Sa na kushton rritja e një fëmije?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nga panolinat te qumështi artificial, telefoni celular apo pajisjet e fundit teknologjike. Sa na kushton rritja e një fëmije? Përgjigjja e studiuesve anglezë është rreth 300 mijë euro nga djepi në universitet

Një studim anglez ka vlerësuar se të kujdesesh për një fëmijë nga lindja në universitet u kushton prindërve më shumë se 300 mijë euro. Ata arrijnë në konkluzionin se sot të arrish t’u japësh fëmijëve gjithçka që kërkojnë duhet të jesh në gjendje të mirë ekonomike. Kështu, të rrisësh një fëmijë mund të kushtojë më shumë se 300 mijë euro, sipas një kërkimi të bërë nga studiuesit anglezë mbi një kampion prej 4000 prindërish. Sot të mbash një fëmijë që sa lind e deri në moshën 21 vjeç duket se kushton rreth 43 për qind me shumë se shtatë vjet më parë. Kostot më të mëdha vijnë nga ‘baby sitter’-at dhe shkolla, ku të dyja e kalojnë sasinë e 60 mijë eurove. Por edhe me rritjen e moshës gjërat nuk përmirësohen: nga 18 në 21 vjeç, vitet e universitetit, fëmijët mund të kushtojnë plot 15 mijë euro. Por reagimet e shoqatave të prindërve nuk duket se i habit fare ky fakt, madje shtojnë se shpesh rritja e një fëmije nuk përfundon në moshën 21-vjeçare. Sipas tyre, gjithmonë e më shumë të rinj të diplomuar kthehen të jetojnë me prindërit pas diplomimit. Për sa u përket më të vegjëlve, shoqatat denoncojnë publicitetin drejtuar minorenëve, impakti i së cilës do të peshonte shumë në xhepat e prindërve.
Si e zgjidhin familjet këtë çështje?

Duke shkurtuar shpenzimet e tjera. Plot 77 për qind e prindërve britanikë kanë qenë të detyruara ta bëjnë këtë gjë vitin e kaluar. Gjëja e parë ka qenë reduktimi në mënyrë drastike i pushimeve. Po ashtu, familjet kanë mësuar të jenë më të kujdesshme për sa i përket ‘shooping’-ut. Sipas studimit, është rritur numri i blerjeve të objekteve të përdorura dhe në të njëjtën kohë është rritur numri i objekteve që shesin në “eBay”. Madje shumë prej tyre kanë reduktuar shpenzimet ekstra për të arritur deri në fund të muajit, edhe pse në këtë mënyrë në rast nevoje, kostot për t’u përballuar do të ishin prapë shumë të mëdha.
Prindërit

Konkluzioni se të rrisësh një fëmijë sot kushton jashtëzakonisht shumë ka lidhje edhe me faktin se gjithmonë e më shumë prindërit po bëhen liberalë, të gatshëm për gjithçka, vetëm të mos u prishin qejfin fëmijëve të tyre. Sot, prindërit janë të butë, interesohen shumë për fëmijët e tyre dhe janë të paaftë të përballojnë vështirësitë e shumta që sjell rritja e një fëmije. Bashkëpunimi me fëmijët është art, që shumë nënave dhe baballarëve u duket i vështirë. Brezi i 30 – 40-vjeçarëve është në vështirësi. Këta prindër i pyesin fëmijët se çfarë pëlqejnë të hanë (dikur hanim ç’të kishte në shtëpi), çfarë duan të shohin në televizor, si duan të vishen etj. “Jo”-të që i ndihmojnë të rriten, nuk thuhen më. Ndonjëherë motivi është banal. “Kemi shumë pak kohë në dispozicion për të menaxhuar zemërimin dhe mërzitjen”, thotë një psikoterapeute. “Një “jo” e thënë një të shtunë mbrëma do të prishë të vetmen ditë të javës që mund ta kalosh me fëmijët. Të rriturit, që e dinë se të hënën në mëngjes do të fillojë një javë tjetër braktisjeje dhe largësie, nuk kanë forcë ta bëjnë”. Prindërit zgjedhin edukatën e gabuar, u japin fëmijëve celularë që në klasë të parë për t’i kontrolluar më lehtë, por bien vetë viktima të kontrollit, sepse janë fëmijët ata që vendosin kur t’ua hapin e kur t’ua mbyllin. Por ndryshe nga fëmijët që rriteshin e edukoheshin dikur, brezi i sotëm është më grindavec. “Kam qenë një baba autoritar. Fëmijët e mi i kam rritur me rreptësi. Nuk ua lejoja tekat. Isha i varfër. Për ta, paratë e xhepit ishin luks”, thotë një baba dhe gjysh 75-vjeçar. Por baballarët 40-vjeçarë nuk mendojnë kështu. Për shembull, një profesor historie, që është edhe baba i tre fëmijëve, thotë: “Problemi nuk qëndron më te fakti nëse mund ta bëjnë, por a mundemi ne t’i edukojmë ndryshe. Asnjë prej prindërve tanë nuk është përballur me teknologjinë e sotme, kompjuterin, çatin, playstation”. Në shtëpinë e tij ka rregulla. Nga e hëna deri në të enjte nuk shihet televizor, pastaj fundjava është e lirë. E njëjta gjë vlen edhe për kompjuterin. Para se të vendoste këto rregulla, zbuloi se i biri, vetëm 11 vjeç, shkarkonte filma pornografikë nga interneti në kompjuter. Dhe të mendosh se vetë prindërit kishin vendosur t’i blinin edhe një kompjuter personal, në mënyrë që të birit të mos i mungonte asgjë. Sepse telefonin e fundit celular, ‘Ipodin’ dhe rrobat formato ia kishin blerë që në moshën 9-vjeçare.
Avantazhet

Por, pavarësisht kostove dhe shqetësimeve që mund të sjellë, rritja e një fëmije ka edhe të mirat e veta. Mund të fitosh dhe të jesh e suksesshme edhe duke vendosur në shtrat fëmijën ose mes biberonëve dhe panolinave. Për shumë gra të qenët nënë nuk është më një vështirësi që i pengon të ecin përpara në punën e tyre, përkundrazi një ngjarje që i bën të rikthehen, madje edhe më suksesshëm se më parë: me dëshira, ambicie dhe agresivitet
•shqip•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top