Sa e vështirë të marrësh vendime!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اdo ditë marrim me qindra vendime. Ky proces provokon një lodhje mendore që e bën shumë të vështirë çdo zgjedhje, e që shpesh na detyron edhe t’ua lëmë të tjerëve në dorë të vendosin për ne. Shumë studiues kërkojnë të kuptojnë përse ndodh e si t’i kufizojmë dëmet

Kohë më parë, tre të burgosur izraelitë u shfaqën përpara komisionit që do të jepte liri me kusht... Të tre kishin kryer dy të tetat e dënimit, por komisioni ia dha lirinë vetëm njërit prej tyre. I pari u prezantua në orën 08.50. Ishte një arab izraelit i dënuar me dy vjet burg me krim. Në orën 15.10 erdhi një hebre izraelit që do të bënte një vit e katër muaj për agresion. Në orën 16.25 u diskutua rasti i një tjetër izraeliti i dënuar me dy vjet e gjysmë. Pati një logjikë në vendimet e komisionit, por nuk kishte të bënte me origjinën e të burgosurve as me krimin e bërë. Ishte thjesht çështje oraresh. Kështu zbuloi një grup kërkuesish që analizoi më shumë se 1100 vendime të marra nga komisioni brenda një viti.
Pasi ekzaminoi kërkesat e të burgosurve dhe u konsultuan mes tyre, gjyqtarët u kishin dhënë lirinë vetëm në një të tretën e rasteve. Por probabiliteti për t’i dhënë lirinë varej nga ora: të burgosurit që shfaqeshin përpara komisionit në mëngjes arrinin të fitonin lirinë në 70 për qind të rasteve, ata që shfaqeshin pasdite më pak se 10 për qind të rasteve. Kështu fati kishte favorizuar të burgosurin që ishte paraqitur në orën 08.50, ndërsa izraeliti tjetër, që kishte kryer të njëjtin dënim për të njëjtin krim dhe që ishte shfaqur përpara komisionit në orën 16.25, nuk kishte qenë edhe shumë me fat. I ishte mohuar liria, ashtu si të burgosurit që u paraqit në 15.10, që vuante një dënim më të lehtë. Thjesht se rasti i tyre ishte ekzaminuar në orën e gabuar. Sipas një studimi të realizuar nga Jonathan Leva, në Universitetin e Stanford-it dhe Shai Danziger i Universitetit të “Ben Gurion”, në vendimet e gjyqtarëve nuk kishte asgjë të pazakontë.
Autorët e kërkimit, të bërë në fillim të vitit 2011, pretendojnë se një sjellje e paqëndrueshme është një rrezik që i kanoset kujtdo që duhet të marrë një vendim. Gjyqtarët ishin të lodhur mendërisht, pasi për një kohë të gjatë i kishin vlerësuar rastet një për një. Kjo lloj lodhjeje mendore shpesh të shtyn drejt zgjedhjeve jo të drejta. Për kërkuesit duhet kuptuar se përse ndodh kjo dhe si mund t’i eliminojmë pasojat. Lodhja në marrjen e vendimeve na ndihmon të kuptojmë se përse shpesh njerëzit zemërohen me kolegët dhe familjarët, shpenzojnë shuma marramendëse për veshjet dhe ushqimet e gabuara.
Për sa do që të përpiqemi të jemi racionalë, nuk mund të marrim një vendim pas një tjetri pa paguar çmimin në nivel biologjik. ثshtë një lodhje ndryshe nga ajo fizike; nuk jemi të ndërgjegjshëm se jemi të lodhur, por energjia jonë mendore zvogëlohet. Sa më shumë zgjedhje bëjmë gjatë ditës, aq më e vështirë bëhet për të zgjedhur. Në fund truri ynë kërkon një rrugë të shkurtër për të shpëtuar: e para, reagojmë impulsivisht pa menduar pasojat dhe e dyta, kjo është mënyra më e mirë për të kursyer energji. Shpesh kur lodhemi, mendohemi e stërmundohemi dhe nuk marrim asnjë vendim.
Duke mos bërë zgjedhjen në një moment të caktuar mund të krijojë pasoja të mëvonshme, por në moment ul tensionin mendor. I rezistojmë çdo ndryshimi vetëm nga frika se mos gabojmë, për shkak të gjendjes së tensionuar. Si në rastin e të burgosurit: i lodhur nga zgjedhjet e mëparshme, gjyqtari zgjodhi rrugën më të shkurtër: e la në burg të burgosurin.
Lodhja për marrjen e një vendimi është zbulimi i fundit mbi një fenomen që sociopsikologu Roy F. Baumeistere e ka cilësuar si ezaurim të egos sipas një hipoteze frojdiane. Zigmund Frojd kishte hipnotizuar që uni, ose egoja varej nga aktivitetet mendore që implikojnë një transferim energjie sipas eksperimenteve të tij, truri ka një sasi energjie të kufizuar për të ruajtur vetëkontrollin. Kur jemi të ezauruar mendërisht, jemi më pak të prirur të bëjmë kompromise që kërkojnë një kapacitet shumë të lodhshëm për të vendosur.
Të bësh kompromis është një kapacitet shumë kompleks njerëzor, që jo të gjithë e praktikojnë.
Zgjedhjet janë gjithmonë më të vështira për të varfrit, në krahasim me të pasurit. Këta të fundit, duke qenë se kanë më shumë para, e kanë më të lehtë të vendosin për gjithçka. Ndërkaq shumë studime kanë treguar se një nivel i ulët vetëkontrolli është i lidhur ngushtë me rrogën e ulët dhe me një sërë problemesh të tjera, si rendimenti i ulët shkollor, divorci, kriminaliteti, alkoolizmi dhe sëmundja.
Nga rezultatet e eksperimenteve studiuesit kanë treguar se personat kalojnë tri apo katër orë në ditë për t’u rezistuar dëshirave. Dëshirat më të shpeshta ishin ato me ngrënien, gjumin, seksin dhe çlodhjen. Për t’i rezistuar një tundimi njerëzit përdornin strategji nga më të ndryshmet. Gjithsesi, sipas studiuesve, ata që marrin vendimet më të mira janë marrë nga njerëzit që e dinë se kur nuk mund t’i zënë më besë vetes.
B:gazetashqip
 
Pe: Sa e vështirë të marrësh vendime!

interesante..
 
Back
Top