Sa me te vjeter te jemi,aq me shpejt kalon koha!

Love

βeℓℓe â๓e
Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse me njëzetë vjet një vit paraqet 5 për qind të jetës sonë në tërësi dhe sa më të vjetër që jemi, vitet paraqesin përqindje gjithnjë e më të vogël të jetëgjatësisë së përgjithshme.

Images.jpg

Përshtypja subjektive e rrjedhës së kohës ndryshon me vite, duke u shkurtuar derisa bëhemi më të vjetër.Hulumtimi i kryer qysh gjatë viteve ’70 ka treguar që ekziston koha subjektive dhe që në fakt e përjetojmë. Me supozimin që jetëgjatësia jonë është 80 vjet, madje qysh në moshën 20-vjeçare jeta u ka shkuar në gjysmë, ndërsa me 40 vjet ka kaluar më shumë se 70 për qind e kohës subjektive.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse me njëzetë vjet një vit paraqet 5 për qind të jetës sonë në tërësi dhe sa më të vjetër që jemi, vitet paraqesin përqindje gjithnjë e më të vogël të jetëgjatësisë së përgjithshme.

Megjithatë, edhe kundër kësaj sjelljeje të papërshtatshme të trurit tonë ka ilaç – informatat e reja, të mësuarit e vazhdueshëm, hobi i ri, çdo gjë me çka do të largohemi nga rutina dhe “edhe një ditë tjetër në zyrë”. Shembulli më i mirë janë pushimet vjetore në vendet ekzotike dhe aventuriste, për të cilat njerëzit rregullisht pohojnë që kanë zgjatur më shumë se sa pushimet që kanë kaluar duke qëndruar të shtrirë në plazh.

Do të thotë, receta për jetë të gjatë të mbushur me kujtime të cilat do t’ju gëzojnë janë mësimi, hobit dhe aktivitetet në mënyrat të cilat do t’ju largojnë nga rutina. Shkoni në punë rrugës së re apo të ndryshme, gjatë kthimit bëni ndonjë gjë që nuk e bëni rregullisht, apo siç thuhet – bëhuni pak më të gjallë.
Burimi: yllpress
 
Pe: Sa me te vjeter te jemi,aq me shpejt kalon koha!

Weee ca shpiken...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top