“Russiagate”, shefi në detyrë i FBI-së sfidon presidentin Trump

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Russiagate”, shefi në detyrë i FBI-së sfidon presidentin Trump

bote.jpg


Shefi në detyrë i FBI-së ka thënë se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të penguar hetimet e byrosë për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në hetimet që po zhvillohen për lidhjet e mundshme mes bashkëpunëtorëve të presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve rusë.

Andrew McCabe ka folur para Komitetit të Inteligjencës të Senatit më 11 maj, dy ditë pasi Trump shkarkoi James Comey nga pozita e drejtorit të FBI-së.

Comey po mbikëqyrte hetimet kriminale lidhur me Rusinë dhe shkarkimi i tij ka tronditur ligjvënësit amerikanë.

Ligjvënësit demokratë dhe disa republikanë, publikisht kanë shprehur dyshimet e tyre lidhur me arsyetimin që presidenti Trump ka dhënë për shkarkimin e Comey. Trump ka deklaruar se e ka shkarkuar Comey, për shkak të keqmenaxhimit të hetimit për e-mailet e kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

I pyetur nga senatori republikan, Marco Rubio se a ka pasur përpjekje për të penguar hetimet e byrosë, McCabe është përgjigjur “jo”.

“Puna e FBI-së vazhdon pavarësisht nga çdo ndryshim… nuk ka pasur asnjë përpjekje deri më sot për të penguar hetimin tonë”, ka thënë ai.



Trump paralajmëron ish-drejtorin e FBI-së: Bën mirë të mos ketë regjistrim të bisedave tona


96030171_039400626-1.jpg



Presidenti Donald Trump paralajmëroi drejtorin e shkarkuar të FBI-së, James Comey. Trump theksoi se James Comey bën mirë të lutet që të mos ketë regjistrime të bisedës mes tyre.

Presidenti e bëri komentin përmes një postimi në Twitter, një ditë pasi kishte deklaruar se ish-drejtori i FBI-së e kishte siguruar tre herë se nuk ishte objekt hetimesh nga FBI-ja.

Komentet e Trump duket se janë një paralajmërim ndaj Comey që ai të mos nxjerrë në shtyp hollësi nga bisedat me presidentin.

Akuza dhe kundërakuza kanë përshkuar Uashingtonin këto ditë që pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së James Comey, në lidhje me motivet e presidentit për këtë masë dhe statusin e procesit hetimor mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

(gazeta-Shqip.
 
Sa bukur do ishte sikur Comey dhe McCabe te vazhdonin luften e tyre ndaj armbajtesve!
 
Back
Top