Sa vlen koha qe i kushtoni familjes....

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna, përderisa i biri i tij pesë vjeçar po e priste te dera e shtëpisë.

"Baba, a mund të të pyes diçka?"...

"Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?" ia ktheu njeriu.

"Baba, sa të paguhet ora?"

"Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare?" Pse bën pyetje të tilla?" iu përgjigj njeriu i zemëruar.
"Vetëm dua ta di. Të lutem më thuaj sa të paguhet ora?" e luti voglushi.

"Nëse patjetër duhet ta dish, unë i fitoj 20 euro në orë."

"Oh" psherëtiu vogëlushi dhe qante kokën. Shikonte dhe thoshte: "Baba, të lutem a mund të m'i huazosh 10 euro?"
Babai u tërbua. "Nëse ky është qëllimi yt i vetëm, atëherë pse dëshiron të dish sa fitoj unë që t'i marrësh ca para për të blerë ndonjë lodër të marrë apo diç tjetër të padobishme, shko të lutem menjëherë në dhomën tënde dhe flij. Mendo se përse je kaq egoist. Unë punoj gjatë dhe orë të rënda për çdo ditë dhe nuk kam kohë për këso lodra qesharake."

Voglushi shkoi i qetë në dhomën e tij dhe mbylli derën. Njeriu u ul dhe zemërohej gjithnjë e më tepër për shkak të pyetjeve të voglushit. Si mund të bëjë ai pyetje të tilla, me qëllim që të marrë ca para? Pas një ore njeriu u qetësua dhe filloi të mendoj se mos kishte qenë pak i ashpër ndaj të birit. Ndoshta kishte diçka që duhet ta blente ai me këto dhjetë euro. Pos kësaj, ai nuk kërkon shpesh para? Njeriu shkoi te dera e dhomës së fëmijëve dhe e hapi atë. "Biri im, a ke fjetur? pyeti ai.

"Jo baba, ende jam i zgjuar." u përgjigj djaloshi.

"Mendoj se u solla pak ashpër më heret ndaj teje" tha njeriu. "Ishte një ditë e gjatë dhe unë e shfryva zemërimin tim në ty. Ja ku i ke ato dhjetë euro për të cilat më lute."

Vogëlushi u ngrit menjëherë duke shkëlqyer. "Oh baba, shumë faleminderit! bërtiti ai. Pastaj nxori me vrull ca kartmonedha të zhubravisura nën jastëkun e tij. Kur e pa njeriu se djaloshi kishte para u zemërua sërish. Djaloshi numëronte paratë me kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij.

Babai zhurmonte: "Përse kërkon më shumë para prej meje pasi që ti vetëmse i paske disa?"

"Ngase nuk kisha mjaft. Por, tash kam mjaft!" ia ktheu djaloshi.

"Baba, tash i kam 20 euro së bashku... - A mund ta blej një orë nga koha jote qe ta kalosh me mua?"
 
Titulli: Sa vlen koha qe i kushtoni familjes....

koha qe i kushtojme familjes eshte me e vyera.
te vraposh pas punes, pas deshirave te momentin, mbase edhe ne menyre te tepruar pas shoqerise eshte dicka qe do te konsumonte diten tone ne menyre te parikuperueshme.
te mos qendosh sh kohe me familjen, prinderit, partnerin, femijet, eshte gabimi me i madh
pasi kur te zgjohesh pas ca kohesh, do shohesh sh rrudha ne fytyren e nenes dhe babait, sy te perlotur te gjyshit e gjyshes qe te shohin te permalluar sokur ne cdo moment shpresojne te gjesh pak kohe per ta
'zgjohesh' dhe sheh qe partneri nuk eshte ai qe ke dashuruar ne fillim, diku keni humbur lidhjet e forta
e me e keqj kur permblidhesh se ke harxhuar sh kohe andej ketej, dhe femijet e tu i sheh te rritur, ti ke humbur sh prej tyre, belbezimin e pare, dhembin e pare, hapat e fjalet e para, ke humbur nje kohe qe nuk kthehet me...
ne cdo moment duhet te vjedhim pak kohe nga nje aktivitet tjeter, qofte edhe disa minuta, vetem e vetem per t'ia dedikuar familjes
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top