Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rusia, presion Obames: Nxirr te verteten mbi alienet, ose...

Sipas Medvedev ka ardhur momenti që bota të njohë gjithçka në lidhje me jetën e jashtëtokësorëve, që gjenden edhe mes nesh

Një "betejë" e re Rusi-SHBA regjistrohet, këtë herë përsa i takon çështjes së alienëve. Faktikisht, bëhet fjalë për një raport befasues të Ministrisë së Jashtme ruse, që i është parashtruar kryeministrit Medvedev para punimeve të Forumit Ekonomik Botëror. Aty thuhet se Rusia ka paralajmëruar presidentin amerikan Obama se "ka ardhur momenti" për botën që të njohë të vërtetën mbi alienët”. E nëse SHBA nuk do të marrë pjesë në këtë lajmërim, pastaj Kremlini do ta bëjë krejtësisht i vetëm.

Shiko fotografinë 1785744

Për t'u veçuar është edhe fakti që Medvedev, pas një interviste të dhënë më 7 dhjetor 2013 në Moskës, ka bërë disa komente jashtë transmetimit "pa kuptuar se mikrofoni ishte ende ndezur". Nga një gazetar u pyet nëse presidentit i ishin dorëzuar dokumente sekrete mbi alienët, kur ai mori valixhen e nevojshme për të aktivizuar arsenalin bërthamor rus, ndërkohë që Medvedev iu përgjigj: "Bashkë me valixhen me kodet bërthamorë, presidentit të vendit iu dha edhe një kartelë speciale "top-secret", që përmban informacione mbi alienët që kanë vizituar planetin tonë...
Bashkë me të i është dhënë edhe një relacion spcial i shërbimit sekret, që ushtron kontrollin mbi të huajt në territorin e vendit tonë... Për informacione më të detajuara mbi këtë argument mund të shikohet "Men in Black". Unë nuk u them sesa të pranishëm janë ata në mesin tonë, sepse mund të shkaktojë panik". Ndryshe nga sa mendohej, këtu Medvedev nuk i referohej filmit të famshëm të vitit 1997 me Will Smith e Tomy Lee Jones, por fliste për dokumentarin e famshëm rus të quajtur po "Men In Black" e që zbulon shumë detaje anormale mbi UFO-t dhe alienët. Madje ky dokumentar mund të shihet edhe online në këtë adresë.
Pas kësaj janë shqetësuar disi funksionarët e qeverisë së SHBA-së, ndër të cilët ish-konsulenti i Pentagonit, Timothy Good, i cili në shkurt të vitit 2012 deklaroi se ish-presidenti Dwight Eisenhower ka pasur tre takime sekrete me alientët, me të cilët madje është firmosur edhe një "pakt" për të mbajtur sekret axhendën e tyre mbi Tokë.
Sikur të mos mjaftonte zbulimi i fundit në qytetin rus të Vladivostok të një dhëmbëze rrote që daton 300 milionë vite më parë dhe që përflitet si objekt UFO, edhe Agjencia Evropiane Hapësinore ka dalluar zbulimin e tyre të një lumi të pazakontë në Mars. Për më tepër, shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe Sri Lanka, shkencëtarët thonë se kanë në dorë "provën e fortë të ekzistencës së jetës aliene", pasi kanë gjetur alga fosile në brendësi të një meteoriti. Kështu vërtet mund të mos dihet nëse Medvedev do të jetë në gjendje të bindë Obamën dhe bashkëpunëtorët e tij për të nxjerrë të vërtetën mbi jetën aliene. Mirëpo me siguri mund të thuhet që me apo pa SHBA-në, Kremlini do të fillojë dalëngadalë procesin e përhapjes të së vërtetës mbi jetën jashtëtokësore, që mund thuhet se ekziston vërtet
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back