Salloni i bukurisë për viktimat e sulmeve me acid

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një grua pakistaneze ka hapur një sallon bukurie për të ndihmuar femrat që kanë qenë viktima të sulmeve me acid në fytyrë. Ajo ka themeluar ‘Depilex Smile Again Foundation’ për të mos i lënë që “të vegjetojnë në shtëpi”.

1420817028sallon-acid.jpg


Mussarat Misbah mundohet t’i rikthejë besimin te vetja dhe t’i gjejë punë shumë femrave në Lahore, të cilat i kanë mbijetuar sulmeve brutale që i kanë lënë të shpërfytyruara përjetë.

Gjatë 10 viteve të fundit, Misbah ka ndihmuar rreth 600 femra, zakonisht duke i trajnuar si parukiere pasi ato ndihen të sigurta vetëm kur punojnë me femra të tjera.

“E dija që këto femra nuk kishin nevojë vetëm për operacione për të rifituar jetën e tyre. Në përgjithësi, një femër që ka qenë viktimë e një sulmi me acid në fytyrë, bën rreth 25 operacione për të përmirësuar pamjen e saj, por kjo nuk e lehtëson dhimbjen e tyre. Shoqëria nuk i pranon lehtë dhe unë vendosa të jap kontributin tim në mënyrë që ato t’i kthehen jetës normale”, shpjegon Mussarat Misbah.

/ Top Channel
 
Titulli: Salloni i bukurisë për viktimat e sulmeve me acid

Shum gje te bukur ka ber... sepse ne ket vend ato nuk ndihen 'vetem'... kuptojn qe sjan te vetmet qe kan pesuar nje padrejtesi te tille....
Komplimente vertet
ne nje bot ku mbizoterojn operimet plastike per tu bo si modelet e photoshopuara, mbohet qefi qe i jepet dhe tyre nje mundesi per tu ndjer akoma te bukura.. jo sepse sjan mo te bukura por sepse femra e vuan shum psikologjisht
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top