Rusia vendi me më së shumti muslimanë në Evropë

Kresha

A pretty face can never trick me
Rusia është vendi me numrin më të madh të muslimanëve në Evropë

Sipas disa vlerësimeve në këtë vend jetojnë ndërmjet 16,5 dhe 20 milionë myslimanë. Vetëm në Moskë jetojnë më shumë se dy milionë muslimanë, ndërsa për ta problem paraqet fakti se në kryeqytetin rus ka shumë pak xhami.Për këtë arsye, gjatë festave të Bajramit, namazi falet nëpër rrugë. Në vitin 2011, në rrugët e Moskës, namazin e Bajramit e kanë falur rreth 80.000 besimtarë musliman. “Në Rusi jetojnë 20 milionë muslimanë ose rreth 18 përqind e popullatës së përgjithshme. Ne mulsimanët jemi rusë, nuk jemi nga Arabia Saudite, nga Irani, nga Afrika, e as që kemi ardhur nga Hëna. Paraardhësit tonë kanë jetuar këtu, në Rusi, me mijëra vite. Ne kemi dhënë shumë trima për këtë vend. Edhe pse u përkasim feve të ndryshme, ne jemi vëllezër në shumëçka, kemi një atdhe”, tha kohë më parë kryemuftiu i Rusisë, Talgat Taxhudin, duke kërkuar që në stemën e Rusisë, përveç kryqit, të vendoset edhe gjysmëhëna. /Në video shihet falja e namazit të Fiter Bajramit në Moskë //Islamgjakova

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Rusia vendi me më së shumti muslimanë në Evropë

Ndersa Indonezia ka nr me te madh ne bote
 
Back
Top