Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Samsung përgatit edhe Galaxy A8 me super-specifika



Galaxy-A8-620x330.jpg


Muajin e kaluar ishte thënë se Samsung ka aplikuar për marka të reja tregtare për modelet e reja të telefonave të saj, përkatësisht modelet Galaxy A6, A8 dhe A9.

Kjo lë të kuptohet se Samsung është duke synuar që ta zgjerojë linjën e saj të telefonave Galaxy A që vijnë me trup të metaltë, edhe me disa modele të reja.

Dhe sipas burimeve të Sammobile thuhet se Galaxy A8 është në zhvillim e sipër, dhe për më shumë, dihen edhe specifikat e këtij telefoni të ri të Samsung.

Sipas burimit tonë, Galaxy A8 (SM-A800F) është vendosur të jetë një version i telefonit i dedikuar për tregun kinez, edhe pse kjo ende nuk është vendosur dhe do të mund të ndryshojë si strategji në të ardhmen.

Në aspektin e performancës dhe karakteristikave, Galaxy A8 duket se do të jetë modeli më i mirë mesatar i Samsung deri më sot, që ndër të tjera do ta ofrojë edhe kamerën e pasme me 16MP.


Në pjesën e përparme thuhet se Galaxy A8 do të ofrojë kamerën me 5MP, ndërsa A8 besohet se do të jetë modeli më i madh i linjës, me ekranin prej 5.7 inç në Full HD Super AMOLED.

Për më shumë, Galaxy A8 do të jetë edhe tejet i hollë sepse dimensionet e tij thuhet se janë 157.7×76.7×5.9 mm), në peshën prej 140 gramëve.


Procesori i Galaxy A8 pritet të jetë 64-bit octa-core Snapdragon 615 me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, bateri të madhe me 3,050 mAh dhe Android 5.0.1... B tetova
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back