Sardenjë, grabiten princesha dhe një biznesmen

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Sardenjë - Një princeshë saudite dhe një biznesmen i pasur maroken janë grabitur ditët e fundit në Sardenjë në dy hotele të ndryshme ku grabitësit kanë vjedhur 11 millionë euro bizhuteri dhe të holla që i përkisnin princeshës, njoftoi sot shtypi italian.
"Grabitësit kanë përdorur kudo të njëjtin çelës. Në 10 minuta, në orarin e darkës ata kanë arritur të çmontojnë dhe të marrin kasafortën në dhomën e vajzës së zëvendës mbretit të Arabisë Saudite'', shkruan e përditshmja ''La Stampa''.

Sipas të përditshmes të së majtës ''La Repubblica'', kjo vjedhje është transformuar në një aksident diplomatik.
"Një këshilltar i ambasadës saudite mbërriti në Sardenjë dhe kjo ngjarje po ndiqet nga shërbimet sekrete italiane dhe diplomatët e dy vendeve", shtoi ''La Repubblica''.

Biznesmeni maroken u vodh në një hotel tjetër luksoz në Costa Smeralda, zona më e pasur në Sardenjë, ku kryeministri italian Silvio Berlusconi posedon një vilë luksoze.

Edhe në këtë hotel është përdorur e njëjta teknikë ku është vjedhur kasaforta me 150 000 euro bixhuteri dhe të holla.

Vjedhjet u kryen gjatë javës në dy hotele që i përkisnin të njëjtit grup ''Iti Hotels'' dhe hetuesit dyshojnë për një rrjet hajdutësh që mund të kenë ardhur nga vende të huaja dhe janë ndihmuar nga ndonjë i punësuar në këto dy hotele.
*Start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top