Satira e "Daily Mail": Nuk duam te behemi si Shqiperia pas daljes nga BE ..

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-04-24-20-11-08-1-1-1.jpg
“Britania do të kenë të njëjtën marrëdhënie me Bashkimin Evropian, si Bosnja, Shqipëria, Serbia dhe Ukraina në qoftë se vendi vendos të mbetet jashtë unionit evropian. Kjo deklaratë e Sekretarit britanik të Drejtësisë, Michael Gove, ka krijuar polemika në Britani, mbi fatin e kësaj të fundit nëse del nga BE.

Kritika të shumta ka pasur veçanërisht krahasimi me vendin tonë, që sipas Gove, është një frymëzim për Britaninë, nëse ajo del nga BE-ja. “Shqipëria është një shtet i varfër në Ballkan, që po përpiqet të shpëtojë nga trashëgimia e komunizmit mizor, krimit dhe korrupsionit. Britania, nga ana tjetër, është një prej vendeve më të pasura të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nëna e demokracisë”.

Kështu shkruante sot “Daily Mail” në një shkrim përmes të cilit e quan qesharak propozimin e paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove.

“Daily Mail” dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.

Përmes një reportazhi të bërë në Shqipëri, tabloidi britanik solli si shembull jetën e një fshatari në Gërdec, që kërkon të shesë një kafshë pune dhe përfundon në Ndroq, te banorët që shesin fruta në rrugën nacionale.

“E pyeta Qemalin nëse vendi i tij mund të shërbente si model për Britaninë. Ai më pa nëse isha e çmendur dhe pastaj mu përgjigj. “Kjo tingëllon mjaft e çuditshme. Ky vend është shumë i varfër. Situata është e dëshpëruar. Përse do të donit të na merrnit si model?”, citon fshatarin “Daily Mail”.

Por çfarë kishte parasysh Gove kur përmendi Shqipërinë?

“Ka një zonë të tregtisë së lirë që shtrihet nga Islanda në Turqi dhe të gjitha vendet evropiane kanë qasje në të, pavarësisht nëse ato janë ose jo në BE”.

Ky është mendimi i sekretarit britanik i cili sugjeron se do të ishte më mirë nëse Britania do të dilte nga BE. Por deklarata e sekretarit britanik është marrë aq seriozisht në Londër, sa që kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi “Buckingham Palace”.

Ata që janë pro Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht”.

Modeli i Shqipërisë është kthyer kështu një lloj “vizioni për të ardhmen e Britanisë”, *në qoftë se populli zgjedh për ta braktisur Brukselin në qershor”, vijon “Daily Mail”.

Shekulli online.
 
Titulli: Satira e "Daily Mail": Nuk duam te behemi si Shqiperia pas daljes nga BE ..

Sa jane ne keto halle, se qe kur hyren ne BE kercenohen me dalje, dhe sa krahasohen me ne pse nuk e shohin shtetin e vete dhe ti japin liri Skotlandes e Irlandes Veriore, apo per ate gje s'shohin, s'flasin e s'degjojne heh
 
Titulli: Satira e "Daily Mail": Nuk duam te behemi si Shqiperia pas daljes nga BE ..

Ne te shkret mbetem po shembull i keq :(
 
Titulli: Satira e "Daily Mail": Nuk duam te behemi si Shqiperia pas daljes nga BE ..

Ha

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top