~Sara~

image_33176.jpg
Ajo ndezi nje cigare, dukej sikur udhtonte drejte nje enigme,ne mendime ne shpirt ne qenien e saj. Celnin nje ser botesh qe ishte zor ti deshifroje , shikimi I saj I percillte ..ashtu si nje tufe te ngaterrua vibrimesh mendimesh qe shkolofiteshin ne ajrin e nje dite me shi…
Une zakonisht gjithmone gjendesha ne tavolinen perball saj,kishim pak shume te njejtin orar per kafen e mjesit,ndoshta me ishte bere ves tashme,ose nje varsi e pafajshme ta pija dhe une kafen ne te njejtin lokal ne te njejtin orar qe kjo zonje e hishme e pinte, ishim te njohurit e panjohur qe ndanim lokalin e njohur tonin..
Kisha nevoj ta shikoja ftohtesin e saj te embel ne mengjes ,me dukej sikur nje fllad enigmatik qe te pershkruan te ngrohe shikimin , pastaj te lene ne po te njejten enigme dhe ftohtesi kur iken..
Perpara kishte nje tavull qelqi,ne murin e lokalit, siper tavolines se saj gjendeshin disa piktura abstrakte, ne secilen prej saj kur leshoja syte me dukeshin sikur shihja copeza dashurish qe largoheshin afroheshin.
Ishte kafia jone,kafia ku ne te "njohurit "ne dy tavolina te panjohurish uleshim per dite, ajo pinte zakonish kafet e mengjesit rreth ores 8 e pak,ne ane tjeter kafia kishte shkollen pastaj kufizohej me nje park.Kafetria jone ishte kafe e thjesht por me mobilim me shije,pronarja e saj ishte nje zonje rretj te 50-tave,vishej gjithmone me nje veshje te gjate,mbante floke te lidhura pas,gjysem lisho, kujtonte moden e funde shekullit te 19-te.
Gishtat e saj te holl moren cigaren nga tavulla qe kishte para , levizen drejt buzeve te saj,dukej sikur shija e tymit te cigares e dehte,por s"mundeshe te blije shume ne qetesin e saj qe shoqerohej nga nje ftohtesi e embel,here here dukej sikur udhtonte ne nje bote paralele me tonen.
Kjo e bente ate si nje dite e nje dite kaq te deshirueshme ne kafene tone te lagjes,ne qofte se takat e saja te kuqe,nuk kercisnin leht ne pllakat e deres para kafes,mua sikur s"me shijonte kafia,nuk doja me shume thjesht te vinte ne mengjes te shija elegancen e saj,aromen e nje parfumi qe te kujtotnte dallget e detit ose disa lule te egra malore qe dalin neper shkembinje malor…
Por dit e sotshme ndryshoj ngjyrat,po shijonim si c"do dite kafen ne lokalin tone ,ne lokalin ku zonja elegante tashme I perkiste arendimit te tij,shpesh e shihja dhe krahasoja me ndonjeren nga pikturat qe gjendeshin neper murin e lokalit.
Rromujen e mendimeve te mija e preu ne mes nje ze..qe vinte nga thellsia e dickaje te re per kafene tone,-u degjua nje ze qe shqiptoj emrin ,-Sara ,ajo kthej koken ishte nje zoteri I veshur bukur me shije,mosha e tij e mesme e bente akoma me fisnik,I dukeshin disa thinja .
Per nje moment mendova mos ato floket e bardha personifikojne dashurit t e tij te merguara-pastaj qesha me veten sic mund te qeshesh me nje buzeqeshje spontane te nje femije te pafjshem,qe ka frike qe do I marrin mamin e tij, se kuptova as vete ate tip ndjesie qe me pershkroi trupin mendjen ne nje fraksion sekondi,
Ajo u ngrite dhe I zgjati doren ,kishte nje fines te lindur,syte e disa tavolinave afer ju ngjiten asaj,me sa duket ishim mesuar te gjithe duke pare vetem nen shoqerin e tavulles, cigars dhe kafes pa sheqer qe ajo pinte.
Duke qene qe vetmia e megjeseve ishte e vetmja shoqeri e saj,ndoshta dhe syte e tavolinave rreth ju perqendruan ,me pak zili,se kush mund te ishte fatlumi.
Ne fund te fundit ne cdo vend qe jetojme njerzit jan kureshtar me shume per enigmen dhe dike qe nuk njohim shume, se sa per vetzbulimin dhe perkujdesjen ndaj vetvetes sone dhe gjerave tona. Te merresh me tjetrin eshte nje tipar social qe sa do qe shoqerit civilizohen ,prape ngelet e shishme marrja me tjetrin me shume se sa me veten.
Ai I hodhi nje shikim malli I shtrengoje doren, mu duk sikur e perpiu me nje shikim dashurie,nuk ja shihja mire syte ne kendin qe isha une por ne mos gaboj kishte sy bojqielli ,trup te rregullt dhe dukej shume I qete.
U ulen dhe ajo I zgjati paketen e cigareve,Ana –thirri ajo duke shikuar nga banaku,po zonje ju pergjigj pronarja ,te lutem nje kafe dopio per zoterine,me sheqer -I tha ajo, duke e shikuar "zotin" e saj drejte ne sy, e perpiu me nje embelsi qe te shuante.U mundova te kuptoj dicka nga ai shikim,kisha nje kureshtje te dija cfare I tha ne ate shikim dashurier dhe te qeshur…
Ajo nuk qeshte shume,por syte I kishte gjithmone te veshur me nje shikim te embel te merguar,gjithmone te jepte ndjesine qe ajo mengjeseve pinte vetem fizikisht kafen aty,cdo dimension tjeter ishte diku large,te pakten isha I sigurte qe ishte large kesaj kafie ku ajo e vizitonte cdo mengjes per te pire kafene.
Mendova me vete sa cuditshme qenia njerzore,mund te jemi ne shume vende njeheresh , shpesh me mashtruesi eshte ai se ku ne gjendemi fizikisht,sepse ndoshta vetem aty nuk gjendet qenia,mendimet dhe shpirti jone.
E shikoja zotrine , shikoja Saren , me dukej qe sot si asnje dite tjeter ajo I perkiste kafes sone,pash anash pikturat e fillova ti deshifroja,tani i deshifroja , dukeshin ditet e javes ne to,ne cdo copez abstraksioni filloj te me deshifrohej ne formen se si ajo qendronte,shikonte,pinte kafen,buzet e saj perkdhelnin filxhanin,duarte e holla dhe plot fines tek benin levizjet qe shoqeronin fjalet qe I thoshte zotrise.
Po filloja te ndjeja nje ndjesi trishtime kur ne pikturen e fundit sikur pash ikjen e saj,..
Kur u shkeputa nga abstraksioni I pikturave ,shikimi mu perplas me duart e sares dhe te zotrise,ishin ne perkdheljen e tyre me te embel,ndjeva nje pjese trishtim,xhelozie ,une kisha kohe qe shijoja ato duar nga tavolin perball pa I prekur njehere,pa ndjere butesin e lekures se tyre njehere,dhe ai zoteri me nje te thirrur- Sara u ul ne tavoline dhe tani po I perkdhelte duart,ajo ishte Sara jone,gruaja e heshtur por me nje shikim miresjellje dhe vlersues.
Pas pak ata u ngriten ,dora e zotrise kaloje rreth belit te Sares, ajo hodhi hapat ne drejtim te deres mu duk qe mori gjithe c"kishte lene ne kafene tone,mendimet,kafet ,shijen e cigars biles dhe tymin e tyre…
U ndjeva bosh ,melankolik ,pas pak u largova dhe une..
Dita vazhdoj njelloj,rutin,pune ,e nesermja zbardhi perseri,u vesha u bera gati dhe dola te pija kafene e mgjesit,por hasa nje boshatisje,tavolina e saj ishte bosh,tavulla jetime pa cigare dhe karrigia dukej e ftohte pa jete.
Ditet kaluan dhe Sara su duk me,kafia e psheretimave te mija u kthye ne nje kujtim me zonjen e embel te larget ne heshtjen e saj ,s"me behej me ta shkoja mengjeseve ,s"me behej me te pija as kafene,do kisha dashur te pakten sikur ti
persheretija nje mendim dhe ti thoja.-Sara flm per pikturat abstrakte ne kete lokal qe si more me vete,me kujtojne gjithmone ty,flm qe u dhe jete,dhe si more kur ike ne ate mengjes te vaket per ty por te ftohte per mua.
..ishte nje dite e vrejtur ,ishte dita e buzeqeshjes tende Sara dhe trishtimit tim…
 
Back
Top