Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sarandë, zbulohet në parkun e Butrintit një varr i plotë mesjetar

54264.jpg


BUTRINT- Një varr mesjetar, që mendohet se i përket shekulli XV-XVI, u zbulua sot në lindje të Parkut Kombëtar të Butrintit nga dy arkeologë, njëri shqiptar dhe tjetri amerikan.

Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i ekspeditës, arkeologu amerikan David R. Hernandez, i cili tha se varri i përket një 35 vjeçari, por nuk saktësoi se për cilën periudhë të mesjetës bëhet fjalë.
"Mendohet se skeleti i përket seksit mashkull, por është ende herë të japësh një përgjigje shkencore", tha Hernandez.

Sipas tij, varri mesjetar do të nënshtrohet një ekzaminimi profesional.
"Ky është rasti i parë që një varr mesjetar zbulohet i plotë në lindje të teatrit antik të Butrintit. Varri tashmë është konservuar dhe së shpejti pritet që një antropolog amerikan në vijë në Shqipëri, për të nisur studimet mbi skeletin", pohon Hernandez.
Arkeologu shqiptar Dhimitër اondi theksoi se sivjet gërmimet arkeologjike, të cilat i kanë fillesat 10 vjet më parë, kanë qenë të mbara.
Vetëm tre ditë më parë, sipas arkeologut اondi, dolën në dritë dy objekte të rralla arkeologjike. "Në fillimjavë u zbulua një godinë njëkatëshe dhe një shesh-qëndrimi, që mendohet se i përkasin periudhës August, shekulli I, para dhe pas erës sonë. Ndërsa zbulimi i sotëm është 'qershi mbi tortë'. Ekspedita do të vijojë deri në javën e katërt të këtij muaj”, specifikoi اondi.
Parku Kombëtar i Butrinit, me një sipërfaqe prej 15 hektarë, në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit, ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, i ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ai ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël, dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.

Në përbërjen e saj, gjenden lloje me gjelbërim të përhershëm si; dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 centimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare.
Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorrën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të akropolit, në perëndim të ndërtesës me peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin I pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva, ndërtuar nga Manius Otacilius Mystes.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Butrint, dalin në dritë objekte të rralla pas shumë shekujsh

Tre ditë më parë, arkeologu amerikan David R. Hernandez dhe kolegu i tij shqiptar, Dhimitër اondi, me ndihmën e ekspeditës shqiptaro-amerikanë, Institutit Arkeologjik Tiranë dhe Universitetit të Notre Dame (SHBA), nxorrën në dritë dy objekte të rralla arkitektonike dhe urbanistike në qytetin antik të Butrintit, në jug të vendit.

Një godinë njëkatëshe dhe një shesh qëndrimi, që mendohet se përkasin periudhës August, shekulli I-rë, para dhe pas erës sonë, u zbuluan në anën lindore të teatrit antik. “Godina shoqërore ka shërbyer si Bazilikë, ku nderoheshin perënditë, ndërsa sheshqendrimi, me gjatësi 21 dhe gjerësi 75 metra, ka shërbyer si pikë tregtare për banorët e atëhershëm”, shprehet profesor اondi.

Sipas tij, këto dy objekte u mbuluan me dhe pas një tërmeti të fuqishëm që është shfaqur në kohën e mesjetës. “Fatmirësisht, lëvizja sizmike ka bërë që sot të kemi dy objekte të plota. Dyshemeja e sheshqëndrimit është shtruar me pllaka guri të bardhë, me dimensione 70 deri në 90 centimetra, ndërsa godina pothuajse është e pa dëmtuar”, pohon اondi.
albania_butrint1336559661_thumb_baza1325_225.jpg

Dyshemeja është ndërtuar nga gurorja e Karaburnit, që njihet për cilësi të lartë dhe fortësinë e saj.”Ky lloj guri është përdorur shumë në Apolloni. Zbulimet e fundit tregojnë se tashmë kemi të bëjmë me të njëjtën lloji guri edhe në Butrint”, shprehet اondi.
David R. Hernandez, i cili ndjek më vëmendjen bisedën, shprehet entuziast për dy zbulimet e fundit. Për të, zbulimi i sheshqëndrimi ishte “qershia mbi tortë”. “E prisja të nxirrja në dritë të diellit bazilikën, por sheshqëndrimi, me gjatësi 75 metra dhe gjerësi 21 metra, ishte një dhuratë nga Zoti”, shprehet Hernandez. Arkeologu amerikan thotë se në anët e forumit, krahas shkallës me tre rrjeshta, ka ndërtime të karakterit shoqëror, me vlera të larta arkitektonike dhe urbanistike.

“Sivjet jemi në rrugë të mbarë. Gjurmët tregojnë se kemi të bëjmë me një objekt me karakter tërësisht shoqëror, me një nivel të lartë arkitektonik”, pohon Hernadez, duke shtuar se objekti është të shtresat e para, ku arkitektura e zbuluar dhe materiale arkeologjike i përkasin periudhës mesjetare. Hernandez thekson se gjatë gërmimeve janë zbuluar monedha pafund, çelësa, si dhe objekte personale. “Për vetë natyrën e qytetit, Butrinti ka një jetëgjatësi në vazhdimësi nga ajo prehistorike deri në atë otomane”, specifikon Hernandez.

Më tej, Hernandez thotë se në ditët në vazhdim gërmimet arkeologjike do të arrijnë periudhën antike. “Periudha antike mendohet të jetë në thellësi mbi 3 metra. Deri tani kemi arritur tek gjysma. Të shpresojmë që gërmimet e mëtejshme të sjellin surprizat e tjera”, përfundon arkeologu amerikan. (LajmeShqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back