Sarkozi: Ndjekje penale kush viziton faqet terroriste ne internet

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50892_5.jpg

FRANCث- Presidenti francez Nikola Sarkozi i bëri thirrje popullit për unitet. “Uniteti duhet të jetë prioriteti ynë”,- u shpreh kreu i Elizeut në një deklaratë të shkurter, ku njoftoi vrasjen e Muhamed Merah, i dyshuar si autor i masakrës së Tuluzës.

Sipas Sarkozi vrasja e Merah ishte e nevojshme. “Republika Franceze do të vazhdojë të mbroje vlerat e saj”,- tha presidenti francez. Sipas tij qeveria do të ndëshkojë këdo që futet online dhe shpreh simpati për terroristët. “Populli francez duhet të kapërcejë këtë mizori dhe të mos i lërë vend zemërimit. Bashkëqytetarët tanë myslimanë nuk kanë të bëjnë aspak me këtë akt të cmëndur terrorizmi”,- tha Sarkozi.

Ndërkohë e përditshmja franceze Le Figaro raportoi në websajtin e saj se ekipi i fushatës elektorale të Sarkozi ka njoftuar se do të rinisë sot fushata për zgjedhjet presidenciale. Sarkozi do të mbaje sot në orën 18:00 një miting elektoral në Strasburg. Presidenti pati ndërprerë fushatën menjëherë pas sulmit në shkollen hebraike të Tuluzës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sarkozi: Ndjekje penale kush viziton faqet terroriste ne internet

Mas pari duhet mu ndjek penalisht ky terroristi.
 
Pe: Sarkozi: Ndjekje penale kush viziton faqet terroriste ne internet

Bashkëqytetarët tanë myslimanë nuk kanë të bëjnë aspak me këtë akt të cmëndur terrorizmi”,- tha Sarkozi.

Mese e vertet..
Gjithsesi ky me kete qe ndodhi po mundohet te fitoj pike ne eleksione (ne zgjedhje).. dmth ka kapur piken e duhur per te fituar pike.. per me teper qe eshte dhe me gjak izraeliani.. dihej pak a shume reagimi Sarkos..
 
Pe: Sarkozi: Ndjekje penale kush viziton faqet terroriste ne internet

Ndekje penale eshte cikez e tepruar..njerezit vetem per kuriozitet i vizitojne ndonjehere.
Si puna e trimit..po atje ca ka, ca ka? LOL
 
Titulli: Sarkozi: Ndjekje penale kush viziton faqet terroriste ne internet

Pse egzistojn faqe ne internet TERRORISTE (Jo te Fe-s myslimane) ? Mos i ngaterroni faqet e Fe-s myslimane me ato Terroriste.
 
Back
Top