Sa më i shëmtuar burri, aq më e lumtur gruaja/Studimi që i jep fund dilemave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sa më i shëmtuar burri, aq më e lumtur gruaja/Studimi që i jep fund dilemave

ndry1.jpg

Një studim i kryer në universitetin e Floridës, tregon se femrat të cilat kanë një partner relativisht më pak tërheqës sesa vetja e tyre, janë më të qeta dhe më të lumtura se ato të cilat kanë në krah një partner mjaft tërheqës, apo më tërheqës se ato vetë.

Doktoresha Tania Reynolds dhe profesori i psikologjisë Andrea Meltzer kanë kryer një eksperiment me 113 çifte në të 20-at e tyre.


Çifteve iu është dhënë një pyetësor për të plotësuar për njëri-tjetrin dhe veten e tyre.

Gratë partneri i të cilave ishte më tërheqës se ato, kishin tendencën të kishin dhe një regjim ushqimor më të dobët, ato thoshin se ndiheshin në faj pasi hanin bukë, se donin të dobësoheshin me patjetër, dhe se nuk i pëlqente pamja e tyre e jashtme.
Nga ana tjetër, gratë që ishin më tërheqëse se partneri i tyre, nuk dukej se kishin ndonjë problem me ushqimin apo frikën se mos shtonin ndonjë kile.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Attachments

  • ndry1.jpg
    ndry1.jpg
    110.1 KB · Shikime: 0
  • ndry1.jpg
    ndry1.jpg
    110.1 KB · Shikime: 0
Citim; Gratë partneri i të cilave ishte më tërheqës se ato, kishin tendencën të kishin dhe një regjim ushqimor më të dobët, ato thoshin se ndiheshin në faj pasi hanin bukë, se donin të dobësoheshin me patjetër, dhe se nuk i pëlqente pamja e tyre e jashtme.

Epo tham,te mirembahemi ,por me shume per veten se per tjetrin.
dhe mbi te gjitha cdo femer eshte e bukur ne origjinalitetin e saj,mjaftone besimi ne veten tone.
 
Patjeter, lumturia nga nje burre vjen, posi jo. Kto grate qe ndihen ne faj se han buke, se duhet te dobesoben per nje burre, se nuk ju pelqen pamja e tyre, kane probleme me veten dhe kjo s’ka lidhje me burrin hiç...simple!
 
Ky studimi eshte ber me siguri nga nje grup adoleshentesh qe jan ne kulmin e crregullimeve hormonale
 
Qe te jete e lumtur gruaja s'ma do mendja te doj nje burre si majmun dmth hahaha
Nuk jam e dhene shume pas fizikut nese dikush te dhuron dashuri s'ka pse te jete si Bred Pitt psh hahahha
Por edhe si sanco panco zot o zot...
 
... po te ishte i sakt ky studimi, @Imp4cT do kishte me shum se 7 dashnore, dhe femrat e ktij forumit do ishin femrat me te lumtura ne te gjith rruzullin toksor!
 
... po te ishte i sakt ky studimi, @Imp4cT do kishte me shum se 7 dashnore, dhe femrat e ktij forumit do ishin femrat me te lumtura ne te gjith rruzullin toksor!

po u hapen portat e Marokut keshtu ?!
 
Burri me te cilin ndaj jeten eshte shum terheqes dhe mund te them qe sot si sot e ngacmojne akoma me keq se dikur por nuk e ndjej veten ne siklet asicik fare. Perkundrazi... mbohet qefi.
Me shtatzanin kam shtuar goxha kg por ato me "vrasin" mua sepse sjam mir nga shendeti por jo sepse duhet te ruaj bukurine perndryshe do me iku burri lol
Really... besimin ne vetvete e njihni ?
 
Partneri im eshte me i bukur se une, por s'mbaj mend te mos kem qene e lumtur, perkundrazi! Me ka shtu dhe vetbesimin. E shemtut dhe kam mor burre te bukur imagjino te kisha qene edhe e bukur :P
Do duhej te zbriste prej qielli se ne toke zor tu gjente ndonje :P
 
Partneri im eshte me i bukur se une, por s'mbaj mend te mos kem qene e lumtur, perkundrazi! Me ka shtu dhe vetbesimin. E shemtut dhe kam mor burre te bukur imagjino te kisha qene edhe e bukur :p
Do duhej te zbriste prej qielli se ne toke zor tu gjente ndonje :p
Aaa sa e keqe je cofshin gjitha si ti?
 
Mos, prandaj spo ze karar une.... :P
 
E ca fati na paska qellu, amon shyqyr vec grat te jen t'lumtura...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top