Rruga e Xhennetit është vetëm një rrugë

Musai

Antarë i ri
Rruga e Xhennetit është vetëm një rrugë

Dije vëlla i dashur dhe motër e nderuar se rruga për në xhennet është vetëm një rrugë, vetëm se ka refuzuar Allahu s.w.t që të ketë rrugë tjetër për në xhennet përveqse ai që e ndjek rrugën e Pejgamberit alejhi selam .

Thotë Allahu s.w.t: "Dhe se kjo është rruga ime e drejtë (që e caktova për ju) pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni." {En-ame 153}.

Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi r.a se ka thënë: Na bëri neve një vijë të drejtë Pejgamberi alejhi selam, pastaj tha:

"Kjo është rruga e Allahut", pastaj bëri vija të shumta në të djathtë dhe në të majtë dhe tha: "Këto janë rrugë të shumta, në krye të çdo rruge është nga një shejtan i cili thërret për në te, pastaj lexoi fjalën e Allahut: "Dhe se kjo është rruga ime e drejtë (që e caktova për ju) pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni." {En-ame 15}. {hadithin e transmeton Ahmedi dhe Hakimi me zinxhir të vërtetë}

Gjithashtu ka sqaruar Pejgamberi alejhi selam për ummetin e tij, se askush nuk mund të hyjë në xhennetin e Rrahmanit (Meshiruesit), përveq atij që i nënshtrohet të Dashurit të Allahut s.w.t.

Transmeton Ebu Hurejre r.a se vërtet i Dërguari i Allahut ka thënë: "I gjithë ummeti im do të hyjë në xhennet përveq atij që refuzon. I kanë thënë: O i Dërguar i Allahut kush është ai që refuzon? Tha: Kush më respekton mua hyn në xhennet dhe kush më kundërshton mua vetëm se ka refuzuar (të hyn në xhennet)". {këtë hadith e ka nxjerr Buhariu}.

Gjithashtu kjo na e bënë të qartë se Pejgamberi alejhi selam në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu se i Dashuri i Allahut alejhi selam ka thënë: "Unë kam parë në ëndërr se Xhibrili ishte te koka ime dhe Mikaili te këmbët e mia, që të dy i thonin Pejgamberit alejhi selam: dëgjo me dëgjim të veshit tënd dhe mendo me mendim të zemrës tënde, vërtetë shembulli i yt dhe shemmbulli i ummetit tënd është sikur shembulli i një mbreti i cili ka marrë një vend, pastaj ndërton në të një shtepi dhe bënë një sofër, pastaj dërgon një thirrës i cili thërret nejrëzit për tek ushqimi i tij.

Disa prej tyre i përgjigjen të Dërguarit dhe disa prej tyre e lëjnë dhe nuk i përgjigjen thirrësit.

Allahu është mbreti, ndërsa vendi është Islami, shtëpia është Xhenneti, dhe ti o Muhammed je i Dërguari, kush të përgjigjet ty hyn në Islam, kush hyn në Islam hyn në Xhennet dhe kush hyn në Xhennet hanë çka ka në te".

Atëherë dije se rruga e vetme për në xhennet është rruga të cilën e ka zgjedhur Ai për ne, Ai që e thotë çdoherë të vërtetën e Ai është Allahu s.w.t.

Vërtet na mjafton neve shembulli i Pejgamberit alejhi selam dhe nëse pasojmë rrugën e tij dhe ndjekim sunnetin e tij do të jetojmë të lumtur në dunja dhe në ahiret.

Marrë nga Libri: "Silsile Dhehebije"
Autor: Mahmud Masrij
Përktheu: Alejhim ef. MALIQI
 
Back
Top