Rrugët e kryeqytetit që do marrin emrat e artistëve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Korifenjtë ngjiten nga panteoni i gjelbër i oborit të Teatrit tek Panteoni Historik i Kryeqytetit Bashkia e Tiranës pas procedurave të përjetësimit po përfundon etiketimin e rrugëve edhe me emrat e mjaftë artiste të shquar të Teatrit (Popullor) Kombëtar Ditën e jubileut të 65-të të Teatrit Kombëtar, për një moment qëndrova tek “Panteoni i gjelbër” në oborin e teatrit, një parcele kjo e mbjell me pisha në kujtim të aktorëve që nuk janë më midis nesh pasi çdo njëra prej tyre mbart emrin e aktorit që i dedikohet. Shpesh në raste përkujtimesh dëgjon “pema e... “ Dhe te krijohet një emocion mbi këtë mënyrë përjetësimi. Por ky memorial natyror mbetet i mbyllur, e vizitojë punonjësit e institucionit, të afërmit e korifenjve apo tek- tuk ndonjë qytetar kurioz dhe vetëm kaq. Por këta artist kanë përmasa kombëtare dhe ndëkombëtare ata tashmë mbartin shumë vlera si artistike, qytetare, publike, edukative e profesionale, ata mbartin shumë vlerësime dekorata, tituj nderi , çmime artistike etj pra kanë përvijuar vlera të shumanshme. Për këtë arsye Bashkia e Tiranës realizoi ngritjen e këtyre personazheve të dashura në piedestal tjetër atë më popullorin, më të përdorshmin, më përkujtuesin pra realizoi emërtimin e rrugëve dhe aktualisht po kryen etiketimin e rrugëve me emra të shquar nga te gjitha fushat e jetes së vendit dhe ato ndërkombëtare. Tani nuk çuditemi, bile emocionohemi kur dëgjojmë apo themi: “Takohemi tek Vangjush Furxhi” apo “shkojmë deri tek Kadri Roshi” ose unë banojë tek “Violeta Manushi” duke i mbajtur ata gjithmonë në mesin tonë dhe duke i kujtuar me dashje apo pa dashje çdo ditë, ku nuk do të mungojnë edhe etiketime dashamirëse që qytetarët i kanë për zemër si Rruga e Teto Ollges, Rruga e Plakut Mere, Rruga e Zhelesnovit, Rruga e Peliçelit , Rruga e Mon Kukaleshit , Rruga e Kapter Ramiut, etj, role që i kanë personalizuar interpretuesit e tyre të shquar. Edhe pse enciklopedia e kujtesës mbart 1300 emra, veçova vetëm aktoret dhe krijuesit e lidhur me Teatrin (Popullor) Kombëtar për të informuar qytetarët dhe për tu bëre pjesë e homazhit për këta artistë të skenës.

Në perkujtim edhe të 75-së vjetorin e vdekies
Rruga:Aleksandër Moisiu
Aleksandër Moisiu lindi më 2 prill të vitit1879 në Kavajë dhe vdiq më 22 mars të vitit 1935 Që i vogël shpërngulet ne Itali Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në grupin e regjsorit Max Reinhard me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermano-folëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. ثshtë vlerësuar me titullin “Artisti i Popullit”
Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard është mjaft i famshëm përmes suksesit te disa tele-serive gjermane si Komisari Rex

Rruga:Sandër Prosi
Aktori Sandër Prosi lindi në janar të vitit 1920 dhe vdiq më 1985 gjatë karrierës së tij të gjatë artistike interpretoi mbi 100 role në fushën e kinemasë dhe teatrit Sandër Prosi dha mësim si pedagog në degën dramatike në Akademinë e Arteve duke filluar qe prej vitit 1962 deri në fund të jetës se tij. Në 25 vjetorin e vdekjes, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i akordoi “Artistit të Popullit”, Sandër Prosi, urdhërin e lartë “Nder i kombit”.

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. A, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi ai mban titullin Nderi i Kombit" nga viti 1999.

Violeta Manushi lindi më 6 mars 1926 në Pogradec. Vdiq me 27 Korrik 2007 ne Tirane. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Aktore e madhe, me mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema ” .Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.
Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977. ثshtë vlerësuar me titullin e lartë “Artiste e Popullit”.

Pjetër Gjoka lindi në Ulqin më 3 gusht të vitit 1912 dhe vdiq më 2 maj të vitit 1982, ishte aktor i njohur shqiptar. Aktivitetin në teatër në lëvizjen amatore e filloi që vitet 30 në Shkodër. Në vitin 1947 vjen si aktor në Teatrin Ka interpretuar rreth 90 role në këtë teatër, dhjetëra kryerole nga dramaturgjia botërore, ndërsa në skenë qëndroi 52 vjet rresht, duke interpretuar edhe i verbër krejtësisht. Në vitin 1961 ai është ndër katër aktorët që u nderua me titullin e lartë "Artist i Popullit". Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë, duke krijuar figura të arrira. Krahas punës si aktor, ka vënë në skenë edhe disa pjesë, si regjisor

Kujtim Spahivogli lindi më 30 korrik të vitit 1932 në Lushnjë dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987, ishte aktor i njohur shqiptar. Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Kombëtar (Popullor). Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në TP dhe si petagog në ILA.. Kujtim Spahivogli është themeluesi i Fjalës artistike. Në vitin 1973 e larguan nga teatri për arsye politike. Pas
vdekjes, në vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.

Vangjush Furxhi ka lindur në vitin 1947 dhe vdekur në 1998. Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas punon në Teatrin e Korçes dhe atë Popullor (sot Teatri Kombëtar). Punon dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve ku bashkë me regjisorin Esat Oktrova do të themelojë katedrën e “Regjisurës”. Ai do të ngelen në kujtesën e publikut për rolet e tij të spikatura si në teatër ashtu edhe në kinematografi.Disa kohe ka qene edhe Zv.Minister i Kulturës. Për meritat e tij artistike Vangjush Furxhi është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit"

Marie Logoreci lindi më 23 Shtator të vitit 1920 në Shkodër dhe vdiq më 19 Qershor të vitit 1988 në Tiranë. Ishte aktore e teatrit dhe filmit. Në 1947 filloi punën ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretoi i pare i saj në skenën e Teatrit ishte elmira në komedinë “Tartufi” të Molierit. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më pas në filmin e parë shqiptar. Fëmijët e saj, dhe më pas ne filmin Tana Toka jonë etj. Maria bëri regjinë edhe ne disa dramës. ثshtë vlerësuar me titullin Artiste e Populli

Mihal Stefa lindi në Korçë në vitin 1902 dhe vdiq më 16 korrik të vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar. Në skenë për herë të parë paraqitet në vitin 1922 në pjesën “Detyra e nënës”. Në 1929 vendoset në Tiranë dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit në teatrin amator. Në Teatrin Popullor vjen që në vitin 1945 dhe interpreton në pjesën e parë “Topazi”, në rolin e Panikës. Interpreton edhe shumë role të tjerë më pas. Në karrierën e tij interpretoi mbi 45 role në Teatrin Kombëtar, duke krijuar figura të goditura që flasin për një aktor të shkëlqyer dhe për një mjeshtëri artistike Ka interpretuar edhe në filmin artistik disa role.”Artist i Merituar”

Andon Pano lindi në Stamboll më 23 prill të vitit 1921 dhe vdiq më 24 prill të vitit 1993. Pasi kryen normalen e Elbasanit , merr pjesë në radhët e rezistencës dhe është pjesëmarrës që në krijimin e teatrit partizan në maj 1944. Pas çlirimit të vendit që në vitin 1945 ai ishte ndër të parët që ka marrë pjesë në komisionin për krijimin e Teatrit të Shtetit. Pas specializimit të tij në BS, ai rikthehet sërish në Teatrin kombëtar dhe për disa vite rresht Andon Pano interpretoi me mjeshtëri disa role që ishin jo vetëm kulmet e tij, por edhe të vetë teatrit Për një periudhë ai ishte edhe drejtuesi i Teatrit Popullor dhe i Teatrit të Kukullave, ku edhe shkruan pjesë për këtë teatër. Laureat i اmimit të Republikës në vitin 1955 si dhe është nderuar edhe me çmime e të tjera. ثshtë nderuar edhe me titullin "Artist i Merituar".

Besim Levonja lindi në Elbasan më 16 mars të vitit 1922 dhe vdiq më 21 qershor të vitit 1968, Veprimtarinë e tij artistike Besim e filloi që herët, në burgun fashist, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri. Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa "Coni, Ishja, Roma" në vitin 1945. Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë "Prefekti" (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme. Rolet e tij në teatër janë të shumtë.
Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin "Votra e huaj", plakun e urtë "Trimi i mirë me shokë shumë", Sokoli "Halili dhe Hajria", Tetarefi "Mikroborgjezët", varrmihësi "Hamleti", Dobçinski "Revizori", etj. ثshtë nderuar me urdhrin e lartë "Hero i punës socialiste" për kohën, dhe me titullin "Artist i merituar".

Behije Levonja (اela) lindi në fshatin Xibrakë të rrethit të Lushnjës në vitin 1925 dhe vdiq më 15 shkurt të vitit 1999 Në vitin 1938 filloi veprimtarinë si këngëtare krahës artisteve të tjera në "Radio Tirana" .Vazhdoi studimet në Itali, ku regjistrua fillimisht në "Centro experimentale" e më vonë në Konservatorin "Xhoakino Rossini" në degën e kantos dhe në vitin 1943, për shkak të luftës, kthehet në atdhe. Me krijimin e Teatrit të Shtetit në 1945, Behije اela është ndër aktoret e para. Interpreton që në pjesën e parë "Topazi" në rolin e Bernardës. Në jetën e saj të gjatë artistike ajo ka realizuar mbi 90. Roli i fundit i saj në Teatrin Kombëtar është i vitit 1977 në komedinë "Karavidhet". Një artiste që është nderuar me titullin e lartë "Artiste e Merituar".

Bexhet Nelku lindi në Tiranë në vitin 1937 është aktor në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në ekran. Bexhet Nelku për pakë vite artistike arriti të realizojë shumë role.Në shtator të vitit 1963, pas diplomimit, pranohet aktor në Teatrin Kombëtar. Provën e parë të suksesshme Bexheti në Teatrin Kombëtar e kishte dhënë që në vitin 1957 me interpretimin e tij në dramën "Orët e Kremlinit, kur ishte ende nxënës në Liceun Artistik "Jordan Misja". Gjatë viteve 1963 - 1970 Bexhet Nelku interpretoi në 20 pjesë, pra në tre role në vit, shto këtu edhe disa role në filmin artistik, që ishte në hapat e para të tij.
Bexheti ka dhënë një kontribut të veçantë si pedagog në ILA i të folurit skenik, kur edhe vetë dallohej si një nga aktorët më të mirë të të folurit skenik. Më 21 nëntor 1970 u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Artist i Merituar

Gjon Karma lindi në Shkodër më 18 mars të vitit 1915 dhe vdiq në Tiranë më 13 janar të vitit 1994, Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, Ai është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”.Ka interpretuar me sukses edhe disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

Ilia Shyti lindi më 19 korrik 1929 në Lushnjë, vdiq më 26 nëntor 2003 ne Tirane, ishte aktor dhe regjisor shqiptar.Veprimtarinë e tij e filloi si aktor dhe regjisor në qytetin e tij të lindjes, ndërsa në vitin 1954 ai u vendos më pas pranë Kinostudios “Shqipëria e re. Katër vite më vonë, në vitin 1958, ai do të interpretonte në filmin e parë me metrazh të shkurtër “Tana”. Ilia Shyti, arriti të ripërtrijë personazhe që kanë mbetur tashmė në kujtesën e spektatorit. Në kinema aktorë me një profil të tillë janë të paktë ai ka interpretuar rreth 45 role ne kinematografi Ne vitet 80-te Ilia Shyti mori titullin, ARTIST I MERITUAR..

Artisti i popullit Kristaq Antoniu lindi në Bukuresht më 1907. Familja e tij nga Korça kishte vite që jetonte në Rumani. Mbasi mbaroi shkollën e mesme, filloi studimet në shkollën e lartë Mimodramatike, nga ku do të merrte elementet e duhura të profesionit të aktorit dhe regjisorit. Që në vitin 1924, viti i parë i studimeve, u aktivizua te filmi me metrazh të shkurtër “Gjynahu i parë”. Në periudhën 1924-1931 Kristaqi luajti në 11 filma. Mbas disa vitesh me aktivitet të vazhdueshëm në kinematografi,Antoniu kreu një kurs specializimi në qendrën eksperimentale të kinemasë në Romë. Talentin si këngëtar Antoniu e tregoi që në vitin 1930. Mori pjesë në festivalin e shoqërisë studentore në Bukuresht, ku pati shumë sukses, po në këtë vit, pra më 1932, për herë të parë Antoniu shkel tokën mëmë, i ftuar në një koncert në Tiranë. Në vitin 1942 Kristaqi vendoset përfundimisht në Shqipëri. Ku aktivizohet si aktor, këngëtar lirik edhe si regjisor e pedagog zëri deri sa vendoset përfundimisht pranë është vlerësuar me urdhra e medalje. Në vitin 1975 iu dha titulli “Artist i popullit”

Kolë Jakova Dramaturg .lindi në vitin 1916 në qytetin e Shkodrës dhe vdiq në Tiranë në vitin 2002. Kola mbaroi shkollën fillore dhe te mesme, u angazhua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Drejtori i pare i Tatrit Popullor, një nder themeluesit e Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artisteve. Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën "Toka jonë", "Përkolgjinajt" në vitin1965, "Lulet e shegës" në vitin 1970, "Bashkë me agimin" në vitin 1975 dhe dramën "Lugajanet" në vitin 1997.Këto i dhanë një

Pandi Stillu lindi në Korçë më 1 maj të vitit 1914 dhe vdiq më 1 qershor të vitit 1970, ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.Aktivitetin e tij artistik e filloi në vitin 1934. Në vitin 1937 niset për studime në Rumani në Akademinë e Arteve Dramatike në Bukuresht. Në vitin 1942 diplomohet për aktor dhe fillon punë pranë Teatrit Nacional të Bukureshtit, ku për një vit interpreton disa role në shfaqjet e asaj kohe. Gjatë këtij viti kryen edhe një kurs për regjizurë. Më 1946 vjen nga Korça si regjisor në Teatrin Popullor. “ Qypi me flori" është premiera e parë e tij. Ka vënë në skenë 33 premiera dhe disa të tjera në qytete të ndryshme të vendit.Pandi Stillu ishte krijues, i cili dinte kërkonte, tek loja e aktorit, të zbërthente, të shprehte individualitetin, stilin e tij. Ka vënë në skenë edhe operën e parë shqiptare, “Mrika”, 1959.
Pas vdekjes iu dha titulli "Artist i Popullit", 1979.

Prokop Mima lindi në Durrës më 7 korrik të vitit 1920 dhe vdiq më 18 gusht të vitit 1986, ishte aktor i njohur shqiptar. Prokop Mima është cilësuar i veçantë në të folurën e tij, një mjeshtër i gjuhës shqipe, një aktor brilant karakteresh. Që i ri ishte i apasionuar pas recitimeve. Veprimtairnë e tij në skenë e ka filluar që në vitin 1945, me krijimin e Teatrit Popullor. Roli i tiji i parë është në dramën “Topazi” e më vonë në dhjetëra role të suksesshëm. Deri në vitin 1982 ai interpretoi mbi 70 role, ka interpretuar disa role të spikatur edhe në filmin artistik shqiptar. ثshtë nderuar me titullin “Artist i merituar”.

Shaban Hysa lindi më 30 shtator të vitit 1938 në Tiranë dhe vdiq më 28 gusht të vitit 2005, është piktor dhe skenograf i njohur shqiptar. Studimet e mesme i kreu në liceun artistik “Jordan Misja“ në Tiranë, më 1957. Nga viti 1957- 1961 kreu studimet e larta në Varshavë në Akademinë e Arteve të Bukura, ku diplomohet për piktor skenograf. Në 1961, pas diplomimit, emërohet skenograf në Teatrin Kombëtar dhe në 1963 kalon në TOB. Që nga viti 1967 punoi si pedagog në Akademinë e Arteve ku formoi Degën e Skenografisë. Aktiviteti krijues i tij shtrihet në të gjitha gjinitë e skenografisë dhe të pikturës, si pjesëmarrës në aktivitete teatrore, por edhe në ekspozita kombëtare, ku është nderuar me mjaft çmime. Punoi mbi 250 skenografi në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, Mbante titullin “Artist i merituar”.

Mihal Popi lindi në Shkodër më 7 nëntor të vitit 1909 dhe vdiq më 19 shtator të vitit 1979 në Tiranë, ishte fotograf dhe aktor i njohur shqiptar. Mihail Popi aktivitetin e tij artistik e filloi në teatër në vitin 1924 në Tiranë, me grupet amatore. Krijoi grupin e vet teatral në vitin 1932, pranë kinema “Gloria”-s, ku interpretoi disa role së bashku me Xhevat Serezin, Mihal Stefën, Hasan Reçin etj. Gjatë pushtimit punoi si fotograf, por edhe si aktor në Radio Tirana. Në vitin 1945 është ndër aktorët e parë në Teatrin Popullor, ku shkëlqeu që në rolet e para. Ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit". Më 1966 del në pension, por nuk u shkëput nga skena. Ka interpretuar bukur në disa filma artistikë si dhe në estradën e shtetit.

Sulejman Pitarka, lindi më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër dhe vdiq në Tiranë më 24 mars të vitit 2007, Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses mbi 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinema. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ai ishte në moshën tre vjeçare familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë.Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkangjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi. U kurorëzua Artist i Popullit.

Esat Oktrova, ka lindur në Pogradec në vitin 1930 dhe vdiq në Tiranë në vitin 2001. Mësimet e para i mori në bankat e shkollës së mesme në Korçë për të kaluar më pas në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe për të përfunduar studimet e larta në Institutin e Lartë Shtetëror të Artit Teatral të Moskës, Fakulteti i Regjisë. Një pjesë e karrierës së tij është edhe aktivizimi si aktor duke shprehur këtu talentin e tij të padiskutueshëm, fillimisht pranë Tetarit “Andon Zako اajupi” të Korçës (1952-54), si dhe në Estradën e Ushtarit në Tiranë. Puna cilësore e Oktrovës në vite është shoqëruar edhe me vlerësime të tjera në periudha të ndryshme.

Xhemal Broja lindi më 24 mars 1918 në Shkodër ku ndoqi gjimnazin françeskan dhe më pas studimet për drejtësi në Grenobël të Francës. Aty ndiqte njëherësh kursin e letërsisë dhe dramaturgjisë. Në këtë periudhë aktivizohet në lëvizjen e Partisë Komuniste Franceze. Dhe më pas kthehet në atdhe ku angazhohet në lëvizjen antifashiste. Prirjen për teatër e kishte shfaqur qysh në adoleshencë, sidomos me ardhjen e profesor Skënder Luarasit në gjimnaz.Pas luftës u thirr në Tiranë për organizimin e Teatrit Popullor ku punoi për 20 vjet si drejtor e dramaturg dhe njëherësh kontribuoi në organizimin e teatrove të tjerë të Operës e Baletit, Teatrit të Kukullave dhe atyre në rrethe. Nuk mund të lihet mënjanë ndihma e madhe që ai ka dhënë në Institutin e Lartë “Aleksandër Moisiu” për përgatitjen e studentëve

Naim Frashëri lindi në Leskovik më 12 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar.Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik. Një kontribut të vyer ka dhënë edhe si pedagog Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. ثshtë dekoruar edhe me urdhrin e lartë "Hero i punës socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit". Më datën 31 maj 2010 u vlerësua edhe me titullin Nderi i Kombit

Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin dhe vdiq me 13 janar të vitit 1993, ne moshn 76 vjeçare, duke lënë pas dhjetëra role, është aktor i mirënjohur shqiptar. Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor ku realizoi rreth 70 role Luca ishte aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. ثshtë nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit. Vlerësuar Nderi i Kombit

Viktor Eftimiu (1889 - 1972) është shkrimtar i përmasave të mëdha si poet me 60 mijë vargje të botuara, prozator me disa romane e vëllime me tregime, dramaturg me shumë pjesë të vëna në skenë, eseist, etj. Ai është shqiptar i lindur në Shqipëri, në Boboshticë, paçka se rumunët e mbajnë si shkrimtar dhe personalitet të kulturës së tyre sepse Viktor Eftimiu shkroi në gjuhën rumune, botoi dhe i vuri në skenë veprat e tij në teatrin e Bukureshtit dhe më pas disa syresh u përkthyen në gjuhën shqipe, u botuan dhe u vunë në skenë edhe në Tiranë. Veprat e tij janë përkthyer dhe janë vënë në skenë edhe në kryeqytete të tjera të Evropës e më gjerë. Viktor Eftimiu nga Boboshtica e Korçës, që u bë figurë e rëndësishme e kulturës rumune, është edhe më tepër se përfaqësues i kulturës rumune dhe shqiptare. Fama e tij është mbarë-evropiane, prandaj shqiptarë e rumunë kanë të drejtë të krenohen me emrin e tij.

Sokrat Mio lindi në Korçë më 16 mars të vitit 1902 dhe vdiq më 14 gusht të vitit 1992 ishte regjisor i njohur shqiptar dhe pionieri i regjizurës sonë, ai që vuri themelet e saj e që dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Ishte vëllai i piktorit të madh Vangjush Mio. Në vitin 1923 pati fatin e madh të shohë në skenë aktorin e madh Aleksandër Moisiu në turneun e tij në Bukuresht. Ishte kjo nxitja që e bëri djaloshin t'i përkushtohej më shumë ëndrrës së tij për t'u marrë me teatër. Më 1927 Mio niset për studime në Francë së bashku me Kristo Konon në Konservatorin "Artur Berlioz", në degën e instrumentit të violonçelit. Më vonë pas një konkursi fiton të drejtën të ndjekë shkollën e lartë të Muzikës dhe atë të Deklamacionit. Pas gjashtë viteve studime në Francë, kthehet në atdhe në vitin 1933. Ka filluar aktivitetin e tij artistik në lëvizjen amatore në Korçë e në Tiranë, që në vitin 1932. Vjen në Tiranë në 1945, ku punon si regjisor. Ka vënë deri në vitin 1953 rreth 15 pjesë në skenë si “Topuzi”, “Deputeti”, “Martesa”, “Tartufi”, “Motori”, etj. Në vitin 1950 kthehet në Korçë, ku jep kontrubutin e tij të çmuar në ngritjen dhe konsolidimin e teatrit.
 
Titulli: Rrugët e kryeqytetit që do marrin emrat e artistëve

Evi3!Shume te bukura keto promemorje!Bukur vertet kur te kujtojme emrat e rrugeve do te na duket sikur i perjetesojme keta kollose te artit shqiptar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top