Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit​

Këto shishe për fat të keq përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.

1715517484645.png
Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim.

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Këto shishe për fat të keq përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.

Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.

Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret.


Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.

Për pasojë, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.


Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi.

Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë.
g.shqip
 

Attachments

  • 1715517484716.png
    1715517484716.png
    493.9 KB · Shikime: 0
Expertet keshillojne por s'na thone ca uji eshte ai qe rri nje vit ne shishe 😉
Jam kurioz sesi na e shpjegojne kete pjese "expertet"...
 
Asnjëher.
Kam vën re kohët në Itali por dhe në disa vende tjera te Evropës që ujin gjysëm litër kan filluar ta shesin në kanaçe si ato te coca cola.
Ndoshta do ishte e mira plastika të eliminohej duke e zëvendesuar me qelq.
 
Me qene shishja e coca coles bene deri ne 5 here 😂🤣
 
Vete Ajri dhe thithja e tij … sot me shqeteson me shume se kjo .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top