Rusi: Kryqëzatë morale për të ndaluar abortin

Kresha

A pretty face can never trick me


Projektligji që pritet të miratohet nga qeveria ruse shihet si një përpjekje për të ndaluar rënien e lartë të numrit të popullsisë në vend.

Me një rigjallërim të fesë pas rënies së Bashkimit Sovjetik komunist dhe pas rënies së madhe të numrit të popullsisë Rusia po përgatitet për një kryqëzatë morale për të ndaluar abortin.

“Motivet tona kryesore janë dy: Fakti që Rusia po vdes dhe e dyta është tradita jonë fetare,” thotë Jelena Mizulina, kryetare e komisionit për çështje familjare në parlamentin rus, raporton Reuters.

“Ne nuk mund të harrojmë besimin tonë,” thotë ajo.

Komiteti Mizulina ka vënë në qarkullim projektligjin për të ndryshuar ligjin e Rusisë për shëndetin si dhe të ndihmojnë në uljen e numrit të aborteve në vend.

Mbështetur edhe nga Kisha Ortodokse Ruse, ligji kundër abortit pritet të miratohet në parlamentin Rus së shpejti pasi ka kaluar disa faza të leximit në parlament gjatë muajit tetor.

“Pavarësisht periudhës së gjatë komuniste, aborti shihet si vrasje, dhe si një shkelje e 10 urdhëresave fetare thotë Mizulina.”

Rusia ka shkallën më të lartë të abortit në botë me 1.3 milion gjatë vitit 2009 apo 73 nga 100 lindje./mesazhi/
 
Back
Top