Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa shokë ju duhen në jetë?

miqesi1.jpg
Ka shokë që qëndrojnë për periudha fare të shkurtra në jetën tonë, ashtu siç ka të tjerë që qëndrojnë përgjithmonë. Me siguri e keni dëgjuar atë shprehjen që thotë: cilësia mbi sasinë dhe po, pavarësisht se tingëllon klishe është fiks kështu.


Mund t’ju duket e habitshme, por një njeriu në jetë i duhen 4 shokë për të pasur një stil jetese të shëndetshme dhe të suksesshme.

Cilët janë ata?


1.Një mik që të jep siguri

Secili prej nesh ka dyshimet dhe frikërat e veta në jetë, punë apo problemet familjare dhe kemi nevojë për një shokë tek i cili mund të mbështetemi gjatë këtyre momenteve. Eshtë ai të cilit mund t’ja themi të gjitha pa patur ndrojtje apo pa u vënë në siklet.

2.Një shokë me të cilin mund të budallallepsesh gjatë gjithë jetës tënde

Ndonjëherë duhet ta lëmë veten të lirë të dalim nga "kornizat" dhe çfarë ka më bukur sesa një shok me të cilin mund të bësh çmendurira? Eshtë ai lloji i mikut që ta kupton humorin, pranon shakatë e tua të rënda dhe të ndjek pas në çdo telash. Ju as që doni ta mendoni sa e mërzitshme do të ishte jeta pa të.

3.Një mik që të na ndihmojë të qartësojmë mendjen

E kemi fjalën për atë shokun që na jep këshillat e duhura dhe të vërteta kur më shumë kemi nevojë. Eshtë ai që na frymëzon t’i zgjidhim problemet dhe të marrim vendime edhe atëherë kur nuk jemi të qartë me veten. Zakonisht ky lloj njeriu vjen vonë në jetë dhe është shumë i lumtur ta ndajë eksperiencën e tij me ne.

4.Miku që na ndihmon të arrijmë qëllimet dhe objektivat

Studimet thonë se të kesh një shok në punë të ndihmon të jesh më i përfshirë dhe më produktiv. Një njeri i tillë të inkurajon të përfundosh detyrat e ditës me dëshirë dhe të marrësh sfida të reja plot energji.

Duke patur pranë një njeri të tillë, mund të çlironi shumë nga stresi dhe presioni i akumuluar gjatë ditës dhe puna do t’ju duket qejf.

Bonus: Shokun e ngushtë!

Shoku i ngushtë është një pjesëtar i shtuar i familjes, dikush të cilin ti ndan gjithë eksperiencat dhe sekretet. Eshtë ai njeriu i cili do të jetë gjithmonë pranë teje, pavarësisht çdo gjëje.


noa.al
 
Kam 2 shoqe-motra
Dhe 2 shok-vellezer. Kaq me mjaftojne .i kam dhe per fjalen e mire i kam dhe per kritiken.
 
Kam 1 si 1&4 dhe 1 tjeter si 2&3
 
Te gjithe ata shoke qe i kam neper fotot "bardhe e zi" jane edhe sot e kesaj dite plot ngjyre e jete ne gezimet e mia.
 
Uhh disa qe shkojne majtas -djathtas,i ka njeriu shume te nevojshem. :P
 
Dhe une njeren nga miket e ngushta te shkolles,akoma e takoj tak-tika.
ska gje me te bukur. :))
Eshte me te vertete nje dhurate e vyer qe te jep jeta kur behesh vellame me shoke e shoqe dhe te gjthe i gjindemi ne te mire e ne veshtiresi njeri-tjetrit, ndajme e mbushemi me emocionet me te vecanta dhe marrim pjese ne cdo gure kilometrik te jetes se sejcilit.
 
Asnje. Me duhen shoqe. ;)
 
E kam vetëm një. Unë e konsideroj edhe si shok të ngushtë që mund t’i rëfehem për gjithçka. Ai a më ka mua shoqe, as që dua ta di 😁
 
Kam filluar te behem pak 'egoiste seleksionimi' me kalimin e viteve,mendoj qe na duhet egzistencialisht shoku qe ndajme perditshmerine tone me te.
 
Edhe Saimiri kishte shumë shokë.😎
E dërguan me pushime
🖕👌
 
Te njohur e dashamires te gjithe,shoke qe te njohin shtepine 3 a 4 dhe nga ata qe te te njohin themelet,asnje😝
 
Del e tepron shoku i jetes
 
  • Puç
Reactions: Ivy
Dy tre dalin dhe teprojne
 
Pak rendesi ka numri por di nje gje:

1- Mua me ka kushdo qe do. I ngushte, pa ngushte po pati nevoje e vendos para vetes. Ndonjehere nuk duhet por nuk kam c'te bej.

2- Hallet, sekretet, dhimbjet e mia te forta nuk i di askush! Dhe kur them askush, vertet Askush! Kam veten dhe Zotin!
 
1/2 😝 edhe mundesisht çuna sepse gocat dalim xheloze dhe smirushe shumicen e rasteve.
 
Libri shoku me i mire
Gjasme une filozofe😂

1/2 miq te ngushte, pa kshu te tjere kemi miq sa duash ne fv :p
 
  • Haha
Reactions: Ivy
2 Jane shume...1 eshte pak

.
 
1 mjafton te jete i duhuri
 
Një shok e një shoqe 🤷
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back