Sateliti 1 tonësh kërcënon Tokën

Love

βeℓℓe â๓e
Kujdes nga qielli! Prej së shtunës dhe në 48 orët në vazhdim në Tokë mund të përplasen dhjetra kilogramë mbetjesh metalike të një sateliti 1.1 tonësh të Agjencisë Europiane të Hapësirës që ka dalë nga orbita.

satelithapesire.jpg


Në tetor, sateliti i ESA-s “Goce” shteroi të gjithë lëndën djegëse dhe tashmë vërtitën në një orbitë zbritëse në 160 kilometra distancë. Kur të zbresë në 80 kilometra, praktikisht të hyjë në atmosferë, kjo e fundit do ta shkatërrojë, megjithatë nga disa përllogaritje mund të ndodhë që në Tokë të përfundojnë disa copa dhe skenari më i keq është që ato të peshojnë deri në 90 kilogramë.

Por nuk mbaron këtu. Ajo që shkencëtarët nuk kanë mundur të përcaktojnë ende është zona se ku mund të bien këto copa, megjithatë ka të tjerë që qetësojnë duke deklaruar se shanset që copëzat e këtij sateliti t’i mbijetojnë djegjes në atmosferë dhe të plasen në tokë janë shumë të vogla.

“ثshtë 250 mijë herë më e lehtë të na qëllojë lotaria se sa toka të goditet nga pjesët e këtij sateliti”, thonë ata.
Top Channel
 
Titulli: Sateliti 1 tonësh kërcënon Tokën

Epo kur e kemi mbushur qiellin me satelite, nuk eshte qudi edhe te na godase ndonjeti nga ata....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top