Sa keni aftësi të udhëheqësit?
Një numër i madh i hulumtuesve të natyrës së njeriut theksojnë se dëshira për udhëheqje dhe dominim mbi të tjerët është njëra nga aktivizuesit më të fortë të sjelljes njerëzore.
Duke e pranuar mundësinë se kjo te disa njerëz është motivuese e fortë, mund të themi se ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe. Të tjerët, pra, shprehin dëshirën që të lirohen nga ajo që të jenë udhëheqës apo t’i udhëheq dikush.
Po ju, çfarë dëshironi? Nëse dëshironi të zbuloni se sa mund t’i udhëhiqni të tjerët, plotësoni me kujdes testin e mëposhtëm dhe do ta gjeni vendin tuaj. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.
1.Kënaqëm gjatë tentimeve që të tjerët t’i bind për mendimin tim.
PO, NDOSHTA, JO
2.Me gjithë qejf jap urdhëresa dhe udhëzime se si të punojnë të tjerët.
PO, NDOSHTA, JO
3.Nuk më pëlqen që sjelljet e të tjerëve t’i koordinoj sipas dëshirës sime.
PO, NDOSHTA, JO
4.Kam shumë kujdes që të mos i imponohem askujt.
PO, NDOSHTA, JO
5.Shpesh jam organizues dhe iniciator i udhëtimeve dhe argëtimeve për shokët.
PO, NDOSHTA, JO
6.Përpiqem ta përmirësoj shijen e dobët të atyre që i njohë.
PO, NDOSHTA, JO
7.Më rëndon kur të tjerët më kërkojnë këshilla se si të veprojnë kur ndodhen në ndonjë situatë të palakmueshme.
PO, NDOSHTA, JO
8.Jam anëtar vetëm i atyre shoqatave ku mund të jap kontributin tim.
PO, NDOSHTA, JO
9.Distancohem nga ajo që të ndikoj në mendimet dhe veprimet e njerëzve pa e marrë parasysh mënyrën.
PO, NDOSHTA, JO
10.Jam i aftë të vlerësoj dhe t’i udhëzoj të tjerët se çka duhet të kryejnë.
PO, NDOSHTA, JO
11.Nuk tërhiqem lehtë nga dëshira që të tjerët t’i bind mbi mendimin tim.
PO, NDOSHTA, JO
12.Edhe kur jam fort i bindur në qëndrimin tim, nuk besoj se do të ishte edhe sipas vullnetit të të tjerëve.
PO, NDOSHTA, JO
13.Më me dëshirë i lë të tjerët të gabojnë se të ndikoj në vendimet e tyre.
PO, NDOSHTA, JO
14.Besoj se secili e ka shijen personale dhe për këtë nuk përzihem kur dikush e kërkon mendimin tim.
PO, NDOSHTA, JO
15.Kur i përvishem ndonjë pune dëshiroj ta kryej në mënyrën time.
PO, NDOSHTA, JO
Tabela e rezultateve
Po Jo Ndoshta
1. 5 3 1
2. 5 3 1
3. 1 3 5
4. 1 3 5
5. 5 3 1
6. 5 3 1
7. 1 3 5
8. 5 3 1
9. 1 5 3
10. 5 1 3
11. 5 3 1
12. 1 3 5
13. 1 3 5
14. 1 3 5
15. 5 3 1
Interpretimi i rezultateve
Prej 15-30 pikë:
Prej 31-60 pikë:
Keni dëshirë të jepni këshilla, mirëpo këtë e bëni në masë dhe kufi të caktuar, në mënyrë që të mos imponoheni. Duke marrë parasysh këtë, Ju jeni bashkëbisedues ideal, por jo edhe udhëheqës ideal.Mbi 60 pikë:
Dëshirë të flaktë keni që edhe të tjerët të mendojnë njëjtë si Ju dhe të veprojnë ashtu si mendoni Ju se është më së miri. Keni aftësi që të imponoheni me qëndrimet tuaja, ashtu që shpesh jeni “kryesues” në rrethin familjarë, të miqve si dhe në punë.
Cdodite