq nga mendja ditën kur jam bërë nënë ❤
 
  • Puç
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top