Sarkozy humb rastin e kukullës voodoo

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një gjykatës francez ka refuzuar kërkesën e presidentit, Nicolas Sarkozy, të ndalojë shitjen e “kukullës voodoo” me imazhin e tij.

Gjykatësi parisien ka thënë se kukulla ishte “brenda kufijve të autorizuar për liri të shprehjes dhe të drejtës për humor", raporton BBC.

Avokati i Sarkozyt ka thënë se presidenti do të ankohet kundër këtij vendimi.

Sarkozy ka paditur prodhuesin e lodrës - shtëpinë botuese K&B – pasi ishte herdhur në treg kukulla voodoo me imazhin e tij, më 9 tetor. Avokati i tij ka thënë se presidenti Sarkozy ka “të drejta ekskluzive dhe absolute" mbi imazhin e tij personal.

Megjithatë, kompania ka refuzuar të ndalojë shitjen e lodrës, duke thënë se reagimi i Sarkozyt ishte “tërësisht i pabarabartë".

K&B gjithashtu ka krijuar një lodër të ngjashme të Segolene Royal, rivales kryesore të Sarkozyt në zgjedhjet presidenciale gjatë vitit të kaluar.

Ajo kishte vendosur që të mos ndërmarrë hapa kundër K&B, duke thënë: "Unë kam sens humori".

spekter*
 

Attachments

  • Sarkozy_humb_rastin_e_kukulles_voodoo.jpg
    Sarkozy_humb_rastin_e_kukulles_voodoo.jpg
    55.5 KB · Shikime: 10
du i kukull una :p me Sarkozyn :D:D
 
gjasme ky..berluskonin po e bejne lecke duke e tallur dhe sthote gje ai...ky per nje kukull..:p
 
ky mbase i beson ato qe thuhen per kukullat voodoo :p:p
 
ju ngulen gjilpera ketyre kukullave dhe dhimbjet i ndjen ai person qe i ngjan kukulla :p
 
po pra :p
prandaj thashe desha i kukull ti ngulja ca gjilpera :D:D:D:D
 
Gjykata franceze: Të mos shpohet lodra e Sarkozi

Një gjykatë franceze e apelit thotë se lodrat e presidentit Nicolas Sarkozy mund të vazhdojnë të mbeten në shitje, por duhet të përmbajnë një vërejtje e cila thotë se shpimi i tyre mund të cenoj dinjitetin e presidentit.

Avokati i Sarkozyt ka kërkuar që lodrat të tërhiqen nga tregu, duke thënë se edhe presidenti, sikur çdo person tjetër francez, ka të drejtën mbi imazhin e tij.

Gjykata e apelit ka mbështetur një vendim të mëparshëm që lodrat të mbesin në shitje në emër të lirisë së shprehjes.

Por kjo gjykatë i ka urdhëruar tregtarit të tyre, kompanisë K&B Editions, të shtojë një vërejtje se përdorimi i gjilpërave të cilat vijnë me lodrën "përbën një sulm në dinjitetin personal të zotëriut Sarkozy".

Lodra me imazhin e presidentit francez kushton 12.95 euro dhe me të vjen doracaku dhe 12 gjilpëra.


Ikubinfo*
 
Titulli: Sarkozy humb rastin e kukullës voodoo

gjasme ky..berluskonin po e bejne lecke duke e tallur dhe sthote gje ai...ky per nje kukull..:p

Epo kjo nuk eshte ceshtje humori, por fytyre dhe dinjiteti...Ka njerez qe nuk dine ku eshte kufiri midis humorit dhe serjozitetit!!! (si Berluskoni)
 
Titulli: Sarkozy humb rastin e kukullës voodoo

po saliu ka kukull
atij sja bejne dot se nuk i gjejne dot ekuilibrin me hunden prandaj e kane lene pas dore
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top