Samiti i G8: Greqia të qëndrojë në eurozonë, të respektojë angazhimet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Samiti-G8-Camp-David.jpg


Samiti i G8 që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Camp David në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përmbyll me një deklaratë mbështetëse për Greqinë dhe për forcimin e zonës së euros, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas deklaratës finale të shpërndarë për mediat mbrëmjen e të shtunës G8 pohoi vullnetin e tetë vendeve më të zhvilluara të botës për të mbështetur Greqinë, duke nënvizuar se Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë dhe të respektojë angazhimet e saj.

Ndërkaq, G8 u angazhua të inkurajojë rritjen ekonomike duke vënë në jetë masat antikrizë kundër rritjes së borxhit publik.

Ashtu siç bëhet me dije në komunikatën finale, udhëheqësit e vendeve të zhvilluara pjesëmarrëse në samit kanë mbrojtur idenë se masat antikrizë që duhet të ndërmerren nuk janë të njëjtat për çdonjërin prej vendeve.

mit/noa.al
 
Back
Top