Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sa kohë mund të jetohet pa ngrënë dhe pa pirë?

Screen-Shot-2016-07-28-at-08.55.30-300x180.jpg
Resistenca e trupit të njeriut në mungesë të të ushqyerit dhe dehidratimi ndryshon nga personi në person, dhe ndikohet nga shumë faktorë, siç janë mosha (një person i moshës mesatare është më rezistent), gjinia (gratë kanë më shumë shpresa sesa burrat), pesha (njerëzit në mbipeshë kanë më shumë rezerva për të shfrytëzuar), psikologjia (një mendje e kthjellët është në gjendje të përdorë të gjitha strategjitë e mbijetesës) dhe mjedisi rrethues (një klimë e thatë e dehidraton trupin).
Mbijetesa pa ushqim
Mesatarisht një i rritur është në gjendje të mbijetojë pa ushqim për rreth një muaj, por kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj kohe gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por së paku trupi është ende gjallë. Ndërsa pa ushqim fëmijët nuk do të mund të kalonin as javën e parë.
Kur numri i kalorive të nevojshme ditore është më i pakët, duke u reduktuar në mënyrë drastike apo plotësisht, trupi i njeriut, që përdor kryesisht glukozën, fillon të shndërroje yndyrën në energji, dhe pasi mbaron atë fillon të konsumojë muskujt, duke përfshirë edhe zemrën. Pas 15-20 ditësh të mungesës së ushqimit, mund të shfaqen sëmundje të rënda, duke përfshirë probleme të zemrës, madje edhe të përhershme, si dhe probleme të tjera të anemisë, skorbutit, shokut dhe deri në vdekje.
Mbijetesa pa ujë
Zakonisht një i rritur është në gjendje të mbijetojë pa ujë për një periudhë maksimale 10-ditore, që padyshim mbërrihen në kushte shëndetësore jooptimale. Ndërsa fëmijët nuk mundin të mbijetojnë më shumë se 3 ditë pa konsumuar lëngje.
Trupi i njeriut duhet të marrë rreth 2 litra ujë në ditë, duke ruajtur përqindjen e duhur të lëngjeve në trup, e cila varion nga 50-70 përqind. Nëse kjo normë është më pak, trupi do të dehidratohet brenda një kohe të shkurtër, duke shfaqur ndjesi dhe simptoma të dobësisë, marramendjeve, ankthit, tensionit të ulët, defiçite të aftësive njohëse, humbje të vetëdijes dhe deri në vdekje. /bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2016-07-28-at-08.55.30-300x180.jpg
    Screen-Shot-2016-07-28-at-08.55.30-300x180.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Shyqyr o Zot qe ke hedh grurin ne toke e na ke dhen bollek per te ngren e per te pire
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back