Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa peshon një pendë?

IMG_5875.png

“Kuri ishte një nga banorët e paktë të rajonit të vogël Kamu. Në dimër errësohej herët dhe kur vinte muzgu, Kurit i zgjoheshin gjithmonë mendime të errëta.

“Nuk duroj dot më!,” tha ai ndërsa shkonte drejt manastirit. Tërbimi, faji dhe zemërimi e kishin shoqëruar për një kohë të gjatë, ishin shoqëruesit e tij të pandashëm.

“Çfarë të shqetëson?”, e pyeti murgu kur Kuri i kërkoi ndihmë.

“Kohët e fundit jam ndjerë shumë i lodhur. Mendoj dhe reflektoj shumë, veçanërisht për të kaluarën”.

Murgu e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte. Ai gërmoi nëpër sirtarët e tavolinës dhe i dha një pendë.

“Sa mendon se peshon kjo pendë?”

Kuri u mendua pak.

“2 gramë,” u përgjigj ai.

Atëherë murgu i kërkoi të shtrinte krahun dhe ta mbante pendën për pak kohë, ndërsa ai shkoi të kërkonte librin ku ishte specifikuar pesha e saktë. Ai shtoi se nëse donte, mund ta ndryshonte përgjigjen kur të kthehej. Kuri, i cili nuk e kuptoi pse duhej të ndryshonte mendje, thjesht tundi kokën.

Pas pesë minutash, Kuri po mendonte të ndryshonte përgjigjen dhe t’i shtonte disa gramë intuitës së mëparshme. Pas njëzet minutash, krahu i dhimbte shumë.

Kur murgu u kthye, pra pas më shumë se gjysmë ore, Kuri ishte gati të dorëzohej. “Nuk mund të duroj më,” pëshpëriti.

Murgu u ul përballë tij dhe, pasi i tha të qetësonte, e pyeti përsëri: “Si të duket, sa peshon kjo pendë?”.

Kuri u hutua pak. Pastaj u përgjigj.

“Në fillim më dukej se nuk peshonte pothuajse fare. Ndoshta tre gramë. Kur kaloi pak kohë, pesha filloi të trefishohej, dhe pak para se të ktheheshit, mu duk disa kilogramë.

“I dashur Kuri, emocionet negative janë si kjo pendë: nëse i ndjen, por më pas i lë të ikin, praktikisht nuk peshojnë fare. Megjithatë, nëse i toleron për një kohë të gjatë, të rëndojnë si gur në zemër”.

Kuri u nis për në shtëpi me hap të shpejtë. Ndihej i lehtë si një pendë, ose edhe më pak.


Shqetësimet dhe emocionet negative janë të dëmshme për shëndetin tonë mendor dhe fizik nëse i lëmë të na pushtojnë për një kohë të gjatë. Nuk ka asnjë arsye për të t’i duruar. Lërini pas pakënaqësitë, harrojini lëndimet e së kaluarës. Hiqni dorë nga gjithçka që ju rëndon dhe rikuperoni energjinë që ju nevojitet për të qenë të lumtur.
E meritoni!

/ bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back