Sarandë, gati dega hoteleri-turizëm

cent

...Lontano
Në Sarandë po përgatitet të vihet në funksion një konvikt i ri për nxënësit e shkollës së mesme të Hoteleri –Turizmit nga i gjithë jugu. Shkolla e cila po përgatit rreth 250 nxënës në profilin e turizmit pritet të rrisë këtë vit numrin e të regjistruarve që do të akomodohen në konvikt.
w6y1on.jpg
Sipas Drejtores se këtij institucioni Vasilika Papa kapaciteti i konviktit është 130 shtretër dhe ai ka 27 dhoma. Pritet që rreth 70 nxënës të akomodohen këtë vit në konvikt ndërsa kapaciteti shtesë të plotësohet me studentë të Universitetit të Sarandës

Konvikti që është ndërtuar në sarandë pas më shumë se 40 vitesh mungese, duket se do të reduktojë mjaft shpenzimet për qira banesash deri në masën 60%. Gjatë këtij viti konviktit do t'i shtohen nxënës nga

Fieri, Lushnja, Ballshi dhe rajone të tjera të jugut të distancuara më shumë se 30 kilometra nga Saranda, distancë e kërkuar për të përfituar strehim në konvikt.

Deri tani numri i kërkesave për strehim është rreth 300 të tilla ku dominojnë kërkesat nga studentët. Këta të fundit paguajnë rreth 15 mijë lekë të reja në muaj për strehim në Sarandë ndërsa për një pjesë të tyre bashkia e qytetit ka subvencionuar gjysmën e shpenzimeve.
 
Titulli: Sarandë, gati dega hoteleri-turizëm

Shum bukur...lum ata si e vizitojn....mvjen inot se e kom pak larg
 
Titulli: Sarandë, gati dega hoteleri-turizëm

Lene sepse per 3 muaj jemi .. pastaj biem ne qetesi ..
3 muaj horra dhe 9 muaj morra ... !!:p
 
Titulli: Sarandë, gati dega hoteleri-turizëm

Keta mir bejn qe hapin dege te reja me nga 420 kuota, po vende pune as qe behet fjale te krijohen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top